LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: KLP sjell anëtarët e vetë në Tiranë në konflikt me ligjin

Mes vendimeve për transferimin e 30 prokurorëve si pasojë e hartës së re gjyqësore, KLP vendosi të transferojë në Tiranë edhe dy anëtaret e veta, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi, ndonëse ligji për statusin e magjistratëve ndalon lëvizjet e anëtarëve të Këshillit deri në 3 vjet pas mbarimit të mandatit.

29 Prill 2023, 11:20 Nga k.m.
BIRN: KLP sjell anëtarët e vetë në Tiranë në
Foto ilustruese

Më 24 prill, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi projekt-aktin për transferimin e përhershëm të tridhjetë prokurorëve si pasojë e zbatimit të hartës së re gjyqësore. Mes prokurorëve të transferuar figurojnë edhe dy anëtaret e KLP-së, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi, të cilat me vendim të kolegëve të tyre në Këshill do ta ushtrojnë detyrën në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, pavarësisht se ligji për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” u ndalon atyre procedurat e lëvizjes paralele deri në tre vjet pas mbarimit të mandatit.

Ky përjashtim ligjor synonte të shmangte konfliktin e interesit në vendimarrjet e këshillave në sistemin e drejtësisë. Esmeralda Keshi ushtronte detyrën e drejtueses së Prokurorisë së Dibrës kur u zgjodh anëtare e KLP-së, ndërsa Eloida Goxhi drejtonte Prokurorinë e Rrethit të Beratit.

Ndonëse sipas ligjit ato duhej të riktheheshin në pozicionet e tyre të mëparshme pas mbarimit të mandatit në KLP, me votat e nëntë kolegëve të Këshillit kanë siguruar secila nga një vend në Prokurorinë e Tiranës, kohë përpara se t’u përfundojë mandati.

E pyetur nga BIRN për këtë vendimarrje, Esmeralda Keshi kërkoi që pyetja t’i drejtohej Këshillit të Lartë të Prokurorisë “ që të mbajë qëndrim zyrtar dhe të sqarohet vendimarrja”. Kryetari i KLP, Alfred Balla dhe anëtarja tjetër Eloida Goxhi ishin të paaritshëm për koment.

Vendimi i KLP-së për transferimet e përhershme pa pëlqim ka shkaktuar reaksion dhe është kundërshtuar nga një grup prokurorësh të shkallës së parë, të cilët e konsiderojnë vendimin në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë, barazisë, objektivitetit dhe transparencës në zhvillimin e karrierës së prokurorëve.

Përmes një ankese drejtuar KLP-së të parë nga BIRN, prokurorët thonë se presin një proces të drejtë të zhvillimit në karrierë, nëpërmjet mekanizmave ligjorë të lëvizjeve paralele dhe rotacioneve periodike.

Në reagim, prokurorët shprehen se bllokimi për një kohë të gjatë i vendeve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm të cilësuara si zyra karriere, ato të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, si dhe zënia e një pjesë të tyre nëpërmjet procedurave të tilla ai ajo e vendimarrjes së të hënës, vendos në pozita të pabarabarta dhe dekurajuese prokurorët.

Ata e vlerësojnë si të domosdoshme nisjen sa më shpejt të procedurave të lëvizjeve paralele për të gjithë pozicionet vakante në sistemin e prokurorisë, në përputhje me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është i vetmi që vendosi të transferojë në Tiranë dy anëtaret e veta, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Më 31 janar 2023, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me votë unanime të anëtarëve të pranishëm që të transferonte anëtaren e vet, Marçela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës – e cila konsiderohet gjithashtu një gjykatë karriere. KLGJ pretendoi se nuk kishte vepruar në kushtet e konfliktit të interesit, por se kishte bërë ‘transferim të detyruar’ të gjyqtares Shehu nga Kurbini në Tiranë, për shkak se ajo gjendej jashtë strukturës organizative të gjykatës ku ishte emëruar./BIRN

klp

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj