All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Analiza: Si ndryshimet në botë mund t'i sjellin njohje të reja Kosovës

Këtë vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban përgjegjësinë për politikën e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosovës nga tri shtete: Kenia në mars, Sudani në prill dhe Siria në tetor.

30 Nëntor 2025, 16:50 Nga E. D
Analiza: Si ndryshimet në botë mund t'i sjellin njohje të
Ahmed al-Sharaa, Muhammed bin Salman Al Saud, Vjosa Osmani
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Në skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të botës islame por edhe të tjera nuk e njohin, ndërkohë që diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqartë.

Këtë vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban përgjegjësinë për politikën e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosovës nga tri shtete: Kenia në mars, Sudani në prill dhe Siria në tetor.

Hera e fundit kur Kosova kishte siguruar tri njohje brenda një viti, ishte më 2015: nga Ishujt Kuk, Antigua dhe Barbuda, dhe Niue. Gjatë kësaj dekade, deri sivjet, vendi mori vetëm edhe gjashtë njohje të reja.

Qeveria e Albin Kurtit, e cila udhëhoqi gjatë katër vjetëve të fundit, në programin qeverisës për vitet 2021-2025 shkruante se “Republika e Kosovës do ta forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Kjo vlen si për përpjekjet për njohje dhe marrëdhënie të ndërsjella diplomatike, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore, ashtu edhe për të gjithë spektrin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral”.

E, gati në fund të mandatit, në dhjetor të 2024-ës, Kurti u përpoq t’i relativizonte kritikat për mungesën e njohjeve të reja, duke argumentuar se ato nuk ishin pjesë e premtimeve të fushatës.

“Unë e di që jemi kritikuar përse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë - as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, tha atëkohë Kurti.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës informacione rreth aktiviteteve të tyre lobuese, prioriteteve dhe mundësive për ndonjë njohje të re, por nuk mori përgjigje.

Në ueb-faqen e MPJD-së figurojnë 120 shtete që e njohin Kosovën nga e gjithë bota, por bie në sy numri relativisht i ulët i shteteve me shumicë myslimane. Duke pasur parasysh se Kosova vetë është vend me shumicë dërrmuese myslimane, pritjet do të ishin që mbështetja nga këto shtete të ishte më e gjerë.

Megjithatë, pavarësinë e saj - të shpallur në vitin 2008 - e kanë njohur vetëm pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Para njohjeve të Sudanit dhe Sirisë sivjet, vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën ishte Bangladeshi, në vitin 2017.

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, thotë se identifikimi i fuqishëm i Kosovës si projekt i SHBA-së, në një periudhë kur Uashingtoni ka pasur marrëdhënie të tensionuara me shumë vende të botës islame, ka rënë shpesh ndesh me interesat rajonale të këtyre shteteve. Sipas tij, faktori fetar nuk ka pasur pothuajse fare peshë.

“Sa herë që e kemi paraqitur elementin islamik, e kemi paraqitur si diçka të veçantë, si islam laik, por të cilin vendet islame nuk e pranojnë, sepse ato e kanë islamin më të thellë në shoqëri. Te ne nuk është... por sa herë që jemi paraqitur kësisoj, nuk na kanë parë si seriozë”, thotë Prenkaj për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Hulumtuesi Butrint Berisha, i cili ka doktoruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Tartu në Estoni, thotë se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe faktori historik. Sipas tij, Serbia ka trashëguar lidhjet e gjera të ish-Jugosllavisë me vendet arabe, afrikane dhe aziatike, të cilat vazhdon t’i shfrytëzojë edhe sot për të penguar avancimin e marrëdhënieve të Kosovës me botën islame.

Për më tepër, Beogradi ka qenë i angazhuar edhe në një fushatë çnjohjeje të Kosovës, që, sipas zyrtarëve serbë, ka sjellë disa rezultate, megjithëse ato nuk janë konfirmuar kurrë nga autoritetet kosovare.

Berisha nënvizon gjithashtu se shumë shtete, përveç ndikimit të jashtëm, kanë edhe sfidat e veta, që i bëjnë më të kujdesshme ndaj njohjes së Kosovës.

“Maroku dhe Saharaja Perëndimore mendoj se janë ilustrimi më i mirë. Në terren kemi të bëjmë me një pushtim të Saharasë Perëndimore nga ana e Marokut [por që OKB-ja e konsideron si problem të pazgjidhur]. Ndaj, shtete si ky që kanë probleme me kontrollimin e territorit të tyre në plotni, janë shumë më hezituese që ta njohin Kosovën. Kjo vlen jo vetëm për shtetet e botës islame, por edhe në nivel global në përgjithësi”, thotë Berisha për Exposenë.

