Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Çmimet e kafesë kanë pësuar rritje më të fortë në zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku një filxhan kafe ka kaluar të 120 lekë, ndërsa në periferi çmimi mesatar ka arritur në 80-100 lekë muajin e fundit nga 70 lekë që ishin në fillim të vitit.
TIRANË- Kafeja, zakoni i preferuar i Shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë të çmimeve. Të dhënat mbi inflacionin treguan se çmimi i kafesë dhe kakaos pësoi rritje vjetore me 4.7 për qind në prill. Ky ishte niveli më i lartë i rritjes që nga shkurti i vitit 2022.
Çmimet e kafesë kanë pësuar rritje më të fortë në zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku një filxhan kafe ka kaluar të 120 lekë, ndërsa në periferi çmimi mesatar ka arritur në 80-100 lekë muajin e fundit nga 70 lekë që ishin në fillim të vitit.
Arsyeja kryesore lidhet me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër rritja e konsumit nga turistët.
Çmimet e kafesë janë rritur më shpejtësi në tregjet globale sidomos vitin e fundit prej uljes së prodhimit në Brazil. Gjithashtu rritja e kostove të transportit pas pandemisë ndikoi negativisht çmimet me pakicë në Shqipëri.
Situata u përkeqësua më tej gjatë 2024 kur furnizimet nga Afrika Perëndimore u tkurrën për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe sëmundjes që përfshinë bimët e kafesë dhe kakaos. Efekti i çmimeve të larta po reflektohet me ngadalë në tregjet shqiptare me pakicë.
Në vitet 2016-2019 pati rënie të çmimeve të kafesë më pakicë në vendin tonë me rreth 1,5% për shkak të tepricës së prodhimit botëror, si dhe konkurrencës së madhe në tregun vendas.
Gjatë 2020-2021 çmimet nisën të rriten nga problemet logjistike që krijoi pandemia me transportin dhe zinxhirët e furnizimit.
Një kilogram kafe u importua në mars 2025 me 693 lekë kilogrami me rritje 19% nga marsi 2024 ku një kilogram kafe u importua me çmim 582 lekë.
Me herët në janar Shoqata e Bareve dhe Restoranteve referoi se baret janë vënë në vështirësi që nga viti i vitin e kaluar për shkak se çmimet e kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit. Shoqata lajmëroi të çmimeve në pakicë në mars- prill me 10-30 lekë për një filxhan kafe.
Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit tek filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.
Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilëve nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.
Vitin e ardhshëm pritet të ketë stabilizim të çmimeve nga rritja e prodhimit të ri të kafes në Brazil dhe zgjerimi i sipërfaqeve të kakaos në Nigeri Kamerun, por rreziku i motit ekstrem mbetet i lartë./MONITOR
Foto TIRANË- Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin sh...
foto ilustruese TIRANË- Fiks Fare denoncoi një procedurë tenderi, të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, për...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në një rrugat kryesore në Tiranë. Mësohet s...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, në...
Foto ilustruese TIRANË- Presidenti i Konferecës Ipeshkvore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka uruar Papën e ri të Va...
Foto ilustruese SHKODËR- Agjentët e BKH-së në bashkëpunim me SPAK kanë kryer fazën eparë të operaci...
foto ilustruese KSAMIL- Në Ksamili mungon shërbimi shëndetësor 24 orësh, duke krijuar vështirësi për qytetarët...
Foto nga vendi i ngjarjes KLOS- Trupi i Ardit Beshirit vijon të jetë ende nën inertet e kromit në zonën e Qafë-Burrelit ...
Foto ilustruese TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur unanimisht sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të...
foto ilustruese GREQI- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, pas një sherri. Sipas mediave të huaja është i...