LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Energjia elektrike nuk u shtrenjtua këtë vit në Kosovë, por çfarë fshihet pas kësaj?

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) vendosi më 5 maj kundër shtrenjtimit të tarifave të rrymës, me gjithë kërkesat e kompanive kyç për furnizimin me rrymë në vend.

5 Maj 2026, 18:35 Nga E.d
Analiza: Energjia elektrike nuk u shtrenjtua këtë vit në
Një poç elektrik në Prishtinë

Qytetarët e Kosovës përfundimisht i shpëtuan rritjes së çmimit të faturës së energjisë elektrike për vitin e dytë radhazi, por kjo nuk nënkupton se ata nuk do të përballen me një rritje të mundshme vitin e ardhshëm.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) vendosi më 5 maj kundër shtrenjtimit të tarifave të rrymës, me gjithë kërkesat e kompanive kyç për furnizimin me rrymë në vend.

Ky lehtësim vjen pas shtrenjtimit prej 16 për qind vitin e kaluar, të cilit i kishin paraprirë rritje të tjera më 2023 dhe 2022.

Pse nuk u rrit çmimi i rrymës sivjet?

Rregullatori i energjisë vendosi t’i hedhë poshtë kërkesat e tri kompanive kyç të sistemit energjetik në vend për rritje prej 20 për qind.

ZRRE – e cila bën shqyrtimin dhe përcaktimin vjetor të tarifave të energjisë elektrike në pranverë – nuk dha arsye specifike për këtë, por tregoi se një pjesë e kostove për sigurimin e energjisë elektrike nuk është përfshirë në tarifat e sivjetme. Dhe, kjo ka mundësuar shmangien e shtrenjtimit të tarifave sivjet.

Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRRE-së, tha se përmes një mekanizmi të profilizimit, kostot shtesë nuk përfshihen në tarifat e vitit 2026, por shpërndahen gradualisht duke filluar nga viti 2027.

“Në mënyrë që kostot që lidhen për remontet dhe mungesën e prodhimit nga gjeneratorët vendorë të shpërndahen në një periudhë dyvjeçare. Kjo bëhet për të zbutur ndikimin financiar te konsumatorët dhe, njëkohësisht, për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, tha Fejzullahu.

A mund të ketë shtrenjtim më 2027?

Mbajtja e tarifave të pandryshuara nuk nënkupton se nuk do të ketë përsëri kërkesa nga kompanitë energjetike për rritje të çmimit.

Madje, tarifat e energjisë elektrike mund të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm, paralajmëron Adhurim Haxhimusa, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Grisons të Zvicrës.

“Nëse Kosova gjatë këtij viti importon më shumë energji sesa është planifikuar, atëherë rrezikohet që tarifat të rriten në vitin 2027 shumë më shumë se sa është pritur”, tha Haxhimusa për Radion Evropa e Lirë.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e vet vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), prandaj importi është i pashmangshëm. 

KEK - korporata shtetërore dhe prodhuesi mbizotërues i rrymës në vend - mund t’i prodhojë deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e vendit, në një ditë dimri, për shembull, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Prandaj, vendi detyrohet të importojë rrymë nga jashtë për t’i mbuluar nevojat e konsumatorëve.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi kishte importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa kishte eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove.

Cilat ishin kërkesat e kompanive energjetike?

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO], kërkuan rritje të çmimit të tarifave siç bëjnë rëndom çdo vit.

KESCO - shpërndarësi i rrymës - kërkoi rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026 duke u thirrur në sasinë e madhe të importit të energjisë elektrike.

KEK, ndërkaq, ka thënë në aplikim se ka paraparë vazhdimin e projekteve të rehabilitimit të njësive gjeneruese, kësaj radhe në termocentralin Kosova B, me një kohëzgjatje të planifikuar prej rreth tetë muajsh.

KESCO u arsyetua se kjo situatë pritet ta kufizojë prodhimin vendor dhe të rrisë varësinë nga importi.

Sa kushton rryma në Kosovë?

Sipas tarifave të tanishme, Konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë prag paguajnë 15.43 centë për kilovat.

Kurse tarifat e lira që shfrytëzohen gjatë natës nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, konsumatorët për një kilovat paguajnë 3.88 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë. Ndërkaq, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë paguajnë 7.28 centë për kilovat./REL

kosovë zrre çmimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj