LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i ish-zyrtarit të PS-së në Fier, PD: Shëmbëlltyra e pushtetit të Edi Ramës, nuk do të kapej asnjëherë po të mos ishte DEA

Çervenaku aktualisht mbante detyrën e drejtorit në një nga departamentet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Në një deklaratë nga selia blu Sekretari Organizativ Klevis Balliu tha se Çervenaku është hëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës. 

25 Nëntor 2022, 16:39 Nga e.k
Arrestimi i ish-zyrtarit të PS-së në Fier, PD:
Klevis Balliu

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me mega-operacionin e Policisë shqiptare, SPAK, DEA-s amerikane dhe autoriteteve malajzeze që çoi në pranga 15 persona mes tyre dhe ish-kryekomunari i PS në Frakull të Fierit Viktor Çervenaku, djalin dhe të fejuaren e tij. Çervenaku aktualisht mbante detyrën e drejtorit në një nga departamentet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Në një deklaratë nga selia blu Sekretari Organizativ Klevis Balliu tha se Çervenaku është shëmbëlltura ideale e pushtetit të Edi Ramës. 

DEKLARATA E PLOTË:

Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku. Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës. Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.

Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve, keqbërësve, sharlatanëve të tillë, që shkojnë deri lart në majat e pushtetit. Vini re: Çervanaku ka qenë kryetar komune i pushtetit vendor të Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt. Ai ka qenë dhe mbetet zorra qorre e një pushteti piramidal i cili frymëzon vetëm korrupsionin dhe të ligën. Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane. Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët. Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik. Ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të shtetit të Ramës kapen në trafikun e drogës.

Qeveria Rama ka krijuar nje ekonomi kriminale te trafikut te droges, me ane te ciles pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, lincohen kundërshtarët politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershem. Si për ironi të fatit, pak metra nga laboratori i kokainës të punonjesit te Bashkisë së Tiranës dhe ish-kryekomunarit socialist të Frakullës, ndodhej sera e një fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndershëm por frymëzon, lejon dhe përfiton nga narkotrafiku. Partia Demokratike falenderon DEA amerikane për luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut dhe siguron partnerët se bandat e pushtetit do te gjejnë fundin me ardhjen tonë në pushtet, njësoj si shumë të tilla në vitet 2005-2013. Me një qeveri që frymëzon ekonomin e narkotrafikut dhe mbështet atë me segmentet shtetërore Shqipëria është në rrezik. Ja pse dalim më 6 dhjetor në protestë. Europa duhet ta dëgjojë nga goja e popullit, dhe jo vetëm nga raportet e shërbimeve inteligjente se shteti është kapur dhe një pushtet i tillë nuk duhet mbështetur.

Ditën e djeshme u zbulua laboratori i kokainës në Frataj të Fierit. Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze. Falë bashkëpunimit u bë i mundur zbulimi i laboratorit të drogës në Fier. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës, por gjithsej flitet për 15 persona të arrestuar, prej të cilëve 4 janë prangosur në Tiranë dhe për më shumë se 3 muaj ishin nën hetim nga Policia dhe Prokuroria. Përveç kokainës, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

laborator kokaine ne fier partia demokratike klevis balliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj