LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i 9 efektivëve në Rinas/ Zbardhet skema: Pagesat e udhëtimit drejt BE varionin nga 50 deri në 500 euro, gjithçka u zbulua nga telefoni i Eneo Sulejmanajt

Fluturimet e këtyre personave ishin fillimisht drejt vendeve që nuk janë pjese BE-së dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të unionit.

4 Qershor 2024, 08:33 Nga r.ll
Arrestimi i 9 efektivëve në Rinas/ Zbardhet skema: Pagesat e
pamje nga arrestimi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën që përdornin 9 efektivët e arrestuar në Rinas për kalimin drejt BE të personave që e kishin të ndaluar kundrejt pagesave. Sipas njoftimit të prokurorisë, gjithçka është zbuluar nga telefonat e sekuestruar pas arrestimit të Eneo Sulejmanaj për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 

Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”. Ai mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve. 

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre. Pas verifikimit fluturimet e këtyre personave ishin fillimisht drejt vendeve që nuk janë pjese BE-së dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të unionit. Pagesat që kryheshin për këto fluturime varionin nga 50-500 euro në varësi të rastit dhe problematikave. 

NJPFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria e Tiranës zbardh me metoda speciale të hetimit skemën e kalimit drejt BE të personave që e kishin të ndaluar, masa sigurie për 9 punonjës të Aeroportit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi masa sigurie për nëntë persona për veprën penale për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të K.Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1196/2024, hetimeve me metoda speciale të hetimit proaktiv në bashkëpunim me policinë gjyqsore të Agjenciseë së Mbikqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, u provua se të nëntë personat në bashkëpunim e njëri-tjetrin për të mundësuar kalimin e shtetasve që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Europian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është bërë e mundur fillimisht arrestimi shtetasit E. S., për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal. Prokuroria pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.

Nga konteksi i bisedave të zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se kontaktonte me shtetasi B. T.., me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Shtetasi E. S. ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi E..S mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë B. T.., të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Kjo veprimtari e miremenduar dhe e strukturuar, ku personat të cilëve sipas ligjit dhe akteve nënligjore nuk iu lejohej dalja nga Territori i Republikës së Shqipërisë është dokumentuar e plotë nga ana e Prokurorisë. Për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë si më poshtë:

– B.T., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne burg” neni 238 i K.Pr.Penale

– E.S., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;

– S.X., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale

–E.M, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale

-A.D. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

-Y.P., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

– R.Sh., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

– E.A., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

-A.H., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

arrestimi i 9 efektiveve ne rinas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj