Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap në një lokal të zonës teksa me vete iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.
FIER- Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap në një lokal të zonës teksa me vete iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.
Petrit Mërnica nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ka qëndruar më parë 20 vite në burg për vrasjen e kunatit të tij. Ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili është përfshirë në një krim që tronditi vendin më 13 maj 2024, pasi vrau me plumb në kokë efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, në fshatin Baltëz të Fierit.
Hetimet zbuluan se konflikti nisi pas një manovre me makinë, Azgani po drejtonte me shpejtësi dhe Cenalia i tërhoqi vëmendjen për sjelljen e rrezikshme në rrugë. Sipas Prokurorisë së Fierit, Mërnica ka ndaluar makinën, ka dalë me çantën ku mbante armën dhe është afruar te polici, që ishte ende brenda mjetit, ku më pas ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja është regjistruar edhe nga një kamerë sigurie në rrugë, e cila ka filmuar momentin ku Azgan del nga makina dhe qëllon efektivin. Pas vrasjes, Azgan u arratis për rreth 48 orë, por më pas u vetëdorëzua pas negociatave me familjarët dhe forcat e rendit.
Sipas akuzës së prokurorisë, përveç vrasjes së efektivit ‘Shqiponja’, ai akuzohet edhe për “armëmbajtje pa leje” dhe “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”. Në korrik 2025, prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathway”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathway”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap në një lokal të zonës teksa me vete iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.
Petrit Mërnica nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Madje familja Mërnica është e njohur për drejtësinë pasi po ashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Canaliaj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
Pamje nga kamerat LUSHNJE- Në rrjetet sociale janë publikuar video të reja që tregojnë momentet dramatike të aksidentit t&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Disa masive shkëmbore janë shembur dhe kanë bllokuar rrugën, që lidh e Bovillën dhe disa fsh...
Foto ilustruse FIER- Policia ka arrestuar një 57-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi lëvizte i armato...
Foto ilustruse ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mollas-Gostimë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ë...
Foto ilustruse LEZHË- Policia ka arrestuar një 23-vjeçar në Lezhë. I arrestuari është Xhordan Cafi, 23 ...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se gjatë orëve të natës reshjet...
Foto ilustruse TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësimin e fundit mbi mënyrën se si paraqitet situata në ...
Foto ilustruse TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka deklaruar se shirat gjatë natës kanë qe...
Foto ilustruse Qukës-Qafë Plloçë- Një rrëshqitje dherash dhe shkëmbinjsh është vërejtur në aksin r...
Dritan Agolli Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është bërë deri më sot “i paprekshëm”, pa...