LIVE UPDATES
Aktualitet

“Befas na dilnin përpara kuaj, lopë, dhi”, profesorja gjermane e turizmit për Shqipërinë

Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.

31 Gusht 2022, 09:21 Nga d.a.
“Befas na dilnin përpara kuaj, lopë, dhi”, profesorja
foto ilustruese

TIRANË-Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.

Deutsche Welle: Zonja Klein, ju zgjodhët Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Si e morët këtë vendim?

Anna Klein: Ne donim të shkonim në jug me kamper-in tonë, sepse vitin e kaluar ishim në veri. Këtë radhë donim ta kishim pak më ngrohtë. Vendet e tjera, si Kroacia, Sllovenia etj.  i kishim vizituar, Shqipëria na u duk pak më ekzotike dhe ndryshe.

​​Ju shkuat për diell, por përfunduat edhe në një stuhi të rrezikshme.

Po, patëm një "aventurë" në Kanionin e Langaricës, në Përmet, teksa po e përshkonim më këmbë. Ishte një rrugë që nuk kishte asnjë pikë uji. Sapo kishim mbërritur nga fundi, pamë që moti nisi të ndryshonte. U kthyem menjëherë me shpejtësi, gati me vrap. Ndërsa për të shkuar na ishin dashur 4 orë, kthimin e bëmë gati për një orë. Vetëm për një fije shpëtuam. Stuhia ishte e frikshme, me bubullima dhe vetëtima, qielli u nxi, nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Vajza e vogël, e cila është gjashtë vjeçe u tremb shumë. Megjithatë, e gjithë përvoja në Shqipëri ishte shumë e bukur. 

Si specialiste e fushës, cilat janë sipas jush përparësitë e turizmit në Shqipëri?

Natyra dhe pamja që të shpaloset nëpër udhëtime. Kombinimi mal, det, liqene. Do të veçoja udhëtimin me traget në Liqenin e Komanit, Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, me një panoramë mahnitëse. Rrugët janë më të mira se ç'i kisha pritur. Në veri të Shqipërisë, nëpër male kishte edhe vende ku rruga përfundonte, dhe pastaj ngushtohej shumë dhe bëhej e rrezikshme. Së dyti janë njerëzit, dhe ajo që më ka befasuar më shumë është se edhe në zonat më të thella gjen edhe më të moshuar që flasin anglisht. Për dy vajzat tona ishin edhe kafshët interesante.

Vajzat tona numëruan gjithsej mbi 150 qenë. Në Shkodër ishte për ta një përjetim i bukur, sepse befas na dilnin në rrugë kuaj, lopë, dhi. Për fëmijët kjo është diçka e veçantë. Së treti, janë dhe trashëgimitë kulturore, por aty kërkon pak më shumë menaxhim.

Çfarë do të ndryshonit ju po ta kishit në dorë menaxhimin e turizmit në Shqipëri?

Unë do të insistoja që krahas rrugëve automobilistike të kishte edhe rrugë për këmbësorë. Dhe sa u përket kampingjeve, do të përmirësoja infrastrukturën e tyre: Për shembull, vendi për larjen e pjatave duhet të jetë i ndryshëm nga ai i dhëmbëve.  Në shumë kampingje, jo ato në breg të detit, por më në thellësi, kishte vetëm një banjë dhe asgjë tjetër. Për ne që vijmë me automjetet tona, është me rëndësi të gjejmë edhe vende ku të hedhim ujërat e pista, rrymë elektrike dhe çezma me ujë të rrjedhshëm. Por ne këto mangësi i prisnim dhe nuk na zhgënjyen. Ajo që na befasoi pak ishin mbeturinat e hedhura me vend e pa vend, në Parqe Natyrorë, Kombëtare, në liqene, në lumenj. Dhe kam përshtypjen se kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin. 

Ju i ratë Shqipërisë kryq e tërthor dhe takuat shumë turistë. Cili është turisti që haset me shpesh ne Shqipëri?

Kam përshtypjen se turisti tipik që vjen në Shqipëri, nëpër resorte dhe hotele buzëdetit, janë vetë shqiptarët, shumica nga mërgata që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, ose shqiptarë nga vendet përreth, Kosova, Maqedonia e Veriut. Turistët perëndimorë, si ne, vijnë për të zbuluar vendin dhe për pak aventurë dhe nuk shqetësohen fort për mungesën e komfortit. Shumica e tyre vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Polonia. ​​​

Qeveria shqiptare është duke i ristrukturuar zonat turistike. Cila do të ishte këshilla juaj?

E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e bëra në vende të tjera, si për shembull në Kroaci, në Dubrovnik, që është vendi tipik i keqmenaxhimit turistik. Pra, nuk mjafton vetëm të promovosh dhe të bësh reklamë për turizmin, por duhet menduar qysh më parë edhe se si t'i drejtosh flukset e turistëve.

Këtë tani për tani e bën vetëm infrastruktura e papërfunduar. Shumë vende kanë mbetur të bukura, sepse nuk janë bërë ende rrugët automobilistike që të çojnë deri aty. Në Himarë kishte shumë plazhe ku nuk mund të shkoje me makinë, dhe ato kishin mbetur shumë të bukura. Por nëse shtrohet rruga automobilistike pa menaxhuar flukset e turisteve atëherë këto plazhe vetiu që do të prishen. Pra, duhen pasur parasysh kapacitetet e tyre. Dhe këto gjëra duhen planifikuar që më parë, në bashkëpunim me banorët e zonës. Sepse rreziku është, që kur është vetëm një investitor dominant, atëherë rajoni zhvillohet në një drejtim që mund të mos përkojë me interesat e banorëve të zonës./DW/

anna klein turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj