LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Arrestimi i Erion Veliaj, një ‘gur prove’ për besueshmërinë e SPAK

Një sondazh i publikuar në Euronews tregon se pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme u rrit me 10 pikë – vlerësim që sipas analistëve reflekton perceptimin mbi pavarësinë po aq sa sjelljen e liderëve politikë ndaj SPAK-ut.

7 Mars 2025, 14:40 Nga Blerina Gjoka
BIRN: Arrestimi i Erion Veliaj, një ‘gur prove’ për
Altin Dumani

TIRANA- Brenda një kohe të shkurtër, besimi i publikut tek Prokuroria e Posaçme u rrit me 10 pikë,  sugjeron Barometri i realizuar nga Datacentrum për Euronews Albania, rritje që autorët e sondazhit e lidhin me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Barometrit të publikuar të mërkurën me një kampionim të rastësishëm në të gjithë vendin dhe me 1600 intervista ballë për ballë, 52.1 për qind e të pyeturve treguan besim tek SPAK, nga 42.2 përqind sipas barometrit të kryer në janar të këtij viti.

Ndërsa pyetjes si e vlerësonin punën  e kësaj strukture iu përgjigjen pozitivisht 70.7 përqind e të anketuarve, duke e vendosur SPAK-un në krye të institucioneve ku shqiptarët kanë më shumë besim. Sondazhi u krye me tematikën “Besimi tek institucionet – SPAK vlerësimi punës” dhe sipas Blendi Çekës nga Datacentrum, synimi ishte për të matur si kishte ndikuar tek besueshmëria në këtë strukturë të drejtësisë arrestimi i kryebashkiakut Veliaj.

“Ky është fakt i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm në diskursin politik,” tha Çeka, duke shtuar se barometri bën të njëjtat pyetje në 2 vite e gjysmë për të kuptuar evolimin dhe humorin e shoqërisë në raport me SPAK.

“Këtë radhë ka qenë rritja më e shpejtë dhe më e madhe, sepse ka qenë 10 pikë rritje në çdo tregues,” shtoi ai, duke krahasuar me një rritje të lehtë në sondazhet e mëparshme.

Çeka beson se arrestimi i Veliajt ka qenë pikë thyerje dhe tregues i fortë për këtë ndryshim. Gjithashtu ai beson se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt kanë ndikuar tek perceptimi i votuesve të Partisë Socialiste, duke ulur besueshmërinë e tyre tek kjo strukture me 7 pikë, nga 83% në 74.9%.

Nga ana tjetër, gjetjet sugjerojnë se votuesit e PD-së kanë rritur vlerësimin pozitiv me 28% nga janari në shkurt. Qëndrimi i Ramës dhe mazhorancës pësoi luhatje të forta brenda dy javësh që nga arrestimi i Veliajt. Rama nisi me sulme direkte ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes së Veliajt, për t’u zbutur më pas me ato që ai i quan “kritika konstruktive” dhe deklarime për respekt për punën e kreut të SPAK të enjten.

Edhe për analistët e politikës, arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës ka ndikuar në rritjen e besueshmërisë ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Kjo konsiderohej si provë e pavarësisë së SPAK,” thotë Fatos Lubonja për BIRN, duke sugjeruar se ka një tentativë për rritjen e pavarësisë të SPAK.

“…Dhe jemi në një pikë ku, ose do të rritet e fuqizohet kjo pavarësi, ose do të eliminohet dhe do të merret nën kontroll nga mazhoranca, sepse ajo ka pushtetin,” shtoi ai.

Lubonja beson se në rritjen e besueshmërisë ka ndikuar dhe sjellja e liderëve politikë.

“Ka ndikuar reagimi i parë i egër i Ramës dhe një deklaratë e Berishës që SPAK ‘ka dalë jashtë çdo kontrolli’, e cila u duk sikur i shkeli syrin Ramës që do e fshijmë SPAK,” tha ai.

Për Lubonjën ka një kontradiktë në qëndrimet e opozitës ndaj SPAK, sepse sipas tij, “nga njëra anë bazon luftën e saj politike në disa arrestime që ka bërë SPAK, por nga ana tjetër mbetet problemi që kjo strukturë është përdorur për të eliminuar liderët e opozitës”.

Sipas Lubonjës, të dyja këto qëndrojnë dhe në këndvështrimin e tij, “SPAK ka një pavarësi relative që ndoshta lidhet me përgjegjshmërinë më të madhe të disa individëve aty”.

Votuesit e Partisë Socialiste vijojnë të kenë besim tek SPAK pas arrestimit të atij që konsiderohej si numri dy i kësaj partie dhe pasardhës i Ramës, por gjithsesi, sondazhi tregon se besueshmëria ka rënë nga janari në shkurt.

Sipas Arbër Hitaj, gazetar i Report.tv, kjo rënie lidhet në përgjithësi me mosgoditjen e SPAK në  radhët e opozitës.

“Mosgoditja ligjore e asnjë eksponenti të ish- qeverisjes para 2013 në përmasën që po goditet e majta ka ndikuar uljen e besueshmërinë në kahun e majtë,” tha Hitaj, ndërsa ngre pikëpyetje për mënyrën se si ndikon kjo besueshmëri e madhe e publikut tek vetë puna e SPAK.-ut.

“Sondazhet tregojnë se ka një qasje për drejtësi kolektive që kënaqet me arrestime dhe kjo është deri diku e justifikueshme, drejtësia ka munguar prej vitesh. Por a është kthyer ky besim në trysni e zell më të madh nga ana e hetuesve të SPAK për të tejkaluar procedurat dhe për të ushqyer këtë dëshirë” pyet Hitaj, ndërsa përgjigjet: “po, shenjat janë të qarta”.

Pavarësisht arrestimit për korrupsion të ish-presidentit Ilir Meta dhe hetimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Hitaj pretendon se “është problematike” që puna e SPAK nuk shtrihet përtej vitit 2013, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet. Ai thekson gjithashtu se përtej partive politike, SPAK-u nuk duhet të ndikohet edhe nga opinioni publik.

“Mendoj se SPAK duhet të jetë i ftohtë nga trysnia e opinionit publik dhe ndaj politikës,” përfundoi ai./ BIRN

spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj