LIVE UPDATES
Aktualitet

Anglezja e mbytur në Sarandë, i ati zbulon detaje të reja nga tragjedia (VIDEO)

Me zemër të thyer, anglezi George Gannon 61-vjeç, babai i Rebecca Gannon e cila humbi jetën 11 muaj më parë duke u zhytur në Sarandë, tregon kalvarin e gjatë në gjetjen drejtësi për vajzën.

27 Gusht 2023, 20:40 Nga m.s
Anglezja e mbytur në Sarandë, i ati zbulon detaje të reja nga
George Gannon dhe Rebecca Gannon

Me zemër të thyer, anglezi George Gannon 61-vjeç, babai i Rebecca Gannon e cila humbi jetën 11 muaj më parë duke u zhytur në Sarandë, tregon për "Top Channel", kalvarin e gjatë në gjetjen drejtësi për vajzën. Ai sjell për herë të parë detaje të panjohura për mbytjen e së bijës, duke theksuar se gjithçka ndodhi nga neglizhenca e kompanisë ku kishte rezervuar për Scuba Diving. 

Muhamed Veliu: Si ka qenë kjo periudhë gati një vjeçare për familjen tuaj pa Rebekën?

George Gannon: Siç edhe mund ta imagjinoni, ne jemi të shkatërruar nga kjo, si unë me bashkëshorten dhe fëmijët tanë. Në tetorin e vitit të shkuar erdha në Sarandë, në kërkim të së vërtetës, se çfarë i ndodhi vajzës tonë dhe motrës të fëmijëve tanë. Jemi të shkatërruar, njësoj si gjithë-kush tjetër kur humb një fëmijë. Asnjë prind, nuk e meriton të jetë në funeralin e fëmijës së vet. Paçka se jemi të shkatërruar, nuk do ta ndalim betejën për të ditur çfarë i ndodhi asaj.

Muhamed Veliu: Cila është pikëpamja juaj për prokurorinë e Sarandës, e cila nuk i është përgjigjur ende kërkesës suaj për të mësuar në çfarë faze është hetimi?

George Gannon: Kam shpenzuar shumë muaj në Shqipëri pas funeralit të vajzës. Larg familjes, për t’i përcjellë atyre e shumë miqve të Rebekës që kishte në të gjithë botën, lajme se çfarë realisht kishte ndodhur. Unë besoj se policia, prokuroria dhe Mjekësia Ligjore në Shqipëri, po mundohen të fshehin diçka, duke mos na u përgjigjur e treguar për rrethanat si humbi jetën vajza jonë. Pas gjithë këtyre muajve, unë mendoj se ata mbas mendojnë ta vendosin këtë çështje nën tapet dhe sa më shumë ta vonojnë problemi do të shuhet. Por s’ka për t’u shuar. Unë do ta vijoj betejën.

Muhamed Veliu: Ju jeni zhvendosur nga Anglia për në Sarandë. Çfarë keni mundur të mësoni gjatë kësaj kohe?

George Gannon: Gjatë të gjithë dimrit qëndrova në Sarandë për të gjetur drejtësi për vajzën time. Askush nuk fliste me mua por munda të lidhem me një oficer policie, i cili ishte në dijeni të asaj çfarë i ndodhi vajzës sime. Pas shumë muajsh ai u vendos në anën e përpjekjeve të mia,  por u transferua në një qytet tjetër. Kam humbur kontaktet. Nuk e kam parë më, pas disa muajsh punë bashkërisht. Ai u zhduk nga jeta ime. Nga qëndrimi im në Shqipëri mund t’ju them, se vërejta një tendencë për t’i vënë kapak asaj që ndodhi me Rebekën.

Muhamed Veliu: Nga kërkimet tuaja për rrethanat e humbjes së jetës të Rebekës, kjo tragjedi mund të evitohej?

George Gannon: Absolutisht! Vajza ime dhe partneri rezervuan Scuba Diving, që kur ishin në Angli. Rebecca ishte një zhytëse profesioniste bashkë më partnerin. Kishin bërë zhytje në Zelandën e Re, Australi, dhe Amerikën e Jugut. Janë profesionistë. Por a mund të ishte evituar kjo? Kompania që përgatiti zhytjen e vajzës Sime reklamonte në të gjithë botën përmes rrjeteve sociale, se ishte e vetmja kompani në Shqipëri e licencuar nga qeveria. Kjo kompani reklamonte duke thënë, mos i besoni zhytje kompanive të tjera. Bazuar në këtë, vajza ime bëri rezervimin por humbi jetën nga neglizhenca e kësaj kompanie. Nuk po sugjeroj se donin ta vrisnin atë por humbi jetën, prej neglizhencës së tyre.

Muhamed Veliu: Çfarë kemi parasysh kur flisni për neglizhencë?

George Gannon: Flas për pajisje me defekt. Kur Rebecca ishte mbi anije përpara se të humbte jetën zbuloi se jeleku me oksigjen që vishet në zhytje dhe kur jeni në rrezik shtypet një buton nuk fryhej. Ajo ia tha këtë të pronarit të kompanisë, se jeleku nuk punonte. Ai e tundi jelekun dhe tha se punonte. Pra, u zhyt më pas me një jelek me probleme. Besoj se kishte probleme edhe bombola e oksigjenit. Një ditë më parë zhytja ishte anuluar pasi në det vizibiliteti nën ujë ishte 30%. Ditën kur Rebecca humbi jetën paçka se vizibiliteti nën ujë ishte prapë 30%, u lejua zhytja. Ishin dy instruktorë. Një në fillim e një në fund, duke zhytur dyfishin e numrit të njerëzve.

Muhamed Veliu: Krahas të bërit drejtësi për vajzën tuaj, doni të ndryshoni edhe ligjin në Shqipëri për zhytjet. Si do ta bëni këtë?

George Gannon: Qëllimi im, është gjetja e disa përgjigjeve për vajzën që humbëm. Krahas kësaj do të kontaktoj ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, për të kuptuar se përse në Shqipëri ndodhin të tilla gjëra. Këto nuk ndodhin në Evropë pasi ka rregulla strikte sigurie, legjislacion i duhur e shumë masa siguruese. Falë këtyre rregullave vajzës sime nuk i ndodhi asnjë, në shumë vende të botës, ku ka qenë për zhytje. Në Shqipëri ka mungesë legjislacioni për këtë. Kushdo me një anije merr njerëz e i çon për Scuba Diving. Unë dua që ata të tjerë turistë që do të vinë në Shqipëri,  të mos i ndodhë ajo që i ndodhi si pasojë e neglizhencës. Dua të ndryshoj gjërat për ata, që në ardhmen do të vizitojnë Shqipërinë. /Burimi i lajmit Top Channel

rebecca gannon

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj