4 Prill 2025, 09:39
Nga E. D

TIRANË- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA-së, Altin Morina. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit fizik, Morinës iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Gjithashtu policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari Altin Morina.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. 43-vjeçari u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.
Altin Morina ishte prej vitesh pjesë e strukturës policore. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.
altin morina
Aktualitet
4 Prill 2025, 09:10
M.B
Foto ilustruese
BERAT- Një 40-vjeçar është arrestuar në Berat pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike....
Aktualitet
4 Prill 2025, 09:04
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 66-vjeçar në Shkodër është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet...
Aktualitet
4 Prill 2025, 08:53
E. D
foto ilustruese
PRIZEREN- Dy herë ishte planifikuar që drama "Gjashtë kundër Turqisë" të shfaqet në teatrin e qytetit t&...
Aktualitet
4 Prill 2025, 08:35
E. D
Altin Morina
ITRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të RENEA Altin Morina i cili u arr...
Aktualitet
4 Prill 2025, 08:14
E. D
Altin Morina
TIRANË- Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit &ldq...
Aktualitet
4 Prill 2025, 08:00
E. D
Margarita Xhepa
TIRANË- Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit sot...
Aktualitet
4 Prill 2025, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria shqiptare po përflitet se po përdor një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI) p&eum...
Aktualitet
4 Prill 2025, 07:44
E. D
foto nga aksidenti
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit. Mësohet se dy automjete që lëviznin n&...
Aktualitet
4 Prill 2025, 07:32
E. D
pamje nga protesta
ITALI- Vrasja tragjike e 22vjeçaresh shqiptare Ilaria Sulës në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas ka shkaktuar hid...
Aktualitet
4 Prill 2025, 06:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqë...