4 Dhjetor 2024, 09:20
Nga r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas finalizimit të operacionit policor të koduar "Resource". Gjykata e Elbasanit më dhjetor i kishte caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në njoftimin e policisë njoftohet se 31- vjeçarit iu sekuestrua pasuri me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete). Gjithashtu bëhet me dije se ai ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar “Resource”.
Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Resource”.
Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.
31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e elbasanit
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 08:52
r.ll
autori i vjedhjeve
TIRANË- Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas dyshohet se është autor i 16 ras...
Aktualitet
4 Dhjetor 2024, 07:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 22:40
ZH.LL
Foto ilustruese
SHKODËR- Një shtëpi bari është zbuluar nga policia në fshatin Naraç të Vaut të Dejës. B...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 22:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka bërë me dije se “K’cimi i Tro...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 21:45
ZH.LL
karabinieri operacion
ITALI- Karabinierët italianë kanë goditur sot një bandë shqiptaro-italiane të trafikut të drog&eum...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 21:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një shërbim i koduar i mesazheve që përdorej për trafikun ndërkombëtar të drogës ...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 21:19
E. D
Flogert Farruku dhe Mauricio Myftaraj
BRITANI E MADHE- Media britanike Daily Mail ka renditur shumë shqiptarë, që i...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 21:41
ZH.LL
TIRANË- Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiranë tregon për emisionin “Stop&rdq...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 21:29
ZH.LL
GJIROKASTËR- Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transmetuar disa denoncime për Suzana Isufajn me pr...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 20:48
M.B
Foto nga emisioni
HIMARA- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problemet e pronave në zonën e Himarës. Në redaks...