LIVE UPDATES
Aktualitet

ANALIZA: Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

21 Tetor 2025, 19:53 Nga M.L
ANALIZA: Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i
Foto ilustruese

KOSOVA- Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t’i kushtojë me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë njohësit e integrimeve evropiane. Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Për të përfituar nga këto fonde, vendet duhet t’i përfundojnë reformat e kërkuara nga BE-ja, që përfshijnë sektorin privat, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin. Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme.

Megjithatë, vendi nuk e ka përfituar pjesën e para-financimit - prej 61 milionë eurosh - që tashmë u është ndarë Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Këtyre vendeve u janë ndarë edhe mjete të reja javën e kaluar. Jashtë përfitimeve mbetet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila nuk e ka miratuar në kohë agjendën e reformave dhe Planin e Rritjes.

Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në.

“Kjo dërgon një sinjal negativ në Bruksel, ku frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare po vazhdon të rritet, për shkak të sjelljes së elitës politike kosovare”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), për Radion Evropa e Lirë.

Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar më 10 tetor, por, ndërkohë, procesi u kontestua në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe. Vendi, po ashtu, mbetet ende me Qeveri në detyrë, edhe pse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë mandatin për formimin e ekzekutivit të ri.

Fondet e BE-së për Kosovën “mund të rishpërndahen”

Sipas Bekim Salihut, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara - GAP, vonesat në konstituimin e institucioneve bllokojnë jo vetëm fondet, por edhe zbatimin e reformave.

“Pamundësia e Kosovës për t’i marrë fondet, duhet të përkthehet si pamundësi e Kosovës për t’i bërë reformat. Reformat natyrisht që mund të bëhen në një periudhë të caktuar, por po shihet se dinamika e tyre do të jetë e vonshme, e ngadalshme”, thotë ai.

Në të njëjtën linjë është edhe Donika Emini. Ajo shpjegon se mosmarrja e fondeve nga Plani i Rritjes nuk do të thotë se paratë e dedikuara për Kosovën do të humbasin automatikisht. Megjithatë, nëse Kosova dështon t’i tërheqë dhe t’i përdorë këto fonde gjatë gjithë periudhës së programit, rreziku i humbjes është shumë i lartë.

Sipas Eminit, për shkak të vonesave në miratimin e marrëveshjes nga Kuvendi dhe mungesës së një Qeverie me mandat të plotë, zbatimi i planit të reformave në Kosovë do të nisë shumë më vonë se në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“... dhe kjo e penalizon shumë. Vendi duhet të fitojë qasje në fonde duke implementuar reformat e agjendës që është aprovuar nga BE-ja. Pra, këto janë fonde për të cilat duhet punuar dhe zbatuar reforma specifike. Kosova tashmë ka humbur shumë kohë”, thotë Emini.

Në vazhdën e kësaj, ajo paralajmëron se mungesa e reformave mund t’i bllokojë pagesat e BE-së, duke lënë shuma të mëdha të papërdorura deri në vitin 2027.

“... dhe nëse në fund të periudhës programore fondet nuk janë përdorur ose kushtet nuk janë përmbushur, BE-ja mund t’i rishpërndajë ato [fonde] te vendet ose projektet që kanë përmbushur kushtet më shpejt”, thotë Emini.

Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thekson se Plani i Rritjes është vetëm një nga mjetet e BE-së në agjendën e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, BE-ja nuk do t’i ndalojë proceset e nisura për shkak të vonesave të vendeve të caktuara në përmbushjen e kritereve evropiane.

Në këtë drejtim, në qoftë se mjetet nuk do të merren - kjo vlen edhe për instrumentet e tjera - ato do të rishpërndahen, që i bie, jo te ne, por do të ketë rishpërndarje te vendet tjera që janë në këtë proces”, thotë Ujkani.

Sipas tij, planifikimi i BE-së lidhur me zbatimin e Planit të Rritjes ishte që të ecej në mënyrë konstante me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Prandaj, nuk ka kohë që t’i kthehet një procesi prapa, për çka është planifikuar në kohën e duhur. Nëse [vendi i caktuar] ka dështuar që t’i bëjë veprimet konkrete, përgjegjësinë do ta marrë vetë”, thotë Ujkani për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se nëse Kosova dështon t’i tërheqë fondet e BE-së për reforma, kjo nuk do të thotë se reformat nuk do të kërkohen - ato do të financohen më vonë nga vetë buxheti i Kosovës.

Komisioni Evropian njoftoi në prill të vitit 2024 se nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i përmbushin kushtet, pagesat mund të pezullohen pjesërisht ose plotësisht. Komisioni Evropian sqaroi, gjithashtu, se pas një pezullimi të tillë dhe “në rast se partnerët e Ballkanit Perëndimor nuk i plotësojnë kushtet përkatëse gjatë një periudhe mospagimi prej një viti [ose dy vjetësh nga viti i parë i zbatimit], shuma e pezulluar do të tërhiqet dhe mund të rishpërndahet midis përfituesve të tjerë në vitet pasuese”.

Raportet Kosovë-BE “në nivelin më të ulët”

Vonesat e Kosovës në formimin e legjislativit dhe ekzekutivit të ri, që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt e deri më tash, kanë bërë që situata të vështirësohet edhe në aspektin e komunikimit zyrtar të institucioneve të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Në muajin gusht, zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë. Emini thekson se ky është një mesazh shqetësues në adresë të autoriteteve të Kosovës lidhur me mungesën e institucioneve funksionale.

“Ka humbur kanali i komunikimit dhe koordinimit me BE-në për reformat, si dhe marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe BE-së”, thotë ajo.

Këto marrëdhënie, Salihu i sheh në nivelin më të ulët në dekadën e fundit. Sipas tij, në mungesë të një qeverie me mandat të plotë dhe të një kuvendi të pakontestuar ligjërisht, Kosova e ka të vështirë të komunikojë me BE-në për raportet e ndërsjella dhe proceset integruese.

“Ju e shihni, nuk përmendet më mundësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk përmendet më mundësia e heqjes së masave [ndëshkuese] ndaj Kosovës. Raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian konsideroj që janë më të ulëtat në këta 10 vjetët e fundit, pas nënshkrimit të MSA-së [Marrëveshjes për Stabilizim- Asociim]”, thotë Salihu.

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshill të Evropës në vitin 2024. Vendi vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së, të cilat u vendosën në qershor të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se zvarritja edhe më tej e formimit të institucioneve të reja “e mirëmban” hendekun në raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Sipas tyre, ai mund të thellohet edhe më tej, në rast se vendi eventualisht shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike për formimin e institucioneve të reja./ REL

kosova konstituimi i kuvendit te kosoves

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje