Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
• Shqipëria ka mbyllur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. • Vendimi u mor ditën e sotme në Bruksel, gjatë Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. • Bëhet fjalë për Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë. • Me mbylljen e këtyre 3 kapitujve, Shqipërisë i mbeten edhe 30 të tillë. • Në kuadër të kësaj është mbajtur edhe një konferencë për mediat, në të cilën kanë folur kryeministri i vendit Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. • Protestat masive që kanë përfshirë vendin prej 45-ditësh, ligi për zonat e Mbrojtuar dhe ai për investimet strategjike e kanë ndjekur kreun e qeverisë edhe në Bruksel. • Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria po jep rezultate dhe po sjell standardet europiane më pranë qytetarëve të saj. • Rama u shpreh optimist për mbylljen e kapitujve të tjerë të Shqipërisë në BE. • Në konferencën për mediat pas Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri deklaroi se Shqipëria po ecën sipas kalendarit të dakordësuar me Komisionin Evropian. • Kryeministri është ndalur edhe tek projekti në Zvërnec, i cili u bë shkaku i nisjes së protestave masive, përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e tij. • Në lidhje me këtë ai deklaroi se gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. • Kjo duke shtuar se ky projekt do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën. • Lideri i qeverisë deklaroi nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka përmbushur misionin e tij. • Rama premtoi realizimin e një prej kërkesave të protestuesve, atë të ligjit për zonat e Mbrojtura. • Në kuadër të kësaj, kryeministri Rama theksoi se ligjn për zonat e Mbrojtura do bëhet sipas standarteve të BE. • Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se janë mbyllur tre kapitujt e parë me Shqipërinë, duke theksuar se reformat duhet të vijojnë të thellohen. • Kos foli për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen. • Ajo shtoi se është rënë dakord edhe para protestave që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. • Sipas saj, këto do të bëheshin për kapitullin 27. • Duke u ndalur të protestat, Kos tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë është një gjë e rëndësishme.
8 artikuj për këtë temë.
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos deklaroi nga Brukseli se Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate në BE. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kos u shpreh se të gjithë kandidatët duhet të japin rezultate, duke u ndalur konkretisht tek Mali i Zi.
Në lidhje me këtë, ajo tha se BE mbështet Malin e Zi për përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2026. Sipas saj, sa më shumë që vendi i afrohet fundit të pjesës teknike të negociatave për anëtarësim, aq më shumë mund të përshpejtohet procesi.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Siç e dini Kris, zgjerimi nuk funksionon me data, por sa më shumë vendi i afrohet fundit të pjesës teknike të negociatave për anëtarësim, më shumë mund të themi apo më shumë mund të përdorim vite. Po mbështesim Malin e Zi për përmbylljen e negociatave deri në fund të 2026-s. Është një vizion që e kanë vendosur ata për veten e tyre dhe ashtu siç tha Thomasi, më vonë do të shohim se sa shpejt do të ecë procesi i ratifikimit dhe më pas, ne mbështesim vizionin e qeverisë shqiptare për të mbyllur kapitujt deri në fund të 2027-s dhe po mbështetim vizionin e qeverisë së Moldavisë për t'i mbyllur të gjithë kapitujt deri në fund të 2028-s.
Na duhet që të gjithë të jenë në të njëjtën barkë. Na duhet që së pari kandidatët të japin rezultate dhe nuk është e lehtë dhe po flas edhe për përvojën time kur Sllovenia ka qenë vend kandidat dhe me gjasa, “aquis” sot janë tre herë më shumë sesa në vitet kur ne kemi negociuar. Kështu që kandidatët sigurisht duhet të japin rezultate. Pastaj duhet që dhe Komisioni Europian të nxitë ekipin gjatë tërë kohës dhe shumë prej tyre janë me mua sot këtu, me të gjithë bashkëpunëtorët, me të njëjtin numër bashkëpunëtoresh duhet të japim më shumë rezultate.
Kështu që dikush mund të thotë që ne po nxisim përpara procesin e anëtarësimit dhe në qoftë se e thonë që po e bëjmë këtë nëpërmjet dhënies së privilegjeve vendeve kandidate, kjo nuk është e vërtetë. Po e bëjmë këtë përmes mënyrave më të shpejta e më efektive. Për shembull kemi pasur një proces shumë të shpejtë të analizës së legjislacionit për Ukrainën dhe Moldavinë. Sigurisht na duhen shtetet anëtare dhe sigurisht na duhet një presidencë e mirë që është në fakt drejtuese e procesit dhe jam shumë e kënaqur që në katër presidencat e fundit kemi qenë me fat që secila prej tyre e ka pasur zgjerimin si përparësi kyçe dhe për mua, nëse mund ta them kjo është një recetë shumë e mirë, por është vërtetë punë e jashtëzakonshme.
Më lini t'ua them, ekipi im apo ekipet e mia që po punojnë me vendet kandidate kontrollojnë legjislacionin dhe kur them ekipi im nuk e kam fjalën vetëm për “DG ENEST” Janë të gjitha drejtoritë e përgjithshme të komisionit, të gjithë drejtorët e përgjithshëm, të gjithë komisionerët duhet të punojnë për këtë gjë. Vetëm bazuar në këtë mund të themi që për shembull jam pozitive për vizionin e 2028-s në 2028-n për Malin e Zi. Megjithatë Thomas thatë një gjë shumë të rëndësishme ajo çfarë ndodh sot dhe po theksojmë këtë ‘super të martë’ por po theksojmë edhe që është një vend, një ditë e veçantë sepse na motivon të gjithëve dhe shoh energjinë e veçantë që po shpaloset edhe në vendet e tjera kur Shqipëria për shembull evoluon, ecën përpara dhe kandidatët e tjera janë të motivuara.
Mali i Zi që ka një paketë financiare që e dinë sa do të kushtojë apo sa do të kontribuojnë, inkurajojnë dhe të tjerët. Kështu që pres që kjo energji pozitive të na japë edhe më tepër energji për konferencat e tjera ndërqeveritare që do të vijnë do të ketë shumë Thomas gjatë presidencës./Dosja.al
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos foli për projektin në Zvërnec, i cili ka ngjallur reagime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kos theksoi se mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen.
Ajo shtoi se është rënë dakord edhe para protestave masive që kanë përfshirë vendin, që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. Sipas saj, këto do të bëheshin për kapitullin 27.
Duke u ndalur të protestat, Kos tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë është një gjë e rëndësishme. Në fund, Komisionerja për Zgjerim tha se kapitulli 27 është një prej më kërkuesve, sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Ne nuk e shohim rrugëtimin e Shqipërisë dhe Bashkimin Europian në rrezik tek prova e sotme është që kemi mbyllur tre kapituj. Lidhur me projektin specifik, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE, kritere shumë të rëndësishme dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter. Po edhe përpara sesa të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura.
Gjithashtu do të shfuqizohej ligji për investime strategjike dhe këto ndryshime do duheshin bërë për të mbyllur negociatat për kapitullin 27 që ka të bëjë me mjedisin e ndryshimin e klimës dhe do t'i inkurajoja autoritetet, siç dëgjuam që do ta bëjnë këtë gjë, sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo është një çështje shumë e rëndësishme në debatin publik shqiptar. Protestat janë pjesë e proceseve më të gjera demokratike dhe mënyrës se si vendet mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë thelbësore e proceseve pluraliste demokratike kështu që, inkurajoj që qeveria shqiptare të marrë hapa përpara, të trajtojë shqetësimet e qytetarëve, por është ajo çfarë thashë që procesi i anëtarësimit është një proces në vazhdimësi.
Kapitulli 27 është një prej kapitujve më kërkues, kështu që sigurisht jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin kemi rënë dakord kur çelëm grup kapitujt. Jemi të sigurt që asgjë nuk do të ndodhë në këtë fushë që nuk do të jetë e harmonizuar me legjislacionin europian./Dosja.al
BRUKSEL- Lideri i qeverisë, Edi Rama deklaroi nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka përmbushur misionin e tij. Gjatë fjalës së tij në Konferencës së 9-të Ndërqeveritare të zhvilluar në Bruksel, Rama premtoi realizimin e një prej kërkesave të protestuesve, atë të ligjit për zonat e Mbrojtura.
