LIVE UPDATES
Aktualitet

Antimafia Italiane: Droga nga Shqipëria hyn në Itali “falë” Brindisit, grupet nga vendi ballkanik kujdesen për furnizim

Sipas këtij raporti, grupet shqiptare janë të lidhur me organizatat kriminale vendase.

13 Prill 2023, 20:04 Nga A.B
Antimafia Italiane: Droga nga Shqipëria hyn në Itali
Policia

ITALI- Media italiane i ka kushtuar një artikull krimit të organizuar në qytetin e Brindizit, ku nuk lë pa përmendur edhe grupet kriminale shqiptare. Artikulli ka cituar raportin e Antimafias italiane, sipas të cilit shqiptarët kanë një rol aktiv në furnizimin me drogë nga vendi i origjinës.

Sipas këtij raporti, grupet shqiptare janë të lidhur me organizatat kriminale vendase.

ARTIKULLI nga Thomas Lamarina

Raporti i vitit 2022 i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë thotë se brigjet e Brindisit janë ende në vëmendje të krimit shqiptar për futjen e drogës në Itali. Por nga ana tjetër, forcat e rendit në Itali vazhdojnë t’i japin goditje klaneve të Brindisit.

Brigjet e qytetit të Brindisit dhe provincës së tij vazhdojnë të përdoren nga kriminelët shqiptarë si një vend zbritjeje i privilegjuar për të kontrabanduar ngarkesa të mëdha marijuanë në territorin kombëtar. Kështu thotë Drejtoria e Hetimit Antimafia në raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Në këtë kontekst, mënyra e veprimit e adoptuar nga organizatat kriminale transnacionale mbetet thelbësisht e pandryshuar, të cilat përfitojnë nga mbështetja e ofruar nga subjekte të shumta me origjinë shqiptare, banues ose jobanues në provincën e Brindizit.

Siç është dokumentuar gjerësisht nga hetuesit, shtetasit shqiptarë kujdesen për furnizimin e drogës nga vendi i origjinës, ndërsa aspekti logjistik dhe transporti i besohet italianëve. Në këtë kontekst specifik, ka edhe bashkë-interesa me grupe të tjera kriminale nëpërmjet një marrëdhënieje klient/furnizues që gradualisht po konsolidohet, duke përfshirë edhe eksponentë kalabrezë. Aksioni i forcave policore për të luftuar krimin e organizuar në Brindisi ka pasur një ndikim të rëndësishëm tek krerët e klaneve vendase. Nëse, nga njëra anë, mungesa e figurave emblematike të shquara lejon përhapjen e grupeve të vogla heterogjene të përkushtuara kryesisht për menaxhimin e trafikut të drogës në rrugë, nga ana tjetër, kjo çon në një fazë të pashmangshme të riorganizimit të aseteve kriminale.

Edhe krimet kundër pronës vazhdojnë të përfaqësojnë një burim të paligjshëm të ardhurash për organizatat kriminale të Brindisit. Në veçanti, vjedhjet e paneleve fotovoltaike dhe kabllove të bakrit, veçanërisht në periudhën në të cilën stimujt shtetërorë janë fokusuar pikërisht tek ekonomia e gjelbër dhe tranzicioni energjetik, janë disa prej krimeve të tjera të kryera veç trafiqeve të drogës.

Të shumta janë dëmtimet dhe sulmet në dëm të aktiviteteve tregtare apo sipërmarrëse.

Edhe mbiellja e bimëve narkotike brenda fermave të mbyllura, paraqitet si një episod i një krimi të përhapur, që dëshiron të imponojë pushtetin e tij. Në lidhje me rreziqet e infiltrimit në sektorin ekonomik, vëmendja mbetet e lartë në fushën e kontrolleve antimafia ndaj kompanive dhe sipërmarrjeve të përfshira në punët publike.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj