LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimet për aferën e sterilizimit, VOA: Në hetim edhe 2 ish-ministra e 4 zyrtarë të tjerë

Qeveria dhe opozita reaguan në mënyra të ndryshme për këtë operacion të insitucioneve të reja të drejtësisë, gjatë të cilit u dhanë një seri masa arresti për zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë.

18 Gusht 2023, 20:41 Nga I.A

 

Arrestimet për aferën e sterilizimit, VOA: Në hetim edhe 2
Foto ilustruese

 

TIRANË- Në Tiranë Gjykata e Posaçme mbajti sot në arrest me burg ish zëvendës ministrin e shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin e sterilizimeve spitalore, Ilir Rrapaj, si të dyshuar nga SPAK për falsifikime, mashtrime dhe shpërdorim detyre. Qeveria dhe opozita reaguan në mënyra të ndryshme për këtë operacion të insitucioneve të reja të drejtësisë, gjatë të cilit u dhanë një seri masa arresti për zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë.

Një ditë pas arrestimit të ish zëvendësministrit të shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit të sterilizimeve Ilir Rrapaj, në akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrim me pasoja të rënda, qarqet politike reaguan në mënyra të ndryshme, por në mbështetje të hetimeve të thelluara nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërsa dy të arrestuarit nga SPAK u mbajtën nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në arrest me burg, dy zyrtarë në arrest shtëpie dhe katër të tjerë në detyrim paraqitje, kryeministri Edi Rama falenderoi këto dy institucione, si prova të drejtësisë së pavarur të rindërtuar nga shumica socialiste.

Duke lënë mënjanë faktin se zoti Rrjepaj ishte numri dy i ministrisë së shëndetësisë, ku drejtonte Ilir Beqaj, një ndër bashkëpunëtorët e tij më të afërt, zoti Rama theksoi në një status të gjatë në Tuiter se SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë shprehje e vullnetit të sinqertë e të palëkundshëm shtetndërtues, të Partisë Socialiste.

Zoti Rama theksoi se kjo qeveri ka hequr dorë nga kontrolli i drejtësisë dhe po e mbështet atë pa kushte kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Shqipëria Europiane.

Ai shtoi se qeveria socialiste e hapi me vendosmëri rrugën e drejtësisë së re dhe kurrë nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, brenda qeverisë apo nën ombrellën e saj.

Opozita nga ana e saj akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për këtë aferë korruptive, e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve si dhe dëshmon babëzinë dhe korrupsionin e thellë të qeverisë së tij.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina deklaroi se korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe shpërdorimi i fondeve publikë është kthyer në një fenomen të qeverisë Rama, pasi zinxhiri i përfshirjes është në gjithë qelizat e qeverisjes dhe shtetit.

“Partia Demokratike përshëndet institucionet SPAK dhe GJKKO për këtë aksion kombëtar të vënies para drejtësisë të politikanëve e zyrtarëve të lartë dhe klientëve të tyre si shkelës të ligjit por, gjithashtu, i inkurajon këto institucione t’i shkojnë deri në fund hetimit, deri tek burimi i kësaj skeme korruptive e rrënuese për interesin publik, tek Edi Rama - kryeminstër, Ilir Beqja ish ministër i Shëndetësisë dhe Ogerta Manastirliu - ministër i Shëndetësisë”, tha zonja Karabina.

Ish zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni i sterilizimeve Ilir Rrapaj u arrestuan të enjten nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentash në bashkëpunim lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë dollarë të 8 vjet më parë, i cili nga dhjetori 2015 dhe deri sot ngjalli dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në garë dhe mosplotësim të kritereve ligjore.

Gjashtë zyrtarë të tjerë u vendosën me të njëjtat akuza nën arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, si të dyshuar për bashkëpunim në këtë çështje. Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension.

Marrë nga VOA

klodian rrjepaj ilir rrapaj koncensioni i sterilizimit mirela karabina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj