LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Berisha: Do vendosim para ligjit këdo që përfiton nga amnistia! BE të insistojë kundër nismës

Sipas Berishës, PD-ja në pushtet do ta bëjë të paligjshme këtë amnisti dhe personave që do të përfitojnë prej saj do t’i kërkojë burimin e të ardhurave.

18 Korrik 2022, 12:09 Nga k.m.
VD-Berisha: Do vendosim para ligjit këdo që përfiton nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përshëndeti sot vendimin për të hapur negociatat me Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Berisha nga selia e PD ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga projekti i amnistisë fiskale. Sipas Berishës, PD-ja në pushtet do ta bëjë të paligjshme këtë amnisti dhe personave që do të përfitojnë prej saj do t’i kërkojë burimin e të ardhurave.

"Unë iu bëj thirrje qeverive të vëndeve anëtare dhe Komisionit Europian të insistojnë gjer në fund kundër miratimit të këtij ligji, që dëshmon lidhjet e tmerrshme të regjimit të Edi Ramës me organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit. Përndryshe, PD angazhohet para partnerëve tanë se, me të ardhur në pushtet ajo do të invalidojë aministinë fiskale e kriminale të Edi Ramës dhe do të vendosë para ligjit të gjithë personat që kanë përfituar nga kjo amnisti, duke u kërkuar origjinën e të ardhurave. Emrat e këtyre personave do t’u jepen një për një, po ashtu organeve fiskale e të drejtësisë së vendeve perëndimore që të përndiqen dhe atje nëse kanë eventualisht vendqëndrime në BE apo Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada, etj. Si përfundim, edhe njëherë i shpreh mirënjohje BE së për hapjen e negocjatave, turp bukashkalit Edi Rama nëse ai nuk tërhiqet nga legalizimi i parave që mafia shqiptare ka grumbulluar kriminalisht jashtë dhe brenda vendit,"-tha Berisha.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KRYETARI I PD, SALI BERISHA:

Për hapjen e negociatave me BE-në.

Tiranë, më 18 korrik 2022
 
Këto ditë, do të mbahet Konferenca e parë e Qeverisë Shqiptare me Komisionin Europian, akt që shënon hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, hapje që me terma konkrete ndodh në një kohë të dytë, pas konferencës së parë. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike, e cila ka qenë dhe mbetet lokomotivëe proceseve të integrimit, shpreh mirënjohjen më të thellë dhe falenderimin më të përzemërt për Komisionin Europian dhe vëndet anëtare të BE-së për vendimin e tyre fisnik dhe miqësor ndaj Shqipërisë, aspiratave të shqiptarëve për integrimin e plotë të vendit të tyre në BE, si e ardhmja më e shkëlqyer e këtij vendi. Me këtë rast, siguroj BE-në, Komisionin dhe vëndet anëtare se, Partia Demokratike sot në opozitë do të mbështesë dhe nesër në pushtet do të ndërmarrë dhe miratojë çdo akt, vendim, ligj dhe reformë të nevojshme për avancimin e procesit të integrimit të vendit në BE. Unë, jam sot këtu gjithashtu për t’i kërkuar Edi Ramës, publikisht që në përgjigje të këtij vendimi fisnik të vëndeve anëtare dhe Komisionit Europian, të mos guxojë të provokojë partnerët tanë por të deklarojë menjëherë se, ai heq dorë përfundimisht nga ligji i aministisë fiskale, kundër të cilit është shprehur haptas Komisioni Europian; janë shprehur qartë dhe vende anëtare të BE, qoftë dhe me karriget bosh në takimin e tij të fundit; janë shprehur kundër edhe parnerët tanë jashtë BE-së; janë shprehur kundër Dhomat e Biznesit të SHBA, Gjermanisë, Francës, Turqisë dhe dhomat e biznesit shqiptar. Edi Rama duhet të kuptojë se problemi më madhor që vëndet anëtare të BE-së dhe partnerët tanë kanë me Shqipërinë është kriminaliteti shqiptar dhe eksportimi i tij në vendet të tjera. Legalizmi i parave të krimit të shqiptarëve është mesazhi më i keq që iu dërgohet këtyre vendeve, agjensive të tyre të zbatimit të ligjit dhe inkurajimi i madh për organizatat kriminale shqiptare. Nga ana tjetër, unë iu bëj thirrje qeverive të vëndeve anëtare dhe Komisionit Europian të insistojnë gjer në fund kundër miratimit të këtij ligji, që dëshmon lidhjet e tmerrshme të regjimit të Edi Ramës me organizatat kriminale brenda dhe jashtë vendit. Përndryshe, PD angazhohet para partnerëve tanë se, me të ardhur në pushtet ajo do të invalidojë aministinë fiskale e kriminale të Edi Ramës dhe do të vendosë para ligjit të gjithë personat që kanë përfituar nga kjo amnisti, duke u kërkuar origjinën e të ardhurave. Emrat e këtyre personave do t’u jepen një për një, po ashtu organeve fiskale e të drejtësisë së vendeve perëndimore që të përndiqen dhe atje nëse kanë eventualisht vendqëndrime në BE apo Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada, etj. Si përfundim, edhe njëherë i shpreh mirënjohje BE së për hapjen e negocjatave, turp bukashkalit Edi Rama nëse ai nuk tërhiqet nga legalizimi i parave që mafia shqiptare ka grumbulluar kriminalisht jashtë dhe brenda vendit.

Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pasi u refuzua dhe u kundërshtua publikisht herën e parë që u propozua, u rikthye edhe njëherë me Këshillimin Kombëtar. Sipas projektligjit që ëshët prezantuar deri më tani, shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Projektligji parashikon në mënyrë jo shumë bindëse se politikanët dhe familjarët e tyre të afërt nuk do të mund të përfitojnë, por në kushtet e “familjarëve të afërt” kanë vendosur kriterin e gjendjes civile “në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

sali berisha amnistia fiskale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj