LIVE UPDATES
Aktualitet

Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Eurocontrol

Tre ditë më parë, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, pas vistos që mori nga gjykata belge.

15 Nëntor 2024, 13:50 Nga r.ll
Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110
francesco beccheti

TIRANË- Saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Becchettin ka përfunduar me një fund shumë të hidhur për qytetarët shqiptarë. Biznesmeni italian ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të arbitrazhit në Belgjikë duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.

Tre ditë më parë, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, pas vistos që mori nga gjykata belge. Ndonëse njoftimi mbahet rreptësisht sekret, Kapitali e konfirmoi lajmin nga tre burime të pavarura në ministri të ndryshme, por edhe në Belgjikë.

Njoftimi i Eurocontrol për ekzekutimin e gjobës ka ardhur si bombë në qeveri. E vendosur para faktit të kryer, qeveria ka tentuar të zbusë situatën duke shpërndarë në mënyrë të koordinuar në media një lajm se Becchetti ka korruptuar gjykatësit e Arbitrazhit dhe vendimi është marrë me korrupsion. Për këtë, qeveria ka shpërndarë dhe një investigim të kontraktuar nga ajo, ku shfaqen dëshmi të disa personave, të cilët thonë se Becchetti caktonte gjyqtarët e arbitrazhit dhe u ngrinte biznese familjarëve të tyre.

Por përtej këtij fakti, tashmë rezultati është përfundimtar. Me gjithë përbetimet e Edi Ramës dhe shpurës së oborrtarëve të tij se Francesco Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë, biznesmeni italian i mori qytetarëve shqiptarë plot 110 milionë euro në këmbim të asgjëje.

Dëmi më i madh në histori

Fatura e kripur 110 milionë euro që Becchetti u mori qytetarëve shqiptarë është dëmi më i madh në historinë e Shqipërisë. Ky dëm ka përgjegjës me emra konkretë, të cilët gjenden të gjithë në vendimin e Gjykatë së Arbitrazhit. I pari është kryeministri Edi Rama me deklarimet e tij publike kundër biznesmenit italian, të cilat gjykata i cilësoi si prova të persekutimit politik të Becchettit.

Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110
Deklarimet publike te Rames qe u perdoren si baze per vendimin e Arbitrazhit

Por veç Edi Ramës, ky dëm ka dhe dy bashkëautorë të tjerë. I pari është Erion Veliaj, i cili dërgonte SMS kërcënuese, kur gazetarët e Agon i filmuan dasmën në Kalanë e Gjirokastrës.

Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110
SMS e Veliajt per gazetaret e Agon Channel qe u perdor si baze per vendimin e Arbitrazhit

Bashkëautori i dytë është Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Ky gjatë një dreke në ish restorant Berlinin në Tiranë, e kërcenoi Becchettin me mesazhe mafioze.

Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110
Kercenimi i Agacit qe u perdor si baze per vendimin e Arbitrazhit

SPAK hesht

Edhe pse bëhet fjalë për një nga abuzimet më flagrante dhe më të rënda në historinë e Shqipërisë, Prokuroria e Possacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka marrë asnjë veprim aktiv për këtë çështje. Madje, edhe opozita duket e heshtur përballë këtij skandali të papreccedentë.

Por ndonëse SPAK hesht dhe opozita mund të jetë e tulatur, përgjegjësia e 110 milionë eurove bërtet me të madhe. Cdo qytetari shqiptar nga zero deri 100+ vjeç, iu morën nga 50 euro secilit me një të rënë të lapsit.  Për tekat e Edi Ramës, Veliajt dhe Agaçit. Kjo nuk mund të mbetet pa përgjegjës. Ndryshe merreni reformën në drejtësi pastaj dhe pijini lëngun./Kapitali.al

francesco beccheti


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj