Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet me dije se në vitin 2023 këtij 61-vjeçari i është zbuluar një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohet një tjetër në Korçë. Mësohet se është arrestuar 61-vjeçari Th.Sh pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me burg për falsifikim kompjuterik, të vulave, stampave, pasaportave, vizave, si dhe për prodhim të mjeteve për falsifikim.
Bëhet me dije se në vitin 2023 këtij 61-vjeçari i është zbuluar një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Ndërkohë është arrestuar 50-vjeçari A.M i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 20 ditë burg për vjedhje. Është proceduar i lirë 50-vjeçari M.N pasi ka përplasur me makinë një këmbësore e cila ndohet në spital për mjekim.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin Th. Sh., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 11.06.2024, ka vendosur për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. 61-vjeçari është arrestuar në korrik të vitit 2023, së bashku me 2 shtetas të tjerë, në kuadër të megaoperacionit “The counterfeiters”, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Komisariati i Policisë Korçë ndaloi shtetasin në kërkim A. M., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Sektori për Policinë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Korçës, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një këmbësore 29 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim, në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Foto ilustruese TIRANË- 48-vjeçari shqiptar Surja Sinani është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia. Sinani ishte dënuar me ...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKALLA E TUJANIT- Shumë automjete të cilat lëvizin në drejtim të Dibrës dhe Tiranë...
Ermal Dizdari SHKODËR- Një punonjësi i bashkisë së Shkodrës është dhunuar ditën e sotmë rreth or&eum...
foto ilustruese GREQI- Arrestohet në Selanik të Greqisë një 46-vjeçar shqiptar. Mësohet se 46-vjeçari përm...
Foto ilustruese MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Moglicë të Maliqit. Raporto...
Oltion Bistri TIRANË- Apeli i GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme duke lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive...
Foto ilustruese TIRANË- Gratë mbeten më të interesuara për të punuar në administratë. Të dhënat zyrtare t...
Foto ilustruese SHKODËR- Një punonjësi i bashkisë së Shkodrës raportohet se është dhunuar ditën e sotme. ...
Aksident VLORË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotmë në rrugën “Ali Demi” në Vlor...
Arbër Muça FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e pasurive të një 36-vjeçari në Fi...