LIVE UPDATES
Aktualitet

Anulohet koncesioni Milot-Balldre, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat

Ftesa për koncesionin u bë në fund të vitit të shkuar ndërkohë që u mbyll në 10 mars. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për disa muaj shqyrtim aplikimet e dorëzuara nga disa kompani por në fund vendosi anulimin.

14 Korrik 2025, 15:12 Nga M.B
Anulohet koncesioni Milot-Balldre, Ministria e Infrastrukturës dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë anuloi procedurën e koncesionit me objekt  “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” nën argumentin se asnjë ofertë nuk përmbushte kërkesat. Njoftimi i publikuar këtë të hënë në buletinin e APP vlerëson se njoftimi për operatorët që morën pjesë në këtë fazë të parë është bërë në datë 19 qershor.

Ftesa për koncesionin u bë në fund të vitit të shkuar ndërkohë që u mbyll në 10 mars. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për disa muaj shqyrtim aplikimet e dorëzuara nga disa kompani por në fund vendosi anulimin.

Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet.  “Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre” thuhet në dokumentin e MIE.

Në dokumentet ministrisë sqarohet se segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistues ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët.

Kjo rrugë kalon nëpër qytetin e Lezhës, me trafik shumë të rënduar dhe rrjedhimisht, ka kohë më të gjatë udhëtimi dhe konsum më të madh karburanti etj. Seksionet e rrugës ekzistuese funksionojnë brenda kapacitetit të tyre, por në periudha të ndryshme sidomos gjatë sezonit veror mbingarkohet jashtë kapacitetit, si efekt i frekuentimit të plazheve që ndodhen në këtë zonë (plazhi i Shëngjinit, plazhi i Tales, plazhi i Velipojës) dhe portit të Shëngjinit.

“Sipas parashikimit të kërkesës së trafikut, kapaciteti do të tejkalohet së shpejti, duke rritur numrin e automjeteve në qarkullim, duke sjell pamundësinë e përballimit te këtij kapaciteti nga rruga ekzistuese. Autostrada e re do të shtrihet nga Miloti në Balldre, si vazhdim i autostradës Kashar-ThumanëMilot, duke përmirësuar këtë pjesë nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”.

Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km. Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A.

Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti të vogla, rrugët paralele të kategorisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse, rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C” në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Operimit përfshirë kabinat, sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse, sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut, serverat e nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të trafikut dhe të arkëtimeve përkatëse, si dhe çdo element tjetër të nevojshëm për realizimin e shërbimit të mundësimit të aksesit në Rrugë të Përdoruesve, arkëtimin e Tarifës, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmës për Përdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke përfshirë reagimin në rast ndërhyrjesh urgjente” thuhet në dokument./ Monitor

ministria e infrastrukturës dhe energjisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj