Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria është e pasur me fshatra që shtrihen nga bregdeti i nxehtë mesdhetar deri në majat e ashpra alpine. Ky mozaik gjeografik dhe klimatik, që nga kohët e lashta ka diktuar mënyrën se si ndërtohej, sot shihet si një mundësi për të rikthyer një qasje që bota e zhvilluar e njeh me termin “arkitekturë bio-klimatike”.
TIRANË- Nga Thethi në Qeparo të Vjetër, tradita jonë ka ditur gjithmonë si të ndërtojë në harmoni me klimën. Sot, me standarde të qarta dhe financime, kjo përvojë mund të kthehet në normë: shtëpi më komode, fatura më të ulëta dhe fshatra drejt të ardhmes duke ruajtur identitetin.
Shqipëria është e pasur me fshatra që shtrihen nga bregdeti i nxehtë mesdhetar deri në majat e ashpra alpine. Ky mozaik gjeografik dhe klimatik, që nga kohët e lashta ka diktuar mënyrën se si ndërtohej, sot shihet si një mundësi për të rikthyer një qasje që bota e zhvilluar e njeh me termin “arkitekturë bio-klimatike”.
Një mënyrë projektimi që bashkon eksperiencën e traditës me teknologjinë moderne, duke krijuar ndërtesa në harmoni me klimën dhe natyrën.
Në thelb, arkitektura bio-klimatike nuk është diçka e huaj për Shqipërinë. Në fakt, shumë prej shtëpive tradicionale që shohim ende sot janë ndërtuar mbi parime që inxhinierët e sotëm i emërtojnë si “dizajn pasiv”.
Kullat në Theth me mure të trasha guri dhe dritare të vogla, shtëpitë në Roshnik me mure të bardha që reflektojnë rrezet, dritare të vendosura në mënyrë të zgjuar për ndriçim natyror dhe hije të krijuar nga hardhitë dhe kopshtet e brendshme, banesa karakteristike në Labovë të Kryqit me çati guri dhe hapje të orientuara për të kapur diellin e dimrit e për të lejuar qarkullimin e ajrit në verë, kasollet e qerpiçit në Myzeqe që mban fresk brenda në gusht, apo një shtëpi në Qeparo të Vjetër me oborr të rrethuar nga mure guri, ku hija dhe bimësia e brendshme, së bashku me ventilimin natyror të kontrolluar, krijojnë një mikroklimë më të freskët gjatë ditëve të nxehta të verës, të gjitha janë shembuj të arkitekturës së përshtatur me klimën, para se termi “bio-klimatik” të ekzistonte.
Ajo që ndryshon sot është se kemi mundësinë t’i kombinojmë këto përvoja me teknologjitë bashkëkohore: izolime të reja, dritare me eficiencë të lartë, energji diellore, menaxhim të ujit dhe planifikim më të zgjuar të hapësirës.
Për të kuptuar pse kjo qasje është kaq e vlefshme, mjafton të shohim ndryshimet klimatike dhe sfidat energjetike me të cilat përballen komunitetet rurale.
Në zonat bregdetare, stina e verës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, ndërsa dimrat mbeten të butë; këtu, arkitektura bio-klimatike do të fokusohej tek hijezimi natyror, ventilimi i kryqëzuar dhe përdorimi i materialeve me masë termike që ruajnë freskinë. Në zonat kodrinore dhe të brendësisë, sfida është balancimi i të nxehtit veror me të ftohtin dimëror.
Ndërtesat duhet të shfrytëzojnë diellin e dimrit dhe të izolohen mirë për të mos humbur ngrohtësinë.
Ndërsa në zonat malore, ku dimrat janë të gjatë e të ashpër, prioriteti është ruajtja e nxehtësisë: mure të trasha, volum kompakt, dritare të vogla dhe orientim jugor që kap çdo rreze dielli.
Ky nuk është vetëm një diskutim teknik për ndërtuesit. Është një çështje që prek ekonominë dhe jetën e përditshme. Një shtëpi bio-klimatike kursen para në faturën e energjisë, është më komode për banorët, dhe shpesh ka jetëgjatësi më të madhe sepse është ndërtuar duke respektuar logjikën e vendit ku ndodhet.
Mbi të gjitha, është një mundësi që komunitetet të përdorin burimet e tyre, gurin, drurin, baltën, mjeshtëritë lokale, duke krijuar punë dhe duke ruajtur identitetin estetik të fshatit.
Shembuj që funksionojnë
Shembuj të suksesshëm në Shqipëri tashmë ekzistojnë. Nga bujtinat alpine në Valbonë e Theth që kombinojnë traditën me izolimin modern, tek komplekset agroturistike pranë Tiranës që përdorin gurë e dru vendi, panele diellore dhe sisteme ujëmbledhëse, gjejmë modele konkrete që tregojnë se kjo qasje funksionon.
Në bregdet, projekte si resortet që integrojnë gjelbërim natyral, energji diellore dhe sisteme riciklimi uji po tregojnë se është e mundur të zhvillohet turizëm duke respektuar mjedisin dhe trashëgiminë e vendit, ndërsa sigurohet efikasitet energjetik.
Nga përjashtim në rregull: financim, standarde
Sfida kryesore mbetet si ta kthejmë këtë nga përjashtim në rregull. Sot, mungesa e financimit për familjet rurale, mungesa e ekspertizës në terren dhe një kuadër rregullator i pazhvilluar që të kërkojë dhe të monitorojë realisht këtë qasje, janë pengesa të dukshme. Por ato nuk janë të pakapërcyeshme.
Deri tani, në Shqipëri ka pasur disa iniciativa të kufizuara, kryesisht në kuadër të projekteve të donatorëve si BE, UNDP apo GIZ, që kanë ofruar mbështetje për izolimin termik të banesave, instalimin e paneleve diellore ose sistemeve të kursimit të ujit në disa fshatra pilot.
Megjithatë, këto kanë qenë përmasa të vogla, të shpërndara dhe pa një strategji kombëtare të qëndrueshme. Për pjesën më të madhe të familjeve rurale, financimi për ndërtime apo rinovime bio-klimatike mbetet barrë personale.
Një zgjidhje e drejtpërdrejtë është krijimi i skemave kombëtare dhe lokale të mbështetjes financiare, grante ose kredi të buta për izolimin termik, instalimin e paneleve diellore, sistemet e mbledhjes së ujit të shiut apo përdorimin e materialeve lokale ekologjike. Këto skema do të ndihmonin familjet që të investojnë pa u ngarkuar financiarisht në mënyrë të menjëhershme.
Paralelisht, është thelbësore ngritja e kapaciteteve profesionale në zonat rurale përmes trajnimeve praktike për mjeshtrit, projektuesit dhe inxhinierët lokalë, në mënyrë që teknikat bio-klimatike të zbatohen saktë dhe të sigurohet qëndrueshmëria e tyre në kohë.
Vendet europiane kanë treguar se kjo është e realizueshme. Në Itali, programi “Superbonus 110%” ka subvencionuar deri në 110% të kostos së rinovimeve energjetike për banesat, përfshirë ato rurale, duke nxitur masivisht izolimin, instalimin e paneleve diellore dhe pompave të nxehtësisë.
Në Austri, një kombinim subvencionesh dhe standardesh ligjore ka bërë që shumica e ndërtesave të reja në fshatra të jenë shtëpi pasive ose me konsum shumë të ulët energjie.
Në Francë, “Programme de Rénovation Énergétique des Logements” ka një linjë të dedikuar për fshatrat, duke ofruar financim dhe asistencë teknike falas për projektet që përdorin materiale tradicionale në kombinim me teknologjitë e reja.
Modelet
Në Itali, programi “Superbonus 110%” ka subvencionuar deri në 110% të kostos së rinovimeve energjetike për banesat, përfshirë ato rurale, duke nxitur masivisht izolimin, instalimin e paneleve diellore dhe pompave të nxehtësisë. Në Austri, një kombinim subvencionesh dhe standardesh ligjore ka bërë që shumica e ndërtesave të reja në fshatra të jenë shtëpi pasive ose me konsum shumë të ulët energjie. Në Francë, “Programme de Rénovation Énergétique des Logements” ka një linjë të dedikuar për fshatrat, duke ofruar financim dhe asistencë teknike falas për projektet që përdorin materiale tradicionale në kombinim me teknologjitë e reja.
Në këtë drejtim, një tjetër shtyllë është forcimi i kornizës ligjore dhe zbatimit: standarde të qarta ndërtimi për zonat rurale, të cilat të kërkojnë orientim të duhur, integrim të energjive të rinovueshme dhe përdorim të materialeve vendore.
Në këtë drejtim, planet urbanistike të fshatrave duhet të përmbajnë politika rregullatore që jo vetëm ruajnë fizionominë tradicionale dhe identitetin arkitektonik të zonës, por garantojnë edhe eficiencën energjetike dhe përshtatshmërinë klimatike të projekteve të reja.
