LIVE UPDATES
Aktualitet

Anëtarë të dy grupeve të strukturuar kriminale, SPAK çon për gjykim 37 të pandehur (EMRAT+AKUZAT)

SPAK njofton se dy grupet e strukturuar kriminale, përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. 

5 Qershor 2025, 12:25 Nga r.ll
Anëtarë të dy grupeve të strukturuar kriminale, SPAK
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve të strukturuar kriminale. Në njoftimin e mëposhtëm janë edhe emrat e të pandehurve dhe akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

SPAK njofton se dy grupet e strukturuar kriminale, përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. 

Po ashtu thuhet se gjatë hetimit është dokumentuar në qytetin e Tiranës një ambient në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumentave të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.177, të vitit 2022, dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve të strukturuar kriminale.

Të pandehurit janë:

Bashkim Sulaj,
Njazi Ademaj,
Fitim Rama,
Xhelal Krasniqi,
Rrezart Domi,
Ylli Brahimaj,
Osman Luca,
Artur Mici,
Emiljan Marashi,
Adrian Mema,
Jugert Gashi,
Maksim Domi,
Arsen Caka,
Gridi Elezi,
Behar Rexha,
Deila Qama,
Arnold Shahu,
Fatmir Stankova,
Arben Rushiti,
Ylli Çaushaj,
Eriola Spaho,
Murat Gjuniku,
Bajram Xhaja,
Bardhyl Imeri,
Roland Islamaj,
Amarildo Luca,
Robert Gjika,
Artid Shtylla,
Leonard Lama,
Xhelil Alla,
Besnik Lumaj,
Dritan Cena,
Altin Neli,
Redi Salaj,
Behar Nuhiallari,
Azem Canaj,
Perlat Canaj.

Veprat kryesore për të cilat akuzohen: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë;  “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi” kriminal, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4;  186/1 e 28/4; 333/a/1/2;  334/1 të Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;  “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 190/1 dhe 192 të Kodit Penal; “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 283/2 të Kodit Penal; si dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

“Modus operandi” i dy grupeve të strukturuara kriminale

Dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Veprimtaria e tyre konsistonte në:

- Prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi dhe dokumenta të tjera).

- Gjetjen apo ndërmjetësimin për shtetasit shqiptarë që do të udhëtonin në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Amerikë, mënyrën e kryerjes së pagesave dhe vlerat e paguara prej tyre;

- Transportimin e dokumentave dhe të personave që do të udhëtonin; akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve për itinerarin që do të ndiqnin, veprime këto të realizuara nga agjensitë e udhëtimit; “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;

- Përdorimin e dokumentave të falsifikuara, udhëzimin e personave se si duhet të silleshin gjatë intervistave, për t’u pajisur me vizë amerikane dhe kanadeze.

- Në këtë veprimtari kriminale, të pandehurit sigurojnë procese të ndryshme. Ata njohin njëri-tjetrin, dhe janë në dijeni për rolin e gjithsecilit. Këto rrethana tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të përcaktuar dhe qëllimi i saj është përftimi material.

Gjatë hetimit është dokumentuar në qytetin e Tiranës një ambient në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumentave të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.

spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj