Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Arrestimi i Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimisti”, nxjerr në pah shtrirjen transnacionale të operacioneve kriminale të lidhura me Kartelin e Ballkanit. Autoritetet shqiptare e kërkonin atë për akuza mbi trafikim të paligjshëm narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, duke zbuluar gjithashtu se mbante rolin e lidhjes mes organizatave mafioze shqiptare, të pranishme në Amerikën e Jugut, dhe strukturave lokale të trafikut të drogës.
KOLUMBI- Autoritetet e Kolumbisë kanë njoftuar arrestimin e Samir Rosales Rodriguez, i cili ishte pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanakut. Arrestimi i Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimisti”, nxjerr në pah shtrirjen transnacionale të operacioneve kriminale të lidhura me Kartelin e Ballkanit.
Sipas informacionit të dhënë nga drejtori i Policisë Kombëtare në llogarinë e tij në X, Rosales, me kombësi kolumbiane, ishte i specializuar në drejtimin e punëve teknike për nxjerrjen e kokainës në Evropë, duke përdorur metoda të destinuara për të fshehur substancën mes produkteve të ndryshme.
Hetimet e kanë identifikuar atë si përgjegjësin kryesor për të udhëhequr “procesin teknik të nxjerrjes së kokainës të fshehur mes substancave të ndryshme”, praktikë që lehtësonte futjen e drogës në kontinentin evropian.
Autoritetet shqiptare e kërkonin atë për akuza mbi trafikim të paligjshëm narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, duke zbuluar gjithashtu se mbante rolin e lidhjes mes organizatave mafioze shqiptare, të pranishme në Amerikën e Jugut, dhe strukturave lokale të trafikut të drogës.
Sipas raportit të policisë, Rosales mbikëqyrte drejtpërdrejt logjistikën e disa ngarkesave të kokainës, të transportuara nga Paqësori kolumbian dhe të fshehura kryesisht në plehra organikë.
"El Químico" operonte nëpërmjet kompanive fasadë që lejonin dërgimin e ngarkesave nga porti i Buenaventurës—në Kolumbinë jugperëndimore në vende si Greqia dhe Mali i Zi. Shkalla e aktivitetit të tyre kriminal reflektohet në koordinimin e operacioneve komplekse transnacionale që përfshijnë krime të organizuar dhe të shpërndara në disa kontinente.
Si u zbulua laboratori?
Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.
Të arrestuarit janë: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu./Dosja.al
Spitali TIRANË- Një spital privat në Zog të Zi është bllokuar ditën e sotme për disa vepra të ndryshime p...
pamje nga arretimi TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri n...
SHBA- Gazetari i kronikës Flamur Vezaj ka paralajmëruar një intervistë me vëllanë e Nuredin Dumanit, Fitim Dumani. Intervista do...
TIRANË- Valon Lluka, Administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, ka reaguar pas raportimeve n&eum...
Policia SHKODËR- Babë e bir janë vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër, pasi ishin shpallur në k&e...
TIRANË- Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dh&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar tarifat e reja që do të paguhen nga operator&e...
TIRANË- Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve pë...
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
Gjovalin Toma, Eduard Daja dhe Elton Skenderi BRITANI- Tre shqiptarë janë dënuar më burg për ngritjen e një fabrike kanabisi ...