All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Artan Hoxha flet për ekzekutimin e Entjan Nikulajt: Janë dy fise të fuqishme dhe me lidhje politike

Hoxha tha se pista që dyshohet në këtë rast është konflikti i hershëm, mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, të cilat gazetari i përshkroi si dy fise të fuqishme, me lidhje politike dhe me fuqi ekonomike të konsiderueshme. 

4 Dhjetor 2023, 21:56 Nga I.A
Artan Hoxha flet për ekzekutimin e Entjan Nikulajt: Janë dy fise
Artan Hoxha dhe Entjan Nikulaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për ekzekutimin e Entjan Nikulajt, kushëri i Ardjan Nikulajt, i vrarë disa muaj më parë. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. Hoxha tha se pista që dyshohet në këtë rast është konflikti i hershëm, mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, të cilat gazetari i përshkroi si dy fise të fuqishme, me lidhje politike dhe me fuqi ekonomike të konsiderueshme.  Hoxha tha se deri tani janë tetë të vrarë dhe ekziston frika se konflikti do të vijojë të prodhojë viktima. 

"Është një ngjarje, kronikë e paralajmëruar. Nëse do ti rikthehesh emisionit që kemi bërë për Ardjan Nikulaj, kemi paralajmëruar këtë fakt, pasojat nga ajo ngjarje. Ajo ngjarje u zbulua shumë shpejt edhe pse kishte skuadër vrasësish ndërkombëtarë. Pati arrestime në Marok, Turqi dhe Britani. Edhe pse ishte organizim i sofistikuar, u duk sikur reagimi ishte i shpejt, u zbuluan autorët Tre muaj pas vrasjes së Nikulajt, u vra Nikolin Lekstakaj, u tha se është kundërpërgjigje për vrasjen e Ardjan Nikulajt. Vrasja e fundit që ka ndodhur, Entjan Nikulaj, është kryer ditën e shtunë në mbrëmje. Skena është e njohur. Duket se pas çdo atentati, reagimi i parë është të vijë zjarrëfikësja për shkak se digjen automjetet. Makina është parë një ditë para ngjarjes, e kanë ndjekur viktimën. Viktima i fundit është kushëriri i parë i Ardjan Nikulajt.

Hakmarrja i ka kaluar përmasat dhe është zgjeruar në të gjtihë rrethin e fisit. Mbi 90% e reporterëve sot janë të rinj, në atë kohë nuk ka patur as google dhe yahoo. Për të dhënat e kësaj kohe, duhet të shkosh ose të Instituti i Medias, ose ne Bibliotekë. Nuk ka lidhje vrasja për pesë mijë leksh. Konflikti mes dy familjeve dhe prandaj nuk mbaron, janë familje të fuqishme. Përveçse merren me aktivitete, kanë rreth të madh fisnor, burime financiare. Të bësh një vrasje dhe të djegësh BMW, ka një kosto. Për rastin e Ardjan Nikulajt ishin paguar gjysmë milionë euro. Ishin hedhur në Shqipëri dhe nuk e kishin marrë përsipër grupe kriminale në Shqipëri, erdhën ata nga Britania.

Kemi të bëjmë me këto dy familje, me rreth të madh fisnor, lidhje të forta, njohje dhe lidhje politike. Kanë fuqi ekonomike dhe burime financiare, brenda kësaj fakti që duhet të marrësh masa për t’u mbrojtur duhen njerëz të armatosur, etj. Pra këta duhen financuar, nuk financohen me burime legale. Konflikti është shumë më i vjetër sesa të dilte droga në skenë. Një nga konfliktet, pjesëtar të Lekstakajve ka qenë për një grabitje. Ndërprerja është, njërës palë ose ti mbarojnë paratë ose ti mbarojnë burrat. Viktima e fundit nuk ishte person me ngarkesë kriminale. Këta që kanë ngarkesa ruhen, jo si ky që dilte në pazar. Është kaluar vija e kuqe, nuk do të vriten vetëm ata që shihen si rrezik, por çdo njeri i afërt i tyre. Deri tani kanë vajtur tetë të vrarë, të shohësh sa fëmijë kanë lënë jetimë dhe ushqehen me urrejtje.

Vitet e fundit, 2-3 vitet e fundit, qarku i Lezhës është bërë shumë problematik. Me këto ngjarjet e fundit, ka kaluar Shkodrën, Vlorën. Janë ngjarje të cilat, jo vetëm shkaktojnë traumë në shoqëri dhe demonstrojnë problem të rendit dhe sigurisë, por autorët nuk kapen dhe pritet ngjarja e rradhës. Kemi patur vrasje në Rrëshën. Ngjarje në Mamurras dhe Laç. Është kthyer në qark shumë problematik. Pse u bë kaq problematik në këtë moment? Sepse nga ky qark ka eksponentë të krimit të organizuar që kanë kaluar përmasat e kanabisit. Janë ngjarjet e Mirditës, Mamurrasit, që kanë të bëjnë me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Të bësh vrasje me një skuadër, ka kosto", tha Hoxha. 

artan hoxha entjan nikulaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj