LIVE UPDATES
Aktualitet

Bandat e veriut dhe jugut bëhen bashkë për vrasjen e Renato Hoxhajt? Zbardhet e shkuara e Alesio Dobrozit. Bashkë me Rrajën dhe Roan Ibrahimin, dyshohet se…

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar të dhëna mbi Alesio Dobrozin i cili është një emër i njohur i botës së krimit, i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale në Shqipëri dhe në Itali.

24 Shkurt 2026, 20:08 Nga E.d
Bandat e veriut dhe jugut bëhen bashkë për vrasjen e Renato
Foto ilustruse

Hetimet mbi vrasjen e Renato Hoxhajt, 58 vjeç, më 27 Prill 2025 në Vlorë, kanë zbuluar se pas atentatit që u krye me një vrasës me pagesë rumun, qëndronte një rrjet i mirëorganizuar kriminal, me përfshirje të emrave të njohur si Alesio Dobrozi.

Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar të dhëna mbi Alesio Dobrozin i cili është një emër i njohur i botës së krimit, i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale në Shqipëri dhe në Itali.

“Ai njihet si pjesë e një grupi të dhunshëm në Lezhë, ku bënin pjesë edhe Roan Brahimi, tashmë i ekzekutuar në Greqi, dhe Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Dobrozi ka qenë i dyshuar edhe në çështjen e bandës “Audi” në Itali, e cila kryente grabitje spektakolare, dhe për këtë u dënua në vitin 2018 me 4 vite e 6 muaj burg dhe 800 euro gjobë. Pas lirimit, emri i tij u përfshi në një ngjarje kriminale në Lezhë në vitin 2021, ku tre persona të maskuar hynë në një lokal për të kërkuar kartat e identitetit të klientëve, duke ndjekur pronarin e lokalit me të cilin kishin një konflikt.

Dobrozi dyshohet gjithashtu si organizator i atentatit më 17 Korrik 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku humbën jetën katër persona, mes tyre kushëriri i Ervis Martinaj”, thuhet në  dosjen hetimore.

Hetimet zbulojnë se më 9 Prill 2025, Eris Mehmetaj dhe Laert Maçi shkuan në Kamëz për të marrë një automjet tip Range Rover Sport, i cili më pas do të përdorej në ekzekutimin e Hoxhajt. Mehmetaj pohoi se ishte kontaktuar nga Alesio Dobrozi, i cili qëndronte në Dubai, për të marrë makinën dhe për ta dorëzuar tek një person i njohur si “Poçi” nga Vlora. Dorëzimi u bë në sheshin “Shqiponja” në Tiranë.

Hetimet zbuluan gjithashtu se blerësja ligjore e makinës ishte D. Sako, e cila nuk kishte dijeni për përdorimin e automjetit dhe nuk kishte marrë pjesë në krim.

Djali i saj, Igli Sako, ishte personi që siguroi kartën e identitetit të nënës së tij për blerjen e automjetit.

Në banesën e tyre, policia gjeti gjithashtu mbetje të bimëve narkotike Cannabis Sativa, të cilat u deklaruan se i përkisnin Igli Sakos.

Të gjendur përballë pamjeve që nuk linin asnjë mëdyshje, Eris Mehmetaj dhe Laert Maçi, pranuan përpara grupit hetues se ishin ata që kishin marrë makinën ‘Land Rover’ nga ambientet e kompanisë së këpucëve.

Por i vetmi që pranoi se ishte interesuar për të blerë makinën, ishte Eris Mehmetaj.

I cili zbuloi edhe emrin e personit që e kishte kontaktuar nga Dubai për të blerë automjetin në fjalë.

Ky person sipas tij ishte Alesio Dobrozi.

Një emër i njohur i krimit, i cili kohë pas kohe ka qenë i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale.

I njohur edhe si pjesë e një grupi terrori në Lezhë.

Ku bënin pjesë edhe Roan Brahimi, tashmë i ekzekutuar në Greqi.

Si edhe Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist  Rrahman Rraja.

Alesio Dobrozi, emri i të cilit është lakuar edhe në çështjen e bandës ‘Audi’ në Itali,

Bandë e cila ngriti në këmbë shtetin fqinj, për shkak të grabitjeve spektakolare që kryenin në zona të ndryshme.

Dobrozi i cili pikërisht për këtë çështje u dënua nga një gjykatë në Itali në vitin 2018 me 4 vite e 6 muaj burg dhe 800 euro gjobë.

Por me që t’u liruar nga qelia dhe të mbërritur në Shqipëri, emri doli në skenë në ngjarjen në Lezhë, në vitin 2021, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën në një lokal dhe filluan t’u kërkonin kartat e identitetit, personave që ndodheshin në këtë moment në ambientet e biznesit.

Kjo në kërkim të pronarit të lokalit, me të cilin kishin një sherr të hapur.

Alesio Dobrozi që dyshohet se bashkë me Roan Brahimin ishin edhe organizatorë të atentatit të ndodhur më 17 Korrik 2022, në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Dosja Hetimore

Të pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, Eris Mehmetaj dhe Laert Maçi kanë pranuar faktin se më datë 9 Prill 2025, ata kanë shkuar në filialin e një kompanie në Kamëz dhe kanë marrë një automjet tip ‘Range Rover’.

Eris Mehmetaj që pohoi po kështu se ai është kontaktuar në telefon nga një lidhje shoqërore e tij i quajtur Alesio Dobrozi me qëndrim në Dubai.

Ky i fundit që sipas tij i ka kërkuar të shkojë në Kamëz te kompania në fjalë dhe të marrë një automjet të markës ‘Range Rover’, pasi këtë automjet e kishte blerë një lidhje e tyre e përbashkët shoqërore i thirrur ‘Poçi’ nga Vlora.

