Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
• Ditën e sotme është zhvilluar në Tiranë dita e 45-të e protestës, përmes së cilës është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Ata kanë filluar grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, ku pas kësaj kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe kanë zhvilluar fjalimet e tyre. • Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë folur në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku kanë artikuluar kërkesat e tyre dhe kanë shprehur pakënaqësit ndaj qeverisë. • Një qytetare ka deklaruar se është bashkuar me tubimin për të kërkuar ndryshim dhe për t’i dhënë fund tranzicionit të zgjatur në vend. • Ajo u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë, duke theksuar se protesta zhvillohet për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Një shqiptare e ardhur nga Norvegjia u shpreh krenare për reagimin e protestuesve dhe theksoi se kërkesat e qytetarëve duhet të dëgjohen nga institucionet. • Një pensionist u ka bërë thirrje Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit që të qëndrojnë në krah të qytetarëve. • Ai akuzoi kryeministrin se po krijon përçarje dhe po sillet si padron i shqiptarëve. • Një protestuese e pranishme në tubimin e zhvilluar në Tiranë ka kritikuar mënyrën e shpenzimit të fondeve publike, duke pretenduar se ndërsa mungojnë ilaçet për pacientët në spitalin Onkologjik, qeveria shpenzon miliona euro për aktivitete artistike. • Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për bonusin e qirasë dhe akuzoi zyrtarë të qeverisë për sjellje të papërshtatshme. • Një biznesmen nga Vlora akuzoi qeverinë për keqqeverisje dhe korrupsion, ndërsa tha se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. • Një vogëlush tha se edhe fëmijët kanë arsyet e tyre për të dalë në tubim. • Ai u shpreh se mungesa e hapësirave publike për lojë është një nga shqetësimet kryesore, duke akuzuar qeverinë se ka zënë vendet ku luanin fëmijët. • Një qytetar i pranishëm në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mes deputetit socialist Erion Braçe dhe një gazetari. • Ai e cilësoi të papranueshëm sulmin ndaj këtij të fundit dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment kritik. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.
19 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar tubimin me një marshim përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Gjatë ecjes, protestuesit kanë brohoritur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij./Dosja.al
TIRANË- Një biznesmen nga Vlora, ka marrë pjesë në protestën para Kryeministrisë këtë te martë, ku ka mbajtur një fjalim me tone të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike. Ai akuzoi qeverinë për keqqeverisje dhe korrupsion, ndërsa tha se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
“Erdhën të ndarë, na erdhën si engjëj, por janë ortakë. Nisën me vjedhje, vazhduan me grabitje, dhe me pengmarrje. Ky zotëria që bën si i pafajshëm i dha 61 bashkitë. Jo në burg, por duhen çuar në punë të detyruar të dy. Edi Rama shan protestën. Kërkon certifikatë sigurie nga protesta. Ka gjysmën e kabinetit në burg. Kërkon llogari këtu te rinia…”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mes deputetit socialist Erion Braçe dhe një gazetari. Ai e cilësoi të papranueshëm sulmin ndaj këtij të fundit dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment kritik.
“Jemi në një pikë shumë kritike të historisë së Shqipërisë. Njerëz të vegjël po bëjnë hije të madhe. Erion Braçe ka sulmuar një gazetar, kjo është jashtëzakonisht e papranueshme. Ai e ka guximin të dalë në media sociale dhe të viktimizohet. Një njeri i tillë nuk mund të na sulmojë as fizikisht as verbalisht.
Sado fjalë të bukura mund të dëgjoni nga ta, gjithësecili duhet të bëjë një reflektim tek vetja. Nëse jeni të zhgënjyer, ejani në protesë. Nëse mendoni se ndiheni ta padëgjuar, ejani në protestë. Na sulmojnë, na ofendojnë por ne durojmë, pasi nuk biem në nivelin tuaj”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese e pranishme në tubimin e zhvilluar në Tiranë ka kritikuar mënyrën e shpenzimit të fondeve publike, duke pretenduar se ndërsa mungojnë ilaçet për pacientët në spitalin Onkologjik, qeveria shpenzon miliona euro për aktivitete artistike. Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për bonusin e qirasë dhe akuzoi zyrtarë të qeverisë për sjellje të papërshtatshme.
“Jam shumë e indinjuar pasi kryeministri dha 4.2 milionë euro për Kanye West, harxhon lekë për muzikë dhe s’ka lekë për ilaçe për Onkologjikun. Një mikesha ime, kërkoi bonusin e qirasë dhe i thanë se merr 80,000 lekë pagë dhe nuk i takon, ndërkohë që ka dy fëmijë për të rritur dhe 40,000 lekë qira. Duhet të bëjmë denoncim për këta, Taulant Balla pa turp kërcënon një fëmijë”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një pensionist i cili ka qënë pjesëmarrës në protestën e zhvilluar në Tiranë këtë të martë, u ka bërë thirrje Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit që të qëndrojnë në krah të qytetarëve. Ai akuzoi kryeministrin se po krijon përçarje dhe po sillet si padron i shqiptarëve.
“U bëj thirrje Forcave të Armatosura dhe Policisë që të bashkohen me popullin. Ai është në krye dhe kërkon të krijojë përçarje. Sot sillet si padron i shqiptarëve”, deklaroi pensionisti./Dosja.al
TIRANË- Një shqiptare e ardhur nga Norvegjia ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e saj për qytetarët që kanë dalë në tubim. Ajo u shpreh krenare për reagimin e protestuesve dhe theksoi se kërkesat e qytetarëve duhet të dëgjohen nga institucionet.
“Unë sot kam ardhur nga Norvegjia për të mbështetur protestat në Shqipëri. Dua të them që jam krenare për atë që po bën populli shqiptar. Jam e lumtur që ju doni të mbroni gjënë tuaj.
Faleminderit, jam krenare që ne shqiptarët jemi ngritur për këtë gjë. Kemi dhënë shembull sesi dueht të protestohet. Duhet që të dëgjohen dëshirat dhe kërkesat e qytetarëve. Dua të them që jeni duke bërë gjënë e duhur”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një qytetare, pjesëmarrëse në protestën e zhvilluar në Tiranë, ka deklaruar se është bashkuar me tubimin për të kërkuar ndryshim dhe për t’i dhënë fund tranzicionit të zgjatur në vend. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë, duke theksuar se protesta zhvillohet për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
“Jemi këtu për Shqipërinë, për shqiptarët. Për t’i thënë stop tranzicionit 35-vjeçar. Ju bijtë e komunistëve që mbani pushtetin, protestuesit ju kanë thënë; ju ka ardhur fundi. Nuk e mbani dot të ardhmen e shqiptarë peng, apo të ardhmen e tyre jashtë Europe. Shqiptarët e kanë kuptuar fytyrën e Edi Ramës.”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare shënon sot ditën e 45-të të tubimit. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në shëshin "Skënderbej" për të vazhduar më vonë marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë.
Edhe kjo ditë është shoqëruar me thirrje për rrëzimin ë klasës politikë si dhe më pankarta pikante të përgatitura nga qytetarët./Dosja.al


TIRANË- Një protestues, i cili e cilësoi veten si student të dhjetorit, ka shprehur shqetësimin për situatën në vend dhe problemet që prekin edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ai tha se ka dalë në protestë për shkak të vështirësive që përballojnë familjarët e tij në Shqipëri, veçanërisht për shkak të pensioneve të pamjaftueshme.
“Jam student i dhjetorit, në atë kohë u mblodhëm që të rrëzonim regjimin që kishte bërë shumë dëme. Ishim entuziastë sepse mendonim që tranzicioni do të zgjaste 15 vite. Problemet vijnë edhe në shtëpinë e diasporës sepse për çdo problem duhet t’ju përgjigjemi, pensionet nuk mjaftojnë për kafe jo më për ilaçe, kjo është fatkeqësi që të gjithë e vuajmë”./Dosja.al
TIRANË- Një protestues i moshuar ka reaguar gjatë tubimit, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe mënyrën e qeverisjes së tij. Ai tha se Rama nuk do të largohet nga pushteti pa presion dhe paralajmëroi për përshkallëzim të situatës politike.
“Rama është në vdekje klinike, nervore. Ai nuk ikën pa dhunë. Nuk e lëshon ndryshe. Nuk do të ketë një 97-të të dytë, por do të ketë një 21 janar të dytë. Po të kishte pak tru ai, do të ikte. Por ai nuk ka përmbajtje nervore dhe materie nervore.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një studente pjesëmarrëse në protestën e zhvilluar në sheshin “Skënderbej” ka shprehur shqetësimet e të rinjve për arsimin, punësimin, kostot e jetesës dhe mungesën e mundësive për të ndërtuar të ardhmen. Ajo tha se problemet nuk lidhen vetëm me arsimin, por janë shtrirë edhe në sektorë të tjerë të jetës së të rinjve.
