Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Blloku evropian reagoi pak orë pasi Policia e Kosovës e mori në kontroll të premten një ndërtesë që përdorej nga Shërbimi Nacional për Punësim, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë të premten se veprimet e ditëve të fundit të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, rrezikojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë. Blloku evropian reagoi pak orë pasi Policia e Kosovës e mori në kontroll të premten një ndërtesë që përdorej nga Shërbimi Nacional për Punësim, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.
Aksioni i së premtes ishte pjesë e një sërë veprimesh të ndërmarra ditët e fundit, gjatë të cilave autoritetet e Kosovës kanë marrë nën kontroll ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, të palestrës sportive, muzeut të qytetit dhe të disa institucioneve të tjera që funksionojnë në sistemin e Serbisë.
Autoritetet zyrtare të Prishtinës i cilësojnë ato si struktura paralele dhe të paligjshme. BE-ja i bëri thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ta ndalë mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e banuar me shumicë serbe, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangë masa që mund të çojnë në përshkallëzim.
“Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet ndaj kompanisë ‘Vodovod Ibar’ në Mitrovicën e Veriut dhe ndaj impiantit të furnizimit me ujë dhe ndërmarrjes publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime publike themelore për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në reagim.
BE-ja tha se veprimet “e njëanshme dhe të pakoordinuara” minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.
Ajo kërkoi nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë “konstruktive” në dialogun e lehtësuar nga blloku për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit nga viti 2023, si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, “pa vonesa apo kushte të mëtejshme”.
“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane për të dyja palët”, thuhet në njoftim./ REL
Meloni dhe Rama TIRANË- Një shtrëngim duarsh zyrtar dhe një foto zyrtare nuk mjaftuan. Ndërsa kryeministrja italiane, Giorgia Melo...
Frederiksen dhe Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa po fliste në konferencën e përbashkët me homologen e tij daneze, Mette Fr...
Edi Rama dhe Emmanuel Macron TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, në mbarim të Samitit të Komunitetit ...
tedi mula TIRANË- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, ka falenderuar të gjithë q...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencë me kryeminis...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij foli në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së. Ai theksoi se sa...
Frederiksen TIRANË-Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve bëri me dije se gjat...
Rama TIRANË- Kryemininistri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat me homologen e tij, Mette Frederiksen ...
Mette Frederiksen TIRANË- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencën e pë...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferëncës së përbashkët me homologen e tij, Mette Frederiksen u pyet n&e...