Vetëm kështu mund të sigurojmë që zhvillimi të jetë njëkohësisht modern, ekonomik dhe në harmoni me natyrën që e rrethon.
Një hap tjetër vendimtar do të ishte hartimi i standardeve të posaçme për ndërtimin në zona rurale, të përshtatura për karakteristikat klimatike, gjeografike dhe kulturore të secilës krahinë.
Instituti i Ndërtimit në Tiranë, në bashkëpunim me universitetet, studiues të arkitekturës tradicionale, restauratorë dhe inxhinierë, mund të përgatisë standarde specifike për projektimin dhe zbatimin e objekteve për çdo zonë: për shembull, në Alpet Shqiptare të përcaktohet një standard për tipologjinë e çative, materialet e lejuara (gur lokal, dru), standardet minimale të izolimit termik dhe orientimin e ndërtesave, gjithmonë në përputhje me planin rregullues të fshatit.
Në zona bregdetare, standardi mund të përfshijë kërkesa për hijezim natyror, përdorimin e ngjyrave dhe materialeve që reflektojnë rrezet e diellit, si dhe kufizime për lartësinë e ndërtesave për të ruajtur peizazhin.
Një qasje e tillë, e kombinuar me rregulloret vendore, do të siguronte jo vetëm ruajtjen e identitetit arkitektonik të fshatrave, por edhe një nivel minimal të efikasitetit energjetik dhe adaptimit klimatik.
Kjo do t’i kthente politikat rregulluese nga dokumente formale në mjete praktike për transformimin e qëndrueshëm të zonave rurale.
Dhërmiu, fshati i njohur turistik në Rivierën shqiptare, mund të shërbejë si një shembull dhe rast studimi i rëndësishëm, jo thjesht si “histori suksesi”, por si një shembull i nevojës për ekuilibër ndërmjet zhvillimit dhe ruajtjes.
Qendra historike në pjesën e sipërme të fshatit ruan ende tiparet vernakulare: shtëpi guri me çati tjegullash, ngjyra natyrale dhe oborre të gjelbra, si përshtatje e natyrshme ndaj klimës mesdhetare.
Gjithashtu qendra historike e fshatit ka qenë pjesë e një projekti konservimi të financuar nga Ministria e Kulturës në kuadër të “Rilindjes Urbane të Bregdetit Jon”.
“Projekti për rithemelimin e qendrës historike Dhërmi‑Vuno”, ka përfshirë restaurimin dhe përforcimin struktural të ndërtesave tradicionale, si dhe hartimin e një rregulloreje për menaxhimin e zonës historike, duke garantuar mbrojtjen e identitetit.
Nga ana tjetër, zhvillimi i vrullshëm në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryesisht në vitet 2000, ka krijuar ndërtime më pak reflektuese ndaj traditës dhe klimës, me struktura të reja që shpesh nuk respektojnë identitetin estetik të fshatit apo parimet bio-klimatike (muret pa izolim, dritaret të orientuara gabimisht, mungesë hijezimi natyror).
Për pjesën e vjetër të fshatit, është e nevojshme të hidhet hapi për të hartuar standardet e projektimit dhe rehabilitimit që ruajnë tipologjinë ekzistuese, tiparet arkitektonike tradicionale, materialet, ngjyrat, orientimin, dhe të kombinohen me elemente moderne për eficiencë energjetike, si izolimi i brendshëm, panelet diellore të integruara, dhe sistemet për mbledhjen e ujit të shiut.
Ndërsa për zonën e re bregdetare, duhet të vendosen kritere të qarta për ndërtime të reja, si kufizime për lartësinë dhe dendësinë, kërkesa për hijezim natyror, përdorim materialesh që reflektojnë rrezet e diellit për të shmangur mbinxehjen, dhe ngjyra që harmonizohen me peizazhin.
Këto nuk duhet të mbeten vetëm si zgjedhje e vullnetshme e disa investitorëve privatë, siç kemi parë se fundmi në shumë resorte bregdetare që kanë integruar gjelbërim natyror, energji diellore dhe sisteme riciklimi të ujit, por të kthehen në standarde të detyrueshme për të gjitha projektet në zona turistike dhe bregdetare.
Në këtë mënyrë mund të garantohet që zhvillimi i ardhshëm të ruajë karakterin dhe klimën e zonës, duke krijuar një “identitet të gjelbër” të qëndrueshëm dhe të riprodhueshëm në të gjithë vijën bregdetare.
Kuadri ligjor ekzistues: bazë për standardet bio-klimatike në fshatra
Kuadri aktual e lejon plotësisht këtë qasje; duhet vetëm të “përkthehet” në rregulla vendore. Ligji 107/2014 u jep bashkive të drejtën të vendosin në planet/rregulloret e tyre kritere sipas zonave (lartësi, dendësi, materiale vendore, orientim, hijezim).
Ligji 116/2016, i shoqëruar nga aktet nënligjore, përcakton kërkesat minimale të performancës energjetike të ndërtesave dhe e bën të detyrueshëm certifikimin e performancës së energjisë (EPC); ndërsa Ligji 124/2015 dhe Ligji 24/2023 nxisin kursimin dhe prodhimin e shpërndarë nga burime të rinovueshme dhe statusin e prosumatorit (prodhues dhe konsumues të energjisë elektrike).
Për trashëgiminë kulturore, ndërhyrjet lejohen me miratim të posaçëm dhe pa cenuar tipologjinë; brenda këtij regjimi mund të aplikohen përmirësime bio-klimatike jo-intruzive e të kthyeshme (p.sh. izolim i brendshëm “që merr frymë”, hijezim tradicional, panele të integruara jo të dukshme).
Standardet bio-klimatike si “nyja” e trinomit ligjor
Në praktikë, standardet e projektimit dhe ndërtimit të arkitekturës bio-klimatike (në vijim: “standardet bio-klimatike”) vendosen në mes të trinomit: planifikimi i territorit (rregulla hapësinore/estetike) + efikasiteti i energjisë (pragje performance) + trashëgimia (kufij ruajtjeje tipologjike).
“Standardet bio-klimatike” i përkthejnë këto tre kërkesa në tregues të matshëm për secilën zonë (bregdet/kodër/mal) dhe janë instrumenti praktik që zbaton konkretisht arkitekturën bio-klimatike në fshatra.
Këto përfshijnë, sipas rastit:
Këta tregues të matshëm mund të vendosen në listën e kontrollit të lejes së ndërtimit dhe përmes rregulloreve vendore, mund të kthehen në detyrim ligjor.
Ndërsa skemat e financimit mund të ulin koston dhe mund të akordohen vetëm për projekte që i përmbushin kriteret, duke përshpejtuar kështu zbatimin në shkallë të gjerë.
Arkitektura bio-klimatike është një domosdoshmëri për fshatrat shqiptare. Ajo ofron efikasitet energjetik, komoditet, jetëgjatësi dhe ruan identitetin lokal, duke u mbështetur te burimet dhe mjeshtëritë vendore.
Për ta bërë realitet, nevojitet një kombinim i qartë masash: standarde të detyrueshme të projektimit për çdo zonë, financim i aksesueshëm për familjet dhe bizneset rurale, trajnime për profesionistët lokalë dhe mbrojtje aktive e tipareve arkitektonike tradicionale vendore.
Vetëm kështu, fshatrat nuk do të mbeten kartolina të së shkuarës, por qendra të gjalla, funksionale dhe tërheqëse për banim, turizëm dhe zhvillim ekonomik.
Mesazhi
Arkitektura bio-klimatike është një domosdoshmëri për fshatrat shqiptare. Ajo ofron efikasitet energjetik, komoditet, jetëgjatësi dhe ruan identitetin lokal, duke u mbështetur te burimet dhe mjeshtëritë vendore. Vetëm kështu, fshatrat nuk do të mbeten kartolina të së shkuarës, por qendra të gjalla, funksionale dhe tërheqëse për banim, turizëm dhe zhvillim ekonomik.
Marrë nga Monitor
pamje nga ndalimet TIRANË- Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas ra...
foto ilustruese KOSOVË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Podujevës. Zëdh&...
mariza dhe kristjan kola TIRANË- Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje në qendër ...
nuredin dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është shtruar ditën e sotme në urgjencën e QSUT-s&eu...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër. Sipas Q...
lala, mcgonigal TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka folur sot për dosjen “McGonigal”, të cilën e cilëson si nj&e...
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur ditën e sotme lidhur me vizitën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit në D...
kristjan kola SHKODËR- Një motor që dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër...
noizy TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, ka folur ditën e sotme lidhur me ambicien e tij për t'u bërë pjesë...
foto ilustruese ITALI - Ngjarja e ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ku një 18-vjeçare nga Venecia ësht&e...