16 Maj 2023, 12:40
Nga A.B
Kufiri
Flukset migratore në kufijtë e Shqipërisë apo brenda saj, që e përdorin si një portë drejt Bashkimit Europian shënuan rënie në vitin e shkuar.
Raporti i Avokatit të Popullit që analizon të drejtat e emigrantëve të huaj, i referohet të dhënave të Policisë së Shtetit dhe Frontex ku për vitin 2022 rezultojnë të kenë hyrë 6628 persona në tuaj në territor.
“Migrantët pasi identifikohen në kufi, në afërsi të tij apo brenda në territorin e vendit tonë, shoqërohen nga patrullat e policisë kufitare në bashkëpunim me punonjësit e FRONTEX-it, për në Qendrën e Përkohshme të pritjes së migrantëve të parregullt, e cila ndodhet në afërsi të stacionit të policisë kufitare në Kapshticë. Për periudhën Janar– Dhjetor 2022, në këtë Qendër janë shoqëruar dhe akomoduar 6628 persona, nga të cilët 3856 persona kanë hyrë për herë të parë në territorin e Shqipërisë dhe 2772 persona janë përsëritës. Krahasuar me të dhënat e tre viteve të fundit, ka patur një rënie të fluksit të migrantëve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga kjo pikë kufitare”, vlerëson raporti.
Emigrantët janë kryesisht nga Siria ndërkohë që pjesa tjetër me e vogël i takon vendeve si Afganistani, Iraku, Palestia.
“Ndërkohë, 3800 persona kanë marrë urdhër largimi dhe 32 janë referuar në azil, 2 janë shoqëruar në Kareç dhe 23 në qendrat sociale. Grupet e migrantëve që konsiderohen me risk janë gratë dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç. Statistikat tregojnë se, gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në mënyrë të parregullt 295 fëmijë nën moshën 18 vjeç, 41 prej te cilëve femra dhe 254 meshkuj. Po kështu janë deklaruar 122 gra mbi moshën 18 vjeç dhe 41 vajza nën moshën 18 vjeç. Referuar shtetësisë, migrantët në shumicën e tyre kanë qenë nga Siria (2281), Afganistani (264), Iraku, Palestina, Maroku, Algjeria etj”, vlerëson raporti i Avokatit të Popullit.
Raporti vlerëson se nisur nga statistikat e periudhës 6-mujore për vitin 2022, nga 2328 persona që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë nga kufiri me Greqinë në zonën e Kapshticës, në intervistat e zhvilluara nga ekipet e policisë kufitare në bashkëpunim me FRONTEX, rezulton se, asnjë nga migrantët e parregullt nuk kishte aplikuar pranë autoritetit shtetëror në vendin tonë për Azil.
Ndërkohë përgjatë periudhës janar –dhjetor 2022 në territorin kufitar të Qarkut të Gjirokastrës sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Emigracionit Gjirokastër janë evidentuar 2331 të huaj të parregullt.
Një pjesë e tyre kanë qenë përsëritës (993) në hyrjen nga kufiri grek në territorin shqiptar./MONITOR
emigrantet
Aktualitet
16 Maj 2023, 12:33
A.B
Plazhe
TIRANË- Shqipëria renditet e dyta në listën e 10 vendeve më të kërkuara për të kaluar pushimet verore n...
Aktualitet
16 Maj 2023, 12:26
m.s
foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident me pasojë plagosjen e tre persona ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e “L...
Aktualitet
16 Maj 2023, 12:04
m.s
numerimi i votave
DIMAL- Në garën për Këshillin Bashkiak në Dimal, Partia Socialiste ka marrë 11 mandate, ndërsa Partia ...
Aktualitet
16 Maj 2023, 11:56
A.B
Pirro Dhima dhe Fredi Beleri
TIRANË- Peshëngritësi shqiptar Pirro Dhima i cili jeton në Greqi, ka uruar fitoren e Fredi Belerit në...
Aktualitet
16 Maj 2023, 11:55
A.B
Policia
TIRANË- Një konflikt mes dy të miturve ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Policia bën të ditur se ngjarja k...
Aktualitet
16 Maj 2023, 11:38
A.B
Edi Rama
TIRANË- Humbja e thellë e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka tronditur opozitën dhe ka lënë të shokuar mb&eum...
Aktualitet
16 Maj 2023, 11:48
m.s
Policia Vlore
VLORË- Blutë e Vlorës kanë referuar materialet në Prokurori për tre raste të ndryshme, të cilat kan&...
Aktualitet
16 Maj 2023, 11:25
A.B
Kandidatet
TIRANË- Zgjedhjet elektorale do e kenë një humbës. E në rastin e vendit tonë, shumica ishin të opozitës....
Aktualitet
16 Maj 2023, 11:04
m.s
numerimi i votave
BERAT- Edhe Berati është bërë “mavi”. Në garën për Këshillin Bashkiak në Berat,...
Aktualitet
16 Maj 2023, 10:50
m.s
numerimi i votave
KORÇË- Në garën për Këshillin Bashkiak në Korçë, PS ka marë 23 mandate. Një s...