Alesio Dobrozi që po sipas Mehmetaj i kishte kërkuar këtij të fundit që me ta marrë këtë automjet t’ia dorëzonte ‘Poçit’.

Eris Mehmetaj që rrëfeu më tej se ashtu siç edhe e kishte porositur njohja e tij nga Dubai, Alesio Dobrozi, në mbrëmjen e po të njëjtës ditë ai ia kishte dorëzuar automjetin personit me emrin ‘Poçi’ nga Vlora.

Ky i fundit që kishte ardhur deri në Tiranë për ta marrë makinën.

Dhe dorëzimi i automjetit ishte bërë në sheshin ‘Shqiponja’.

Që sipas Mehmetaj, ky ishte edhe momenti i fundit kur ai pa makinën e cila më pas do të përdorej në vrasjen e Renato Hoxhaj, vetëm 18 ditë më pas në Vlorë.

Por hetimet mbi pronësinë e makinës u ndalën edhe te emri i shtetases D. Sako, e cila rezultonte të ishte edhe personi që njihej si blerësja me dokumente e automjetit.

Pavarësisht se ajo vetë nuk kishte kryer asnjë aktveprimi në lidhje me blerjen e makinës.

Sako, e cila nuk u gjet fillimisht në banesën e saj private në Vlorë, kur grupi hetues shkoi ta intervistonte, në lidhje me dijeninë ajo kishte mbi këtë automjet.

Por aty u gjetën vetëm dy vajzat e saj.

Ndërsa shtetasja D. Sako, ishte në punë.

E cila pas thirrjes në polici, pohoi se kishte qenë djali i saj Igli Sako, që i kishte kërkuar kartën e identitetit.

Por pa i thënë se përse i duhej.

Kartë identiteti e cila më pas u përdor si dokument për blerjen e automjetit ‘Land Rover’ në Tiranë.

Ndërsa surpriza ishte se gjatë kontrollit në banesën e nënës së shtetasit Igli Sako, në katin e parë, në njërën prej dhomave, u konstatuan me sy të lirë të vendosura mbi 3 tavolina mbetje bimësh në formën e kërcellit, gjetheve dhe boçeve si ato të bimëve narkotike Cannabis Sattiva.

Dosja Hetimore

Nga kqyrja e aparatit telefonik të shtetases D.Sako, u dokumentua fakti se djali i saj Igli Sako, më datë 5 Prill 2025 i ka telefonuar nënës së tij nëpërmjet aplikaconit ‘Whatsapp’ ku i ka kërkuar që t’i niste një foto të kartës së saj të identitetit.

Gjë që ajo ia ka mundësuar, por pa pasur dijeni se për çfarë i nevojitej kjo foto e dokumentit. Ndërkohë që kjo shtetase nuk ka asnjë dijeni në lidhje me blerjen nga ana e saj të automjetit të markës ‘Land Rover’, modeli ‘Range Rover Sport’, me targë AB898IH.

Ndërsa në lidhje me bimët narkotike të gjetura në banesën e saj ajo ka pohuar se ato i përkasin dhe i posedon djali i saj Igli Sako.

Por ajo që u vu re gjatë ekzaminimit I njohur edhe si pjesë e një grupi terrori në Lezhë.

të trupit viktimës Renato Hoxhaj në morgun e spitalit të Vlorës, si dhe gëzhojat që u gjetën në vendin ku ai ekzekutua, ishte fakti se ai ishte qëlluar me dy armë zjarri.

Pra autori kishte zgjedhur të ishte i sigurtë në qitjen e tij dhe të mos pranonte asnjë surprizë, që mund të ishte edhe një bllokim arme.

Ose mund të ketë ndodhur që arma e tij e parë me të cilën ka qëlluar është bllokuar dhe ai ka nxjerrë nga çanta e tij një tjetër pistoletë.

Çka tregon se ai ishte një profesionist në punën e tij si vrasës me pagesë.

Dosja Hetimore

Nga kqyrja e vendit të krimit në zonën ku u gjet i vrarë viktima Renato Hoxhaj,

u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja armë zjarri, me markirime të ndryshme ‘TSC 9×19’, ‘LUGER CBC 9mm’ dhe ‘PPU 32 Auto’.

Por edhe pse ishte një person pa precedentë kriminalë, viktima çuditërisht përveç se kishte ndërruar gjeneralitetet,

dhe bënte një jetë të zakonshme, ruhej si të ishte porse një personazh problematik i krimit.

Gjë që u vu re edhe gjatë kontrollit që iu bë banesës së tij.

Ku u zbulua një pajisje DVR, e sistemit të kamerave të sigurisë të montuara në banesë.

Çka tregon se ai nuk ishte edhe aq i papërgatitur në lidhje me atë që mund të ishte fundi i tij.

Ndërkojë që nga kqyrja e trupit të tij në morgun e spitalit të Vlorës, u konstatuan katër plumba të qëlluar pas shpine, ku dy i kishte marrë në kokë.

Gjë që lë të mendohet se autori e ka ndjekur nga pas, deri në momentin që i është afruar dhe e ka goditur.

Autori që vjen dhe largohet nga vendngjarja pikërisht me makinën ‘Land Rover’ të blerë nga Igli Sako me anë të dokumenteve të identifikimit të nënës së tij D. Sako.

Dhe Eris Mehmetaj si personi që ka shkuar dhe e ka marrë në Kamëz, aty ku edhe ishte blerë, vetëm dy javë para se më pas të përdorej në krim nga vrasësi rumun me pagesë Daniel Cornea./Në Shënjestër

renato hoxhaj vlorë alesio dobrozi

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend