Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Sipas njoftimit zyrtar, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, aksionet e forcave të rendit çuan në arrestimin në flagrancë të dy personave dhe procedimin e një të treti, pas vatrave të regjistruara në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.

TIRANË- Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor-korrik 2026, ku 29 shtetas kanë përfunduar në pranga ose nën hetim.
Sipas njoftimit zyrtar, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, aksionet e forcave të rendit çuan në arrestimin në flagrancë të dy personave dhe procedimin e një të treti, pas vatrave të regjistruara në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
Në Kavajë u arrestua 51-vjeçari S.Ç., i cili ndërmori një zjarr për pastrimin e tokës së tij, duke shkaktuar djegien e kullotave dhe 300 pemëve frutore. Në Vorë, 43-vjeçari A.D. u vu në pranga pasi dogji një sipërfaqe toke të mbjellë me dru frutorë në pronësi të një tjetër shtetasi, ndërsa në Mallakastër nisi procedimi për 39-vjeçarin O.B., automjeti i të cilit shkaktoi shkëndija elektrike gjatë transportit të një makine tjetër, duke shkaktuar djegien e dhjetëra pemëve të arrës.
Autoritetet ftojnë publikun të denoncojë çdo rast të tentativës për zjarrvënie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë ligjor.
Njoftimi nga Policia e Shtetit:
"29 autorë të zjarrvënieve të arrestuar/ proceduar në qershor dhe në dy javët e para të korrikut. Vijojnë masat në terren dhe hetimet për parandalimin e zjarrvënieve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin apo tentojnë të ndezin zjarre, duke dëmtuar sipërfaqe toke, bimësinë, pemëtarinë, pronën, shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, të dyshuar si autorë të 3 zjarrvënieve në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
Gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të muajit korrik 2026, janë arrestuar/ proceduar 29 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.
Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe veprimeve operacionale të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe, me objektiv vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, u identifikuan 3 autorë të dyshuar në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
Konkretisht:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi, si pasojë e zjarrit që ndezi në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, u dëmtuan kullota në këtë fshat dhe 300 pemë (agrumesh dhe ullinjsh).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, pasi, si pasojë e zjarrit që ndezi në sipërfaqen e tokës në pronësi të një shtetasi tjetër, u dogj një sipërfaqe toke në këtë fshat, e mbjellë me dru frutorë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi gjatë tërheqjes me karrotrecin që drejtonte të një automjeti të aksidentuar, janë shkaktuar shkëndija elektrike, të cilat janë përhapur dhe kanë djegur dhjetëra pemë arre në pronësi të një shtetasi, në fshatin Romës.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon sërish ndaj të gjithë qytetarëve, fermerëve dhe pronarëve apo poseduesve të kullotave që, në asnjë rrethanë, të mos ndezin zjarr.
Gjithashtu, praktika e gabuar dhe penalisht e ndëshkueshme e djegies së mbeturinave në toka bujqësore ose kullota përbën rrezik për përhapjen e pakontrolluar të flakëve, si dhe për dëmtimin e pronës, shëndetit dhe jetës.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë menjëherë çdo shtetas që tenton të kryejë zjarrvënie, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm dhe veprim në përputhje me ligjin.",njofton Policia./Dosja.al
rezervuari në fshatin Gjinikas në Bashkinë Maliq KORÇË- Një fenomen shqetësues ka goditur rezervuarin e fshatit G...
Aurora Tila ITALI- Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Piace...
FUSHË- KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka vënë në pranga Riza Mirin, i dyshuari kryesor për plagosjen me thikë...
Renis Dobra TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve ndaj A...
Arjan Ndoja TIRANË-Procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019 ...
Todi Llupi FIER- Aktori dhe humoristi i mirënjohur Todi Llupi, një prej figurave më të dashura të Estradës së Fierit wsh...
VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e kësaj të marte në kodrat e lagjes “15 Tetori&rdqu...
Hashim Thaçi KOSOVË- Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë liri...
TIRANË- Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksio...
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura prokurimi me vlerë të kombinuar rreth 474.7 milionë lekë, o...