“Arsimi sot ka rënë. Ka rënë ideja e të bërë universitet. Modelet e suksesit nuk janë më ato që mund të studiosh. Mungon meritokracia. Kostot e jetesës janë të larta. E kemi të pamundur të blejmë një shtëpi apo të krijojmë një familje. Mungojnë politikat sociale, veçanërisht për çështjet e strehimit”, u shpreh ajo./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka ngritur shqetësime për situatën në vend, duke akuzuar qeverinë për mungesë vëmendjeje ndaj problemeve të qytetarëve. Ai kritikoi gjuhën e përdorur nga kryeministri dhe kërkoi që prioritet të jenë shëndetësia dhe shërbimet bazë, duke përmendur gjithashtu mungesën e mjeteve për përballimin e zjarreve.
“Na detyrojnë hallet dhe problemet të dalim. Kur një kryeministër na quan korba dhe sorra çfarë mund të presësh.Ai ka këtë lloj gjuhe sepse është arrogant, por turp që përdor këtë gjuhë.
Gjëja e parë që duhet rregualluar është shëndetësia, jo të jepen paratë për koncerte.
Zjarret fiken me degë dushku, s’ka një zjarrfikëse po të bjerë zjarr”./Dosja.al
TIRANË- “Jam ish-minator, në Valias. Na premtuan statusin e ish-minatorit, por nuk na e dhanë. Na dhanë hiçgjë. Na mashtruan”, u shpreh ai.
TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Ata finalizojnë sot ditën e 45-të të protestës së tyre, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Ju erdhi fundi!”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.
Çdo ditë, protestuesit kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur fjalime, pankarta dhe simbole që tashmë janë bërë pjesë e identitetit të kësaj lëvizjeje./Dosja.al

TIRANË- Një i ri pjesëmarrës në protestë ka akuzuar institucionet për mungesë reagimi ndaj kërkesave të qytetarëve, duke deklaruar se edhe në vitin 2026 ende kërkohen të drejta bazike. Ai kritikoi premtimet e pambajtura dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë, duke e cilësuar situatën si një problem serioz për shoqërinë.
“Jemi në 2026 dhe kërkojmë ende të drejta bazike, bëjnë premtime imagjinare dhe nuk zbatojnë asgjë. Harxhojnë 4 milionë euro për të prishur algoritmin dhe janë vetën tradhtarë të kombit. Populli duhet të dalë sepse po bëni krim duke qëndruar në shtëpi”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Shqiptari i diasporës i cili u sulmua ditën e sotme nga deputeti i PS-së, Erion Braçe është një nga qytetarët i cili po merr pjesë në protestën e ditës së sotme. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se punon si guzhinier në Angli. I riu u shpreh se është larguar nga vendi që në vitin 2011, për shkak të papunësisë dhe padrejtësisë.
Ai theksoi se Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka bërë Librazhdin Pakistan, pasi kanë ikur të gjithë nga papunësia. Ai sqaroi se nuk është i shitur tek asnjë parti politike, por dëshiron që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë për të jetuar.
Protestuesi: Nuk e di nga më njeh Braçe. Më ka fiksim a nuk e di. Dinte informacione që jam drogaxhi, iu sul Marselit u preka, mbajta distancën. E mbajta veten. Pres laknor, jam guzhinier. Në Angli. Që në 2011. Jam larguar papunësia, padrejtësia. Kam 15 vjet guzhinier. Kjam çdo gjë me foto, video. Isha në Shqipëri kemi bërë një dasëm 300 veta. Unë jam shettësi britanike. Ju ka ardh fundi. Jam kthyer se nuk i shoh më dot këto fytyra në zyrat e shtetit. Të veshur me veshje të shtrenjta dhe në spital nuk ka paracetamol. Këto me makina të shtrenjta.
Taulant Balla e ka bërë Librazhdin Pakistan. Kanë ikur të gjithë nga papunësia. Krimi, droga. Më shumë ka drogë këtu se në Angli. Nuk jam i shitur, nuk jam as me Agronin, as me Adriatikun. Nuk jam i shitur dhe as nuk shitem. Kam lënë punën, guzhiner dhe kam makinën që e mbaj si taksi. Njerëzit me aftësi ndryshe, i marr dhe i çoj në shkollë dhe i kthej në shtëpi. Më thonë je shqiptar çfarë do këtu. Pse nuk ikën. I them ka korrupsion. Dua të kthehem, kam premtuar se do hap dhe një restorant peshku./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë filluar grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ku pas kësaj pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 45-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al