Në kuadër të kësaj, kryeministri Rama theksoi se ligjn për zonat e Mbrojtura do bëhet sipas standarteve të BE. Megjithatë ai e vlerësoi këtë ligj, duke thënë se është nga më të mirët që ka vendi. Në fund, Rama nënvizoi se duhet të ndryshohet gjithçka që nuk është në pajtim me standardet evropiane.
Kryeministri Edi Rama: Edhe diçka tjetër sepse dua të sigurohem që nuk ka një tjetër keqinterpretim të formulimit. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për Investimet Strategjike, që është diçka për të cilën kemi rënë dakord, sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin për ligjin e ri. Ndërsa për ligjin e Zonave të Mbrojtura, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që e ka kërkuar këtë, por në fakt këtë ligj do ta rishikojmë mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe do të ndryshojmë brenda këtij ligji gjithçka që nuk është në përputhje me standardet europiane.Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërkohë që ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 100% standardet europianShfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, janë dy gjëra të ndryshme, thjesht sa për mos humbur në përkthim, siç ndodh./Dosja.al
BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur edhe tek projekti në Zvërnec, i cili u bë shkaku i nisjes së protestave masive, përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e tij. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri deklaroi se gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë.
Në lidhje me këtë, Rama tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, duke shtuar se ky projekt do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën. Ai hodhi poshtë shqetësimet për ndikimin mjedisor, duke theksuar se vendimi përfundimtar do të bazohet në standardet europiane.
Kryeministri Edi Rama: Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel, është një fjalë shumë komplekse, ka shumë organizma dhe ka shumë zëra në Bruksel. Për ne, të gjitha zërat në Bruksel janë mjaft të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht, që është zëri i Komisionit. Deri tani më duhet t’ju them se Komisioni është krye të gjithçkaje duke qenë shumë i mirë informuar, bazuar në fakte dhe arsyeja pse them gjithmonë, qysh prej një kohe të gjatë, që në këtë botë, informacioni apo sistemeve shume kaotikë informacioni dhe pikëpamjeve mjaft të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë, e gënjeshtra dhe gjysmë të vërtetat e të vërtetat e rreme, gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë, Komisioni mbetet në fakt ai që mban fort objektivitetin sepse Komisioni punon bazuar në fakte, punon bazuar në të dhëna, punon bazuar në burime të verifikuara, ndaj jam i sigurtë që edhe ju nëqoftëse do të kishit interes për faktet, për të dhënat, për burimet e verifikuara, do të kuptonit se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Projekti është ende punë në vazhdim. Projekti nuk është askund, nuk mund të shihet askund deri më tash sepse nuk është finalizuar dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces e sipër. Gjithçka po bëhet sipas rregullave qysh prej ditës së parë, pavarësisht emrave. Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon për të shkuar tek e vërteta dhe kur them sipas rregullave, kam vetëm një libër rregullash që vlen për ne, që është ‘’libri’’ i rregullave të standardeve të anëtarësimit dhe ‘’libri’’ i rregullave të Komisionit të Bashkimit Europian.
Pra ideja që Shqipëria do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me ‘’librin e shenjtë’’ të besimtarëve dhe ateistëve në Shqipëri, që janë standardet e parimet e BE, është pretendim pa bazë, pra nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Zero. Ne do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë e për Europën. Kjo është ambicia ime. Shqipëria duhet ta bëjë realitet për veten dhe për Europën dhe sigurisht, në proces do të jemi siç kemi qenë deri tani, shumë rigorozë për të kërkuar asgjë përpos standardeve më të larta. Do të kërkojmë vetëm diçka që do t'i bëjë të gjithë krenarë që e kanë këtë gjë në mes të Europës. Në të kundërt nuk do të ndodhë./Dosja.al
BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur optimist për mbylljen e kapitujve të tjerë të Shqipërisë në BE. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri deklaroi se Shqipëria po ecën sipas kalendarit të dakordësuar me Komisionin Evropian.
Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë shtoi se duhen ende shumë punë, ndërsa theksoi se është gati për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat, nëse ato shfaqen.
Në fund, ai tha se Irlanda ka dëshmuar përmes shembullit të saj se progresi eksponencial është i mundur dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveç ekselencës si objektiv.
Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë është e rëndësishme është që deri më tani, jemi në drejtimin e duhur me kalendarin tejet ambicioz që është diskutuar e për të cilin është rënë dakord në ndërveprimin tonë të ndërsjellë me Komisionin dhe falë detyrave të pareshtura të shtëpisë që kemi bërë deri më tani. Thënë kjo, kalendari bëhet gjithmonë e më shumë ambicioz dhe ne duhet të punojmë gjithmonë e më tepër pa reshtur. Nëqoftëse atmosfera do të vazhdojë ajo çfarë kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet dhe çdo detyrë shtëpie do të bëhet si duhet. Nëqoftëse atmosfera do të ndryshojë, atëherë do të shohim, por deri tani nuk kemi arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim atmosfere.
Dje në në takimin e Koalicionit të të Vullnetshëmve pati edhe një qasje, një këndvështrim për këtë proces, për vendet që janë në negociata aktive dhe mund të ndjeje lehtësisht, se te gjithë janë të prirur që të shtyjnë përpara dhe të gjithë janë të prirur të gjejnë mënyra edhe më të shpejta për ta mundësuar këtë. Kështu që jam shumë, shumë optimist në mënyrën shqiptare, që do të thotë, tragjikisht optimist. Kështu që gati për të ecur përpara dhe për tu përballur edhe me sfida, nëqoftëse se shfaqen, por siç e thashë në fjalën hyrëse, presidenca irlandeze na jep komfort sepse Irlanda është një vend që ka dëshmuar përmes shembullit, se progresi eksponencial është i mundshëm dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveç ekselencës si objektiv. Pra, të jesh i shkëlqyer në objektivin e Presidencës, do të thotë të mund të mbyllësh më shumë kapituj me ne dhe me të tjerët deri në fund të vitit dhe ne ju besojmë miqve tanë irlandezë, punës që po bëjmë me Komisionin dhe kemi besim tek partnerët kështu që deri tani gjithçka mirë./Dosja.al
BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se ditën e sotme janë mbyllur tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, Kos u shpreh se ky është një moment i madh për vendin, duke theksuar se kjo është “super e marta për zgjerimin”.
Ajo theksoi se Shqipëria është pjesë e familjes europiane dhe ka qenë në përputhje të plotë me Bashkimin Europian. Megjithatë, Kos nënvizoi se reformat duhet të vijojnë të thellohen.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: I dashur kryeministër Edi Rama I dashur ministër, i dashur Thomas, Sot mbyllëm, siç dëgjuam, tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një moment i madh për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Është një super e martë për zgjerimin dhe shqipëria është pjesë e saj. I mbyllëm kapitujt për Kërkimin Shkencor, për Arsimin, Kulturën dhe po kështu dhe Marrëdhëniet e Jashtme.
Tre përfunduan, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Këto janë fusha ku Shqipëria është tashmë pjesë e familjes evropiane. Praktikisht, Shqipëria ka qenë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së për shumë vite tashmë. Universitetet shqiptare janë pjesë e rrjetit të kërkimit dhe novacionit europian. Vendet që marrin pjesë në “Horizon Europe” dhe më shumë sesa 50 mijë studentë shqiptarë kanë marrë pjesë në “Erasmus+” qysh prej se programi nisi në 2014-n. Përgëzime të gjithë miqve tanë shqiptarë për punën e tyre dhe për këtë arritje. Kjo u bë e mundur sepse Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për sundimin e ligjit muajin e kaluar.