Njohja e Kosovës nga Siria erdhi pas ndryshimit të regjimit dhe rritjes së ndikimit të SHBA-së në rajon.

Të dy ekspertët vënë në dukje se Kosova duhet të përfitojë nga këto ndryshime globale për të avancuar interesat e saj. Ata sugjerojnë se Libani mund të jetë vendi i radhës me shumicë myslimane për lobim, pasi tani ka një qeveri funksionale dhe është gjithnjë e më shumë në fokus të SHBA-së. Po ashtu, Azerbajxhani, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-ja me Armeninë, shihet si një objektiv realist për njohje të reja.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes emailit ministritë e Jashtme të të dyja këtyre vendeve për t’i pyetur nëse po shqyrtojnë mundësinë e njohjes së Kosovës, por nuk mori përgjigje.

Ish-diplomati Prenkaj thotë se Kosova, sidomos viteve të fundit, nuk ka ndjekur një strategji të qëndrueshme për t’u shfaqur si aktor i besueshëm në skenën ndërkombëtare. Mungesa e koordinimit mes Presidencës, Qeverisë dhe MPJD-së, por edhe me aleatët kryesorë - SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Turqinë - e ka dobësuar fushatën për njohje të reja, sipas tij.

“Është politikë ad hoc. E kam thënë edhe më herët se Kosova, për një periudhë tashmë, nuk ka politikë të jashtme, meqenëse ka humbur edhe koordinimi me shtetet mike”, sipas tij.

Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që përkthehej në të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një shtet tjetër. Megjithatë, Kosova mbetet ende larg këtij objektivi.

Vendi nuk njihet as nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor - Serbia dhe Bosnje e Hercegovina - si dhe nga pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Në aspektin institucional, Kosova ka arritur të anëtarësohet në organizata si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e të tjera, por ka dështuar të hyjë në UNESCO, Interpol, Këshill të Evropës, OKB e të tjera.

Ekspertët pajtohen se Kosova duhet të ndërtojë një strategji shumëplanëshe dhe të qëndrueshme për njohje ndërkombëtare. Përveç diplomacisë tradicionale, Berisha rekomandon edhe shfrytzëzimin e partneriteteve ekonomike dhe të aktorëve joshtetërorë, si OJQ-të dhe celberitët.

“Unë tentoj ta mbroj argumentin se ka shumë hapësirë në shtetet jashtëperëndimore për Kosovën - edhe në rastet kur njohja nuk është e mundshme - për t’i avancuar raportet ekonomike me këto shtete. Natyrisht me botën myslimane, por edhe me shtetet tjera në Afrikë, në Azi, në Amerikën Latine. Sa më shumë partneritete që do të ketë, do të ketë më shumë mundësi edhe për njerëzit, edhe për bizneset”, thotë Berisha.

Si Prenkaj, ashtu edhe Berisha thekson se njohjet e reja mbeten thelbësore për Kosovën, pasi tregojnë qëndrueshmërinë e shtetit dhe rolin e tij si faktor stabiliteti në rajon.

Berisha pranon se debati mes politikës së jashtme dhe asaj të brendshme është i pashmangshëm, por për të ilustruar peshën që kanë njohjet, ai sjell edhe shembullin e territorit palestinez, i njohur nga më shumë shtete se Kosova, por që vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, për shkak të konfliktit me Izraelin. Sipas tij, edhe në raste të tilla, numri i njohjeve ruan rëndësinë e vet si instrument simbolik dhe diplomatik, pavarësisht realitetit të komplikuar në terren.

Në këtë kuadër, Berisha kujton se edhe vetë procesi shtetformues i Kosovës ka qenë historikisht i ndërtuar mbi idenë e njohjeve ndërkombëtare.

“Mendoj se projekti i shtetit të Kosovës, jo vetëm pavarësia e shpallur në shkurt të 2008-ës, por prej viteve ’90, është bazuar në njohje ndërkombëtare. Pra, është një gjë që Kosova e ka kërkuar prej viteve ’90 dhe nuk ka arsye të ketë një ndryshim në qasje ose në mendim”, thotë ai.

Në një botë ku aleancat ndryshojnë me shpejtësi dhe konkurrenca diplomatike është në rritje, ekspertët theksojnë se Qeveria e re e Kosovës do të duhet të ndërtojë një strategji të koordinuar me aleatët, duke pasur gjithashtu aftësinë të adaptohet dhe të veprojë shpejt sa herë që hapen mundësi të reja - siç ishte raste me Sirinë, pas ndërrimit të regjimit. Në diplomaci, koha ka po aq rëndësi sa vizioni./REL

vjosa osmani ahmed al-sharaa muhammed bin salman al saud

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje