Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Hoxha ka thënë se disa media serbe kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë incident.
KOSOVË- Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një konferencë për media, ka treguar detaje rreth incidentit që ndodhi në veri të Mitrovicës të premten më 23 maj. Hoxha ka thënë se disa media serbe kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë incident. Drejtori i policisë sqaroi se aktiviteti për të cilin raportuan mediat serbe nuk ishte protestë, por një defilim i maturantëve, i paralajmëruar më parë në Policinë e Kosovës.
Ai tha se policia kishte qenë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Sipas tij, disa pjesëmarrës kanë filluar të provokojnë qytetarët me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë” dhe me gjeste simbolike me tre gishta. Kjo ka nxitur reagimin e Policisë, me qëllim që të mos përshkallëzohej situata. Ai komentoi edhe rastin e një personi që u shfaq në media me shenja të kuqe në qafë, për të cilin u pretendua se policia përdori dhunë.
Policia e Kosovës theksoi se përkundër sulmeve të vazhdueshme në komunat veriore, zyrtarët kanë vepruar me profesionalizëm për të ruajtur rendin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët. Gjithashtu Hoxha ka shtuar se vlerësimi i djeshëm i Serbisë, që ka lështuar fletarrest për policin D.B është në vazhdën e përndjekjeve të policisë së Kosovës. Ai ka shtuar se zyrtari policor në fjalë ka pranuar kërcënime me jetë në rrjete sociale. Hoxha tha se kjo propagandë e vazhdueshme e fabrikuar dëshmon që Policia e Kosovës është bërë traget i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar.
“Policia e Kosovës sqaron me përgjegjësi të plotë se aktiviteti në fjalë nuk ka qenë protestë, por defilim i maturantëve që ishte paralajmëruar paraprakisht në Policinë e Kosovës. Në këto rrethana, me qëllimin e vetëm që të mos përshkallëzohet situata, kanë ndërhyrë pjesëtarët e policisë që kanë qenë të caktuar për mbarëvajtjen e këtij defilimi. Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat. Janë evidentuar imazhet e personit të shfaqur ku në qafë pretendohej se kinse kishte gjak, ka rezultuar se ishte ngjyrë e vendosur nga shokët e klasës.
Shenjat me ngjyrë në qafë i njëjti i kishte pasur edhe para ndërhyrjes së zyrtarëve tanë policor. Në lidhje me veprimet e zyrtarit tonë policor në rastin konkret, do të trajtohen me seriozitet të gjitha deklaratat dhe pamjet e siguruara nga kamerat. Ka pranuar kërcënime në rrjetet sociale të cilat menaxhohen nga grupet e serbëve në veri duke bërë thirrje për vrasjen e tij apo siç kanë thënë ata duke e kthyer atë në një kufomë. Ai është transferuar në Mitrovicën e Jugut për të shmangur ndonjë incident të mundshëm”, deklaroi Hoxha.
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës ka dhënë...
Foto ilustruese ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident teksa po tentonte ti arratisej policisë itali...
Foto ilustruese GRAMSH- Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shty...
Foto KOSOVË- Polici, Dylot Brahimi ka reaguar pas lëshimit të një urdhër-arresti nga Serbia pas incidentit që ndodhi me matur...
Foto ilustruese GRAMSH- Rezultatet e analizave të kryera tek dhjetëra fëmijë të kopshtit nr.1 në Gramsh janw publikuar. Anali...
Foto ilustruese TIRANË- Nesër do të nisë turi i 82-të çiklisitik në Shqipëri. Starti, etapa e parë do të...
Foto ilustruese HIMARË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Dhërmi–Him...
Foto ilustruese GRAMSH- Qëndresa Qytetare përmes një postimi ka reaguar në lidhje me helmimin e 70 fëmijë në Gramsh...
LEZHË- Një 30-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës ditën e sotme pasi dyshohet se ka kultivuar&nbs...
Gazetarja dhe Perparim Rama KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, RrGGK n&...