Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në Mallakastër është arrestuar një 41-vjeçar, pasi ndezi zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre
DIVJAKË- Dy persona janë arrestuar në Divjakë dhe Mallakastër pasi akuzohen për zjarrvënie. Një 65-vjeçar është vënë në pranga në Divjakë pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.
Ndërkohë në Mallakastër është arrestuar një 41-vjeçar, pasi ndezi zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Evidentohen dhe vihen në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër.
Divjakë/Ndezi zjarr në fshatin Mërtish dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën 170 rrënjë ulliri, vihet në pranga 65-vjeçari.
Mallakastër/Vihet në pranga autori i zjarrit në fshatin Belishovë ku u dogj një sipërfaqe me shkurre.
Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës.
Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.
Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
pamje nga aksidenti LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin Lezhë-Fus...
foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, në qytetin Villadossola....
foto ilustruese TIRANË- Kur rezervon pushime jashtë një pakete që garanton transportin apo ushqimin, shpenzimet ditore mund të var...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ishte deri një vit apo dy vite më parë, destinacioni i parapëlqyer për push...
foto ilustruese TIRANË- Në një epokë ku çdo moment publik mund të kapet, shpërndahet dhe komentohet në koh&e...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë ...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Kon...
konstandin dramolli KORÇË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku godina e bashkis&eu...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 27-vjeçarit, Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonë...
foto ilustruese VLORË- Një konflikt në Vlorë mbrëmjen e sotme ka degraduar në përdorimin e thikës nga personat e p&...