LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ata premtuan zero ndërtime", Lubonja: Yjet e pallateve? Vetëm marketing

 “Il Fatto Quotidiano” shkruan se Fatos Lubonja është shkrimtar dhe intelektual shqiptar, i njohur për të kaluarën e tij si disident dhe për angazhimin e tij në denoncimin e abuzimeve të pushtetit. Ai ka kaluar 17 vite në burg gjatë regjimit të Enver Hoxhës, nga viti 1974 deri më 1991, për shkak të kundërshtimit të tij ndaj regjimit.

28 Korrik 2025, 17:40 Nga M.B

 

"Ata premtuan zero ndërtime", Lubonja: Yjet e pallateve?
Fatos Lubonja

 

TIRANA- Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka dhënë një intervistë për median italiane, “Il Fatto Quotidiano”. Në artikullin ku pasqyrohet intervista e Lubonjës shkruhet se urbanistika në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me estetikën dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por shkon më thellë: ka të bëjë me atë që unë e quaj këtu një “regjim” që mbahet gjallë, nga pikëpamja ekonomike, mbi industrinë e ndërtimit’.

Lubonja thotë në intervistë se ky që shohim sot nuk është ky një pushtet i ri i tepruar pasi ka ekzistuar gjithmonë, por tani është bërë më i fortë. Ai ka shtuar se fillimi i këtij sistemi ekonomik, politik dhe shoqëror, që nga viti 1997, ishte i tipit “berluskonian”: të pasurit e rinj shqiptarë, do t’i quaja oligarkë të pasuruar, investonin në ndërtim dhe në media, me të cilat shantazhonin ose favorizonin politikanët për të marrë leje ndërtimi.

Ai thekson se burimet e tyre ekonomike në atë kohë vinin nga emigrantët që dëshironin të kishin një shtëpi në Tiranë. Interesi i tyre ishte të ndërtonin aty ku çmimet ishin më të larta. Gjithashtu Lubonja thotë se u shtua nevoja për banesa, deri në kulmin e vitit 2005. Sipas tij, kjo u menaxhua gjithmonë me të njëjtat dinamika dhe, pasi kjo nevojë u shterua, u përhapën forma të tjera të spekulimeve dhe klientelizmit, si p.sh. në hidrocentrale.

"Më pas erdhi një përshpejtim dhe u rikthyem te ndërtimet. Megjithatë, në vitin 2015, kryebashkiaku Veliaj në fushatën e tij elektorale kishte premtuar zero ndërtime në Tiranë dhe se qendra nuk do të prekej", thotë Lubonja.

Ai tha në intervitë se në vitin 2023, sipas disa ekonomistëve, gati 90% e taksave të paguara në Bashkinë e Tiranës vinin nga sektori i ndërtimit, i pasurive të paluajtshme dhe i gjithë zinxhirit të lidhur me të. Lubonja tha se ishte një minierë, por ata oligarkë, megjithëse të pasuruar, nuk kishin gjithë këto para.

"Ka nevojë për një fasadë që ta mbulojë dhe ta tregojë me lavdi këtë garë ndërtimi, një autoritet – më mirë nëse është perëndimor – që e zbukuron dhe e legjitimon. Megjithatë, kontradiktat janë të dukshme: në planin Tirana 2030, Boeri fut idenë e “zhvillimit vertikal”, të densitetit, por për të zhvilluar dhe mbajtur një “pyll orbital” me miliona pemë, ngrihen grataçela në qendër, duke shkatërruar pa mëshirë trashëgiminë artistike e kulturore dhe cilësinë e jetës së qytetarëve", tha Lubonja kur u pyet pse synohet te emrat e mëdhenj të arkitekturës.

Pjesë nga intervista:

Fatos, është ky një pushtet i ri i tepruar?

Jo, ka ekzistuar gjithmonë, por tani është bërë më i fortë. Mund të themi se fillimi i këtij sistemi ekonomik, politik dhe shoqëror, që nga viti 1997, ishte i tipit “berluskonian”: të pasurit e rinj shqiptarë, do t’i quaja oligarkë të pasuruar, investonin në ndërtim dhe në media, me të cilat shantazhonin ose favorizonin politikanët për të marrë leje ndërtimi. Burimet e tyre ekonomike në atë kohë vinin nga emigrantët që dëshironin të kishin një shtëpi në Tiranë. Interesi i tyre ishte të ndërtonin aty ku çmimet ishin më të larta. Ndërkohë, industria shqiptare zhdukej, por askush nuk e denonconte.

Çfarë ndodhi më pas?

U shtua nevoja për banesa, deri në kulmin e vitit 2005. Kjo u menaxhua gjithmonë me të njëjtat dinamika dhe, pasi kjo nevojë u shterua, u përhapën forma të tjera të spekulimeve dhe klientelizmit, si p.sh. në hidrocentrale. Më pas erdhi një përshpejtim dhe u rikthyem te ndërtimet. Megjithatë, në vitin 2015, kryebashkiaku Veliaj në fushatën e tij elektorale kishte premtuar zero ndërtime në Tiranë dhe se qendra nuk do të prekej.

Pse ky premtim u tradhtua?

Për disa arsye, sipas meje: vendi nuk kishte më burime ekonomike, Edi Rama – fillimisht kryetar bashkie, më pas kryeministër – ishte ambicioz dhe e imagjinonte qytetin si një zgjatim të vetes, dhe për më tepër ishte mësuar me këtë lloj pushteti të betonit.

Rreziku i pastrimit të parave

“Paratë e emigrantëve nuk mund të mjaftojnë për të financuar gjithçka”

Në vitin 2023, sipas disa ekonomistëve, gati 90% e taksave të paguara në Bashkinë e Tiranës vinin nga sektori i ndërtimit, i pasurive të paluajtshme dhe i gjithë zinxhirit të lidhur me të. Ishte një minierë, por ata oligarkë, megjithëse të pasuruar, nuk kishin gjithë këto para.

Dhe kush i kishte?

Mafia shqiptare, narkotrafiku, para të pista. Në disa përgjime të hetimeve të kryera nga prokurori Gratteri, për shembull, ’Ndrangheta flet për Shqipërinë si për Kalabrinë e viteve ’60, për lehtësinë e ndërtimit. Kështu futesh në makinën e investimeve dhe bëhesh ndërmjetës mes krimit dhe qeverisjes së territorit.

Hotele me 10 kate që nuk arrijnë të mbushin dhomat, bëhen kulla me 40-50 kate. Rivendosen para, jepet pak punë për vendasit, politikanët dhe administrata marrin taksat e tyre dhe të gjithë janë të kënaqur.

Siç thotë një shprehje, “në Doha nafta nxirret nga toka dhe vendoset në qiell, në grataçela. Po cila është nafta e Shqipërisë?”

Pse synohet te emrat e mëdhenj të arkitekturës?

Ka nevojë për një fasadë që ta mbulojë dhe ta tregojë me lavdi këtë garë ndërtimi, një autoritet – më mirë nëse është perëndimor – që e zbukuron dhe e legjitimon.

Megjithatë, kontradiktat janë të dukshme: në planin Tirana 2030, Boeri fut idenë e “zhvillimit vertikal”, të densitetit, por për të zhvilluar dhe mbajtur një “pyll orbital” me miliona pemë, ngrihen grataçela në qendër, duke shkatërruar pa mëshirë trashëgiminë artistike e kulturore dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

"Ata premtuan zero ndërtime", Lubonja: Yjet e pallateve?

fatos lubonja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj