LIVE UPDATES
Aktualitet

BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet

"FloodNorthALB", është një nga programet e Bashkimit Europian që synon të përmirësojë gatishmërinë për mbrojtjen civile në Shqipëri dhe të testojë kapacitetet për të përballuar situatat e krijuara nga përmbytjet, sidomos në rajonin e Shkodrës.

28 Shtator 2024, 22:31 Nga I.A
BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve
Permbytje

SHKODËR- Në Shkodër u mbajt takimi tre ditor "FloodNorthALB", me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 9 vende të Europës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

"FloodNorthALB", është një nga programet e Bashkimit Europian që synon të përmirësojë gatishmërinë për mbrojtjen civile në Shqipëri dhe të testojë kapacitetet për të përballuar situatat e krijuara nga përmbytjet, sidomos në rajonin e Shkodrës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ultësira e Shkodrës është rajoni më i prekur në Shqipëri nga përmbytjet e shkaktuara gjatë 15 viteve të fundit, të cilat kanë rrezikuar jetën e banorëve dhe ekonominë e zonës.

Takimi i ekspertëve nga vendet e Europës dhe Angjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri u parapri në mesjavë nga një stuhi reshjesh që paralizoi për disa orë jetën në rajonin e Shkodrës, shoqëruar me një viktimë, si një paralajmërim ky për rrezikun e përsëritjes së përmbytjeve në këtë rajon, i cili gjatë 15 viteve të fundit është përballur me përmbytje të njëpasnjëshme, të cilat kanë vënë në rrezik jetën dhe ekonominë e banorëve.

Ekspertja e Programit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Mariangela Pelliccia, thotë se BE po punon me autoritetet dhe ekspertët për të rritur gatishmërinë për mbrojtjen nga rreziqet e përmbytjeve në Shqipëri, sidomos në rajonin e Shkodrës.

"FloodNorthALB’, thotë ekspertja, është një nga programet më të rëndësishme të gatishmërisë së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile në Shqipëri, program që jep mbështetje për shmangien e rreziqeve nga përmbytjet, sidomos në rajonin e Shkodrës. Ne, shtoi ajo, po punojmë me ekspertët dhe autoritetet që ato të përgatiten për t’u përballur me rrezikun e përmbytjeve dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve”.

Sipas drejtorit të gatishmërisë në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Leonard Qyra, të rrezikuara nga përmbytjet janë përveç rajonit të Shkodrës edhe ai i Lezhës, Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit. Në disa prej këtyre zonave, vitet e fundit është investuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës mbrojtëse.

“Pas vitit 2010 kanë ndodhur disa ndryshime strukturore, të cilat janë masa parandaluese përsa i përket përmbytjeve. Janë investime strukturore për të forcuar digat e lumenjve apo për pastrimin e kanaleve, që ndikojnë zakonisht në përmbytje. Gjithashtu kemi përmirësuar edhe sistemin e paralajmërimit të hershëm, i cili është një element shumë i rëndësishëm përsa i përket përmbytjeve në mënyrë që të njoftojmë popullsinë për të marrë masat paraprake”, tregon ai.

Megjithë përmirësimet e viteve të fundit, thotë drejtori Qyra, Shqipëria ka ende nevojë për të fuqizuar kapacitetet njerëzore dhe materiale për përballimin e rreziqeve që vijnë kryesisht nga përmbytjet.

“Sigurisht, Shqipëria ka kapacitete. Në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë i kemi forcuar këto kapacitete. Por, gjithsesi, kapacitetet për rastet e fatkeqësive natyrore, jo vetëm ne, por asnjë vend, nuk i ka të mjaftueshme. Prandaj ne zhvillojmë stërvitje, prandaj bëjmë edhe këto bashkëpunime, prandaj jemi edhe pjesëtarë të mekanizmit europian të mbrojtjes civile, në mënyrë që, në rast të një fatkeqësie natyrore apo një përmbytje masive, ne të bashkojmë forcat me të gjitha vendet e tjera për t’i ardhur në ndihmë popullsisë”.

Megjithë investimet e bëra në rajonin e Shkodrës pas përmbytjeve masive të vitit 2010, Shkodra vazhdon të jetë rajoni më i rrezikuar në Shqipëri nga përmbytjet.

Kjo për shkak jo vetëm të ndryshimeve klimatike të viteve të fundit, por edhe reshjeve me mbi 3000 milimetër gjatë mesatares vjetore në pjesën malore të pellgut ujëmbledhës, si dhe katër hidrocentraleve që gjenden në veri të vendit, të cilët shkarkimet fundore të ujërave i kanë në zonën e Nënshkodrës./VOA

be floodnorthalb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj