LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia Vlorë, BIRN: Dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

Pritshmëritë janë gjithsesi të ulëta për kandidatët sfidantë në një bashki që ka votuar socialistët në shumicë dërrmuese që pas trazirave civile të vitit 1997, të cilat patën pasoja veçanërisht tragjike në qytetin e Vlorës.

5 Nëntor 2025, 13:58 Nga E. D
Bashkia Vlorë, BIRN: Dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut
foto ilustruese

VLORË- Qytetarët e Vlorës do të kenë mundësinë të zgjedhin, të dielën, mes tre kandidatëve për deputetë, dy të pavarur dhe një të Partisë Socialiste. Mes të pavarurve, njëri mbështetet nga opozita kryesore, ndërsa një, jo.

Pritshmëritë janë gjithsesi të ulëta për kandidatët sfidantë në një bashki që ka votuar socialistët në shumicë dërrmuese që pas trazirave civile të vitit 1997, të cilat patën pasoja veçanërisht tragjike në qytetin e Vlorës.

Të dhënat historike tregojnë se pjesëmarrja në zgjedhje në Vlorë ka qenë nga më të ulëtat në rang kombëtar, gjë që duket se lidhet me shkallën e lartë të emigrimit më shumë se sa me ndonjë lloj moskokëçarjeje apo bojkoti të proceseve zgjedhore.

Bashkia e Vlorës numëroi 83 mijë banorë në Censin e vitit 2023 nga 206 mijë qytetarë të regjistruar në Regjistrin Civil, gjë që sugjeron se 60% e qytetarëve jetojnë në emigrim, pa llogaritur këtu ata që kanë hequr dorë sakaq nga shtetësia shqiptare dhe rrjedhimisht nuk janë pjesë e regjistrit civil.

Si rrjedhojë e emigrimit, numri i votave të hedhura në zgjedhjet për pushtetin vendor në Vlorë ka ardhur në rënie, pavarësisht se popullsia me të drejtë vote ka ardhur në rritje. Popullsia me të drejtë vote është rritur në Shqipëri për shkak të ndryshimit të strukturës moshore të popullsisë, ku, rënia ka prekur më fort grupmoshat e fëmijëve dhe të rinjve dhe më pak qytetarët e moshës së mesme apo ata të moshës së tretë.

Kështu, në zgjedhjet e vitit 2007, në territorin e bashkisë së sotme Vlorë, e cila përfshin ish-komunat Orikum, Qendër Vlorë, Novoselë dhe Shushicë, kishte 134 mijë qytetarë me të drejtë vote dhe afro 48 mijë pjesëmarrës në zgjedhje ndërsa në zgjedhjet e vitit 2023, qytetarët me të drejtë vote ishin 168 mijë ndërsa votuesit ranë në 41 mijë.

Bashkia e qytetit Vlorë u fitua nga socialistët me 59% të votave edhe në vitin 2007, kur demokratët, në atë kohë në kontroll të qeverisjes qendrore, arritën të zgjedhin një kryekomunar të vetin në Orikum, Novoselë dhe Shushicë, ndërsa komuna Qendër Vlorë u fitua nga një kandidat i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Në zgjedhjet e vitit 2011, socialistët fituan Orikumin, ndërsa pak muaj më herët qeveria demokrate pati dërguar policinë për të rrahur banorët protestues që pretendonin pronësinë e tokave ku sot janë ndërtuar blloqe me pallate.

Socialistët fituan sërish zgjedhjet në qytetin e Vlorës, por kësaj here me 55% të votave. Një i pavarur fitoi zgjedhjet në Novoselë ndërsa Qendër Vlorë u fitua nga demokratët me të njëjtin kandidat që më 2007 pati fituar në emër të PBDNJ-së. Shushica u fitua gjithashtu nga PD.

Fitoret e PD-së në komunat përbërëse të bashkisë së sotme Vlorë në vitet 2007 e 2011 nuk është se ngrenë shumë peshë për shkak se qyteti i Vlorës ka shumicën dërrmuese të votuesve. Kështu, kandidatët e së majtës morën 50% të votave më 2007 dhe 49% më 2011 përkundrejt 38 dhe 41% të demokratëve. Pas zgjedhjeve të vitit 2015, socialistët kanë fituar Vlorën me shumicë dërrmuese, si në zgjedhjet vendore, ashtu edhe në zgjedhjet kombëtare.

Zgjedhjet e parakohshme 2025 për postin e kryetarit të Bashkisë Vlorë u shkaktuan nga dorëheqja e kryebashkiakut të mëparshëm Ermal Dredha, i cili pati fituar zgjedhjet e vitit 2023, pasi paraardhësi i tij, Dritan Leli nuk u rikandidua nga kryesocialisti Edi Rama. Në zgjedhjet e së dielës garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste dhe Dionis Sota e Gjergji Nika të pavarur. Gjithsej 172 mijë qytetarë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e së dielës./BIRN

bashkia vlorë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj