20 Nëntor 2025, 10:28
Nga I.A
Bedri Shabani
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur të enjten se e ka anuluar seancën gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, meqë trupi gjykues ka urdhëruar një ekzaminim për gjendjen mendore të Shabanit. Propozimin për këtë ekzaminim e ka bërë mbrojtja e tij, ndërsa Gjykata ka bërë të ditur se pret që procedura të përfundojë brenda një kohe të shkurtër.
Shabani dhe Qerimi akuzohen për spiunazh për Serbinë, ndërsa të dy janë deklaruar të pafajshëm. Në mesin e akuzave kundër tyre përfshihet dhënia e informacioneve për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) prej periudhës së luftës në Kosovë, e deri në periudhën e arrestimit të tyre më 2024. Sipas autoriteteve të Kosovës, ata e kanë rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin kushtetues juridik dhe sigurinë e Kosovës.
Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se kanë spiunuar për shërbimet e inteligjencës së Serbisë. Në mesin e tyre është Fatmir Sheholli, të cilit i është vazhduar së fundmi masa e paraburgimit. Në qershor të këtij viti, autoritetet e drejtësisë në Kosovë e kanë dënuar me pesë vjet burgim Aleksandar Vllajiqin, pasi ai e ka pranuar fajësinë për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar BIA-s serbe.
Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviq, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë. Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor. Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./REL
bedri shabani muharrem qerimi
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 10:18
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua nga autoritetet i...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 10:22
Elton Qyno
Daniel Pepa, autori i vrasjes së Florian Paluçit ka pretenduar se ka qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojs...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 10:00
I.A
VLORË- Banka Kombëtare Tregtare vijon rrugëtimin e saj të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj klientëve me inaugurimin e degës...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 09:47
I.A
Shabana Mahmood
ANGLI- Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Shabana Mahmood për “retorikë populiste të ekstremit të dja...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 09:01
I.A
Arrestimi
FIER- Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se operacioni për arrestimin u zhvil...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 08:48
I.A
Foto Ilustruese
ANGLI- Wes Streeting ka pranuar se nuk ndihet rehat me deportimin me forcë të familjeve sipas planeve të migracionit të...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 08:44
Pamjet
LEZHË- Moti i keq ka prekur Lezhën në mënyrë dramatike. Niveli i ujit në zonën e kënetës së f...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 08:27
I.A
UKRAINË- SHBA-të i kanë sinjalizuar Presidentit Volodymyr Zelenskiy se Ukraina duhet të pranojë një kornizë të hartuar...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 07:56
I.A
Air Albania
Turkish Airlines ka njoftuar se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania SHPK, kompani e linj&...
Aktualitet
20 Nëntor 2025, 07:53
I.A
TIRANË- Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë,...