6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ata u shprehën se janë të gatshëm të dëshmojnë për këtë gjë, ndërkohë që shtuan se për vrasjen e familjarëve të tyre nuk është bërë drejtësi.
TIRANË- Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre mohuan të kenë lidhje me atentatin e 19 prillit, ku mbeti i vrarë biznesmeni dhe eksponenti politik 51-vjeçar. Në një reagim për emisionin “Review” në Euronews Albania, Elton dhe Klodian Lestakaj, thanë se nuk kanë lidhje me vrasjen e biznesmenit këtë javë në Lezhë. Ata u shprehën se janë të gatshëm të dëshmojnë për këtë gjë, ndërkohë që shtuan se për vrasjen e familjarëve të tyre nuk është bërë drejtësi. Por, gjithsesi, Elton dhe Klodian Lestakaj thonë se nuk kanë kanë dashur asnjëherë të marrin gjak, por drejtësi nga shteti.
“Nuk kemi çfarë themi më shumë nga ajo ç’ka kemi kërkuar 7 vite më parë, aq më tepër që s’duam të ngjallim emocione negative në këtë rast të freskët. Edhe pse ngjarja ka ndodhur e nuk kemi përgjegjësi, ne sërish do kërkojmë sërish hetim të ngjarjes deri në fund. Nëse shteti shqiptar na garanton jetën me status dëshmitarësh, ne vijmë e përballemi në gjykata. S’kemi dashur kurrë gjak, as nuk duam, duam drejtësi në dosje. Nëse shteti shqiptar na thërrret për hetim ne vijmë menjëherë,”- deklaruan ata.
Shtatë vite më parë, Elton dhe Klodian Lestakaj akuzonin vëllezërit Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lestakaj.
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.
Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën.
Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al
Klodian Lestakaj TIRANË- Hapet një tjetër pistë hetimi për vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik, Ardian Nikulaj. Pista e ...
Leonard Thodhori SARANDË- Forca të shumta të Policisë së Sarandës po zhvillojnë një operacion në bashkëpu...
Gëzim Sulovari dhe efektivi SARANDË- Familjarët e dy të zhdukurve pa gjurmë që prej 6 prillit kanë rrethuar kët&eum...
Ardian Nikulaj TIRANË- Marsel Kolndreu, i riu që një ditë më parë u raportua se ishte dhunuar nga anëatrë të f...
Azili SHQIPËRI- Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti m&eu...
Ardian Nikulaj TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet e anglezit që po hetohet lidhur me vrasjen e biznes...
Policë KOSOVË- Pas sulmeve kiberntike të sponsorizuar nga qeveria iraniane sidomos ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare, n...
Makina DURRËS- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një lagje të Durrësit. Pa...
Ramazan Rraja TIRANË- Oferta e majme e Ramazan Rrajës nuk funksionoi për Policinë e Shtetit. 'Euronews Albania' ka zbardhur detaje nga ...
Ilir Gjorna MALTË- Ilir Gjorna, me banim në Maltë ka mohuar të ketë rrëmbyer një grua nga një stacion autobusi dhe ...