LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje: Të gjitha pajisjet elektroshtëpiaket janë dëmtuar!

Shumë banorë po kërkojnë mbështetje për dëmet që kanë pësuar, ndërsa më në vështirësi janë familjet e varfra të cilave u janë përmbytur shtëpitë.

6 Tetor 2024, 22:27 Nga E. D
Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë
pamje nga permbytjet

VLORË- Në qytetin e Vlorës, që u përmbyt masivisht dy ditë më parë, uji u tërhoq të dielën nga shumë lagje fale motit të mirë, ndërkohë që banorët dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën. Shumë banorë po kërkojnë mbështetje për dëmet që kanë pësuar, ndërsa më në vështirësi janë familjet e varfra të cilave u janë përmbytur shtëpitë. Ndërkohë autoritetet vendore thonë se po shqyrtojnë problematikat në qytet që sollën përmbytjet, krahas situatës së vështirë të motit. Uji u tërhoq të dielën nga disa lagje të përmbytura prej pasdites të së premtes në qytetin e Vlorës, ndërkohë që dhjetëra banorë dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën në qytet.

“Tani të gjithë rrugëkalimet e bllokuara nga uji në qytet janë të kalueshme”, thotë për Zërin e Amerikës përgjegjësi i emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës, Robert Skëndaj.

“Janë bërë të kalueshme të gjitha akset rrugore brenda qytetit që ishin të bllokuara, kryesisht kryqëzimet. Katër kryqëzimet, ai tek Uninversiteti ,tek rruga “Albano dhe Romina”, tek Dyqanet e Reja dhe tek Kisha Katolike. Që nga ky moment janë liruar nga sasitë e ujit edhe blloqet e banimit. Forcat operacionale janë në terren për të normalizuar situatën, kryesisht gjithë forcat operacionale të Bashkisë Vlorë, të mbështetura dhe nga Forcat e Armatosura dhe nga ndihmat që kanë ardhur nga Agjencia Kombëtare e Ujitjes dhe Kullimit dhe të Ujësjellës Kanalizimeve që kanë sjellë në ndihmë forca dhe mjete në mbështetje të bashkisë Vlorë”, tregon ai.

Zoti Skëndaj thotë se tani po punohet për të tërhequr ujin në shumë zona dhe sidomos nga garazhet ku gjenden dhjetëra makina të bllokuara nga uji.

“Duke u mbështetur nga forcat e armatosura po bëhet heqja e ujit nga vend-parkimet e pallateve të cilat janë të mbushura me ujë dhe brenda tyre ka mjete të parkuara. Janë rreth 50 vendparkime ku po ndërhyhet”, thotë zoti Skëndaj.

Në krah të rrugës transballkanike shumë familje janë përmbytur dhe punojnë për të hequr baltën që vërshimet e ujit kanë lënë pas.

Familaj Çobo jeton prej 25 vitesh në këtë zonë. Këtë situatë nuk e kemi ndeshur më parë, thotë Flamur Çobo.

“Si kësaj here nuk na kishte ndodhur kurrë. Më përpara kanalet ishin funksionale ndërsa tani janë të papastruara. Të gjitha pajisjet elektroshtëpiake janë dëmtuar”, tregon ai.

Ndërsa Valbona Çobo thotë se situata ishte shumë e rrezikshme për gjithë familjet në këtë zonë. Familja me pesë pjesëtarë jeton vetem me një rrogë dhe deri tani thotë se nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga bashkia ndërkohë që e kanë kaluar natën në makinë.

Banorët e lagjes bëjnë përgjegjës autoritetet vendore pasi kanali që duhet të tërhiqte ujrat është i papastruar dhe u bllokua. Autoritetet vendore në Vlorë kanë vlerësuar se reshjet e mëdha në një kohë të shkurtër sollën përmbytjet ndërkohë që faktorë të tjerë si kanali i ujrave të larta të qytetit dhe ndërtimet informale duket se kanë rënduar situatën.

Pergjegjësi i emergjencave Robert Skëndaj thotë se situata e përmbytjeve erdhi si pasojë e reshjeve të mëdha të pandeshura më parë për Vlorën, në një kohë shumë të shkurtër dhe nga dalja e kanalit të ujrave të larta të qytetit.

“Masat nga ana e Bashkisë dhe Komisioni i Mbrojtjes Civile në qark ishin marrë për të përballuar një situatë emergjente vjeshtë -dimër. Por duke u nisur nga një intesitet shumë i lartë i reshjeve që ranë të premten, nga ora 14.20 deri në 16.45 ka rënë 180 mm shi për një interval gati dy orë. Në bazë të statistikave që kemi ne kjo është sasia e reshjeve që bie gjatë një muaji në periudhën e dimrit në Vlorë. Intesitei i lartë i reshjeve, prurjet e mëdha, dalja dhe nga niveli e kanalit të ujrave të larta bëri një situatë të papërballueshme”.

Ndërsa drejtuesit e bashkisë së Vlorës kanë deklaruar se kanali për tërheqjen e ujrave ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë sipas tyre nga individë por dhe përgjegjësia e institucioneve për ndërtimet e lejuara.

Vlora si shumë qytete në Shqipëri vuan problemet e mëdha të informalitetit të ndërtimeve që në shumë raste kanë bllokuar rrjetet e tërheqjes së ujrave. Ndërkaq Partia Demokratike e opozitës në Vlorë ka drejtuar kritika të forta ndaj qeverisë vendore dhe asaj qëndrore.

Në një deklaratë për mediat kryetari i degës vendore të demokratëve, Atird Hoxha kërkoi që prokuroria të hetonte mbi faktorët që sollën përmbytjen dhe dëmet në shtëpi dhe biznese.

“Në këto kushte Partia Demokartike, dega Vlorë i bën thrirje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për situatën e krijuar në qytet, pasi është e qartë se nevoja për masa paraprake dhe eftkive nuk është përmbushur duke e lënë qytetin të pambrojtur dhe në mëshirë të fatit”, dekalroi ai.

Në zemër të qytetit afër Sheshit të Flamurit punonjësit e ujësjellësit po tërheqin ujin nga xhamia historike e cila u përmbyt ndërkohë që mjetet janë afruar nga Durrësi si solidarizim me këtë situatë të vështirë.

Banorët e dëmtuar në Vlorë thonë se presin mbështetje nga bashkia, ndërkohë që autoritetet kanë deklaruar se sapo të kalojë situata e emergjencës do të dalin në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë prekur nga përmbytja.

Bashkia e Vlorës thotë se ka nisur shpërndarjen e 300 pakove me ushqime për familjet e prekura nga përmbytjet por shumë familej të varfra pohojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë emergjente.

Përmbytjet e pasdites të së premtes në Vlorë dëmtuan qindra shtëpi dhe biznese ndërsa qarkullim i mjeteve u paralizua nga uji. 33 familje u evakuuan ndërkohë që qyteti njohu probleme të furnizimit me energji elektrike./VOA

permbytjet ne vlore

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty