28 Nëntor 2024, 14:32
Nga M.B
Samuel Tafçiu dhe binjaket Esposito, viktima të shpërthimit më 18 Nëntor
ITALIA- Autoritetet italiane ekzekutuan urdhër-arrestin e datës 25 nëntor 2024 ndaj të dyshuarit Punzo Pasquale, 38-vjeç i cili akuzohet për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, të cilat i ka mohuar.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor 2024, në Via Patacca 94, në Ercolano, ku shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh dhe lëndësh plasëse, rrafshoi edhe një shtëpi me tokën, duke shkaktuar vdekjen e dy binjakeve 26-vjeçare nga Marigliano dhe një djali të ri 18-vjeçar, me kombësi shqiptare, Samuel Tafçiu, që punonte në kantierin në fjalë.
Sipas mediave italiane, hetimet e kryera menjëherë nga Karabinierët, nëpërmjet një veprimtarie të detajuar dhe intensive hetimore kanë bërë të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajit ndaj të dyshuarit të vendosur në bazë të dekretit të arrestit. Gjithashtu mësohet se në poliklinikën e dytë të Napolit po kryhen autopsitë e trupave të tre viktimave: binjakeve Sara dhe Aurora Esposito, 26-vjeçe dhe 18-vjeçarit Samuel Tafçiu, i vrarë nga shpërthimi i dhunshëm, që shkatërroi shtëpinë ku ishte ngritur edhe fabrika ilegale e materialeve piroteknike jokonvencionale.
Punzo gjatë seancës së vlefshmërisë ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur, por ka deklaruar shkurtimisht te gjyqtari se “nuk ka lidhje me gjithë këtë”.
italia
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 14:28
ZH.LL
droga e sekuestruar
TIRANË- Tre persona të cilët u kapën me lëndë narkotike në makinë, kanë përfundu...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 13:52
M.B
Foto nga ceremonia
KORÇA- Qyteti i Korçës ka vijuar me festimet për ditën e Pavarësisë në sheshin para mon...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 13:22
M.B
Posteri
RUMANIA- Rumania uron shqiptarët për 112 vjetorin e pavarësisë me një poster gjigand të vendosur në qend&eu...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 13:05
E. D
Dervish Hasi
TIRANË- Mjeku Dervish Hasi i cili akuzohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornogr...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:23
I.A
Martin Cani
Vrasja e Martin Canit është rikthyer sërish në temë dite sot, pasi policia ka sjell në njoftim në lidhje me ...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:37
ZH.LL
helikopteret
VLORË- Vlora, aty ku fokusohen festimet e Festës së Pavarësisë ka mbajtur sot ceremoninë e ngritjes së flam...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:31
pamje nga vendngjarja
SELANIK- Emigrantët shqiptarë në Selanik kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:38
M.B
Foto nga parada
TIRANA- Në Tiranë ditën e sotme po zhvillohet Parada e Shqiptarëve. Kjo paradë vjen për të dytin vit rad...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:03
E. D
foto ilustruese
BERAT- Tre persona janë arrestuar në Berat dhe pesë të tjerë janë vendosur në pranga pasi nxirrnin gur&e...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:01
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës po kryen një aksion antidrogë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Teksa aksio...