Piketat e ndërmjetme janë një portë hyrëse që çdo vend kandidat duhet ta kalojë përpara se sa të nisë të mbyllë kapitujt e negociatave. Por më lejoni të jem e qartë që ky është një hap i ndërmjetëm, që do të thotë se reformat në këtë fushë duhet të vazhdojnë e të thellohen. Lidhja midis progresit në anëtarësim dhe përputhshmërinë me kapitujt thelbësore do të jetë parimi udhëzues, ndërkohë që Shqipëria ecën përpara drejt objektivit të saj ambicioz për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027. Për këtë, ne inkurajomë që të vazhdohet progresi në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, në sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Ja pse tashmë ne mbështetemi te Shqipëria për të vazhduar e këmbëngulur për reforma thelbësore dhe të marrin këto vendime në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe kjo duhet të përfshijë të gjitha forcat politike, shoqërinë civile dhe publikun e përgjithshëm. Dhe, duke folur publikun e përgjithshëm, kemi rezultate të reja të sondazhit tonë të perceptimit. Në Shqipëri, 92% të qytetarëve janë në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 94% e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi do të sjellë më shumë avantazhe, e disavantazhe, dhe 93% i besojnë Bashkimit Europian. Rezultati më i mirë nga të gjitha vendet kandidate.
Reformat që i shërbejnë Shqipërisë mund të kenë sukses vetëm nëse të gjithë ata që janë të prekur kanë shansin të dëgjohen dhe të përfshihen dhe kështu, anëtarësimi në BE shndërrohet në proces transformues për kandidatët.
Udhëheqja politike dhe mbështetja publike në favor të anëtarësimit në BE janë, përtej dyshimit, një recetë shumë e fortë për sukses. Është në duart tuaja që të jepni rezultate për pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke intensifikuar harmonizimin në rregullat e BE-së dhe duke dhënë rezultate në reformat që kanë më shumë rëndësi për ta. Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim dhe Thomasi do të jetë krah jush deri në fund të këtij viti./Dosja.al
BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara.
Lideri i qeverisë theksoi se Shqipëria po jep rezultate dhe po sjell standardet europiane më pranë qytetarëve të saj. Sipas tij, po ndërtohet një Shqipëri ku qyetarët duan ta shohin si pjesë të BE-së.
Edi Rama: Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtetë një gurë kilometrik tjetër shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Siç u tha, sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Dhe ky nuk është thjesht një hap në këtë proces të gjatë, por një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithmonë e më tepër i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit.
E sotmja është e rëndësishme edhe sepse thekson një mesazh mjaft të fuqishëm të kësaj, të të ashtuquajturës epokë e re: Shqipëria jep rezultate, Bashkimi Europian jep rezultate, Shqipëria ecën përpara dhe Bashkimi Europian reagon në përputhje me këtë dhe ky është thelbi i procesit: proces i besueshëm, bazuar në meritë nga të dyja anët. E nuk mundem përveçse të të falënderoj, Thomas. Ishte e jashtëzakonshme, shumë irlandeze, super e martë. Dhe, ashtu siç thashë edhe më përpara, uroj që ju ta ruani këtë ambicie dhe të keni vetëm super, super gjatë gjithë pjesës së mbetur të presidencës suaj.
Dhe faleminderit, Marta, që ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe që na ke mbajtur gjithmonë në drejtim, pavarësisht pengesave dhe po, ne po i sjellim standardet europiane më pranë qytetarëve tanë. Po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi dhe po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare me drejtë plota e Bashkimit Europian dhe prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë e njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon.
Pra, na duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe t'i japim rezultate për qytetarët tanë dhe nuk ka asgjë më të mirë sesa rezultatet në bazë të këtij kuadri negociator, që ka të bëjë me rritjen e standardeve dhe forcimin e institucioneve në vendin tonë. Faleminderit shumë!./Dosja.al
BRUKSEL- Në Bruksel ka nisur Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave. I pranishëm në këtë takim të rëndësishmë është lideri i qeverisë, Edi Rama dhe delegacionin zyrtar shqiptar.
Bëhet fjalë për Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë. Me mbylljen e këtyre 3 kapitujve, Shqipërisë i mbeten edhe 30 të tillë./Dosja.al