LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ "Akuza për një shqiptare dhe 3 të huaj!" Krijuan kompani për të pastruar paratë e fituara ilegalisht në Spanjë, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për rastin

Sipas njoftimit të Prokurorisë, mësohet se nga hetimet e kryera rezulton se 4 personat janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

25 Korrik 2024, 10:14 Nga M.B
EMRAT/ "Akuza për një shqiptare dhe 3 të huaj!" Krijuan
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuza për një shqiptare dhe 3 të huaj, të cilët akuzohen se ngritën kompani shqiptare për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë. Konkretisht bëhet fjalë për Jozefina Gjoni, Saverio Ciampi, Claudio Cuchi dhe Manrico Erriu.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, mësohet se nga hetimet e kryera rezulton se 4 personat janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

Gjithashtu në njoftim sqarohet se nga hetimet rezultoi se nëpërmjet krijimit të shoqërive tregtare si dhe nëpërmjet qarkullimit të parave në bankë, personat e përmendur më lart kanë tentuar të pastrojnë produktin e veprës penale, duke e simuluar veprimtarinë e kryer prej tyre si të ligjshme.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet për shtetasen J.Gj., dhe shtetasit e huaj S.C., C.C., dhe M.E., nën akuzë për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.1950, të vitit 2021, rezultoi se personat në fjalë janë nën hetim edhe nga autoritetet Spanjolle për krime ekonomike nëpërmjet kompanive të ndryshme në Tenerife, Spanjë.

Referuar aktit të ekspertimit kontabël, kryer në dobi të hetimit, u provua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të gjithë të pandehurit kanë bashkëpunuar mes tyre duke krijuar shoqëri në Shqipëri, për pastrimin e parave të fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, apo edhe në vende të tjera si Italia apo Zvicra, duke qenë se nga akti i ekspertimit rezultoi se janë kryer transaksione financiare midis shoqërive që kanë të njëjtin emër shqiptare apo të huaja.

Nga hetimi rezultoi se nëpërmjet krijimit të shoqërive tregtare si dhe nëpërmjet qarkullimit të parave në bankë, këto shtetas kanë tentuar të pastrojnë produktin e veprës penale, duke e simuluar veprimtarinë e kryer prej tyre si të ligjshme. U provua se shoqëritë në Shqipëri, të cilat kanë shërbyer për të pandehurit për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, janë krijuar pasi më parë këto shtetas kanë krijuar shoqëri të tjera në Spanjë, për të cilat janë në hetim për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Ky fakt provohet jo vetëm nga datat e themelimit të shoqërive në Shqipëri, por edhe mbi faktin se disa prej shoqërive të krijuara në Shqipëri, janë shoqëri bija të atyre të huaja dhe mbajnë të njëjtin emër.

Të pandehurit me dashje kanë krijuar shoqëri në Shqipëri, duke investuar paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë duke nxjerrë edhe përfitime nga veprimi i paligjshëm i bërë prej tyre.

prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje