Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se në vendimin Selimi kundër Shqipërisë thuhet se shkarkimi i tij është në shkelje të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Gjykata e Strasburgut ka vendosur se shkarkimi i ish-gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është i padrejtë. Mësohet se në vendimin Selimi kundër Shqipërisë thuhet se shkarkimi i tij është në shkelje të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
“Gjykata në mënyrë unanime:
Vendos se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 të Konventës;
Vendos se nuk ka nevojë të shqyrtohet ankesa sipas Nenit 8 të Konventës;
Vendos se konstatimi i një shkeljeje përbën në vetvete një shpërblim të drejtë të mjaftueshëm për çdo dëm jo-material të pësuar nga aplikanti;
(a) që shteti i paditur duhet t'i paguajë aplikantit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi bëhet i formës së prerë në përputhje me Nenin 44 § 2 të Konventës, 6,500 euro (gjashtë mijë e pesëqind euro), plus çdo taksë që mund t'i ngarkohet aplikantit, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, të cilat duhet të konvertohen në monedhën e Shtetit të paditur me kursin e zbatueshëm në datën e pagesës;
(b) që nga skadimi i tre muajve të lartpërmendur deri në shlyerje, interesi i thjeshtë do të paguhet mbi shumën e mësipërme me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagesës, plus tre pikë përqindjeje;
Rrëzon pjesën tjetër të kërkesës së aplikantit për shpërblim të drejtë,” thuhet në vendim.
Ndërsa avokati i tij Ylli Manjani me anë të një postimi në Facebook, shkruan se gjyqtari Selimi u shkarkua nga mjeshtrat e vettingut për llogje Kavaje. Sipas tij, shteti duhet që të kthejë magistratin në punë.
Postimi i Plotë:
Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, u shkarkua nga mjeshtrat e vettingut për llogje Kavaje. Mbi bazën e këtyre llogjeve, ai i vendos në skrutinitet penal absurd për 4 vite me radhë, deri sa gjyqtarja e GJKKO Rudina Palloj, me shumë durim e profesionalizëm e gjeti atë të pafajshëm, me arsyetimin se nuk ka asnjë fakt penal të lidhur me të.
Gjykata e Strassburg sapo shpalli se shkarkimi i gjyqtarit Selimi është i padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës Shqiptare dhe nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Një shuplakë e fortë dhe e merituar për vettingsat thashethemexhinj, por edhe për shtetin shqiptar që thashethemet i ka ngritur në nivel kushtetues.
Urime Shkëlzen Selimit! Tani shteti të mbyllë spepin dhe të kthejë magistratin në punë se ka nevojë sistemi.
Foto ilustruese LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka reaguar për atentatin që ndodhi paraditen e sotme ndaj Julian Sulos, i njohur si “...
LUSHNJE- Mëngjesin e sotëm, rreth kryqëzimit të spitalit të qytetit, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri dr...
Pamjet LUSHNJE- Pamjet e mëposhtme janë nga vendi ku ndodhi atentati mëngjesin e sotëm në Lushnje. Siç shihet dhe n&eu...
Automjeti i djegur në Lifaj LUSHNJE- Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm në...
LUSHNJE- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, ku persona të paidentifikuar qëll...
Foto nga artikulli SHBA- Mediat meksikane vazhdojnë t'i kushtojnë lajme sanksionimit të biznesmenit shqiptar Luftar Hysa nga SHBA. Në&n...
Pamje nga vendngjarja LUSHNJE- Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Bëhet me di...
Foto ilustruese KAMËZ- Një 34-vjeçar, i identifikuar si Odison Skuri, është arrestuar nga Policia e Shtetit në Kamz&eu...
Foto ilustruese FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një banesë ë...
Zaçaj-Vokshi TIRANA- Gjyqtari Asim Vokshi ka bërë betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke u bërë an...