LIVE UPDATES
Aktualitet

Avari në sistemin e pagesave të kompanisë së BanaKing/ Fshirje të dhënash apo mos kallëzim krimi?

Në lidhje me këtë problematik Dosja.al i ka dërguar një kërkesë me e-mail për të kuptuar shkaqet e rënies së sistemit por deri në publikimin e këtij artikulli asnjë përgjgje nuk erdhi nga ana e kompanisë.

19 Nëntor 2024, 15:02 Nga Dosja.al
Avari në sistemin e pagesave të kompanisë së BanaKing/
Foto Ilustruese

TIRANË- Firmës Bana King i janë fshirë të dhënat e sistemit që përmban pagesat, borxhet me subjektet që bashkëpunon duke prekur kështu çdo kompjuter në qelizat ekonomike të saja. Sistemi pati avari duke e lënë të dëmtuar pasqyrën financiare. Në lidhje me këtë problematik Dosja.al i ka dërguar një kërkesë me e-mail për të kuptuar shkaqet e rënies së sistemit por deri në publikimin e këtij artikulli asnjë përgjgje nuk erdhi nga ana e kompanisë.

Në kushtet të heshtjes hermetike lindin disa pyetje:

A e ka denoncuar kompania hakerimin e të dhënave duke qënë se kemi të bëjmë me vepër penale, për të gjurmuar dhe identifikuar autorët madje dhe për të parandalimin e një akti të tillë ndaj kompanive të tjera apo edhe institucioneve publike?

Mos ndoshta kemi të bëjmë me mos kallëzim krimi?

Apo kompania e ka bërë enkas fshirjen e sistemit pasi disa të dhëna nuk duhet të ishin më aty?

Këto pyetje mbeten për tu zbardhur nga organet ligjzbatuese.

Por kush është kompania Banaking

ZICo shpk ka si objekt import-eksportin të tregtimit me shumicë e pakicë nga vajra dhe karburante deri tek shfrytëzimi i kromit dhe materialeve dhe lëndëve për ndërtim. Administrator dhe aksioner i kësaj kompanie është Trifon Murataj i cili së fundmi ka lënë SHBA-në dhe ka marrë frenat e kompanisë.

Kjo komapni është hapur më 22.09.2005 nga Trifon Murati i lindur në Kute të Fierit. Subjekti u hap me një kapital prej 20 milion lekësh por deri në vitin 2012 cuditërisht sipas të dhënave nuk rezulton asnjë transaksion në Open Data mbi veprimtarinë e këtij aktiviteti. Por pas këtij viti fillon edhe rritja galopante dhe nga rreth 200 milion fitim kompania ka arritur të shënoj miiliarda lekë pas vitit 2018. Viti më i mirë deri tani ka nisur prej 2020-tës me një fitim më shumë se 3 miliard lekë.

Avari në sistemin e pagesave të kompanisë së BanaKing/

Por jo vetëm kaq Trifon Muarataj nuk është një emër i panjohur për opinionin publik dhe për më tepër as për organet e drejtësisë. Në vitin 2022 pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim, ndërsa në pranga ka përfunduar administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit. Policia aso kohe ka sqaruar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar trafikimin e sasisë prej 33.5 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Petrit Demishaj, kishte si detyrë që të priste ngarkesën me banane në Port, brenda së cilës ishte dhe sasia e kokainës. E ndërsa pjesë e këtij grupi ishin bërë edhe 2 punonjës të skanerit në Port, Alban Naziraj 48 vjeç (operator skaneri) si edhe Artur Sevdaraj 48 vjeç (imazhier skaneri).

Avari në sistemin e pagesave të kompanisë së BanaKing/

Këto të fundit në bashkëpunim me njëri tjetrin ia dolën që të nxirrnin të pastër në skaner kontejnerin ku ishte sasia e drogës. Mirëpo, anti-droga shqiptare kishte pasur informacione për sasinë e drogës që kishte mbërritur, për këtë arsye bëri kontrolle fizike me qen, ku arritën të zbulonin kokainën e fshehur në 31 pako në 2 arka bananesh të ‘Bana King’. Uniformat blu vijojnë punën për kapjen e Trifon Murataj, pronarin e kompanisë Zico Sh.A që tregton banane nën emrin “Bana King”.

Anija është nisur në 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama, në portin ‘Cristóbal’. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port për 21 tetor. Në këtë datë, është nisur drejt Shqipërisë, ku ka mbërritur në Portin e Durrësit më 28 tetor, e ndërsa zbulimi i drogës është bërë, në 3 nëntor.

Avari në sistemin e pagesave të kompanisë së BanaKing/

Drogë në kontejnerët e ‘BanaKing’, rast i përsëritur

Kjo nuk është hera e parë në kontejnerët me banane të Kompanisë ‘BanaKing’ është gjetur drogë. Rasti më i fundit ka qenë në korrik të vitit 2022. Kontejneri me banane u gjet i hapur dhe u zbulua se mungonin rreth 50 arka, të cilat dyshohet se kishin kokainë. Episodet me drogë në Portin e Durrësit janë të shumta.

Avari në sistemin e pagesave të kompanisë së BanaKing/

Operacioni i quajtur ‘Again’, u realizua nga strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”. Në vendngjarje kanë qenë edhe prokurorë të SPAK./Dosja.al

banaking


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj