LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

Megjithatë, një analizë më imët e monitorimeve të AMA-s tregon se në tre televizionet kombëtare private – TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, të cilat kotrollojnë më shumë se dy të tretat e audiencës televizive, Partia Socialiste mori 52% të hapësirës në edicione informative, krahasuar me 44.5% të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndërkohë, që të gjithë subjektet e tjera garuese në zgjedhje morën më pak se 4%.

15 Maj 2025, 22:46 Nga E. D
BIRN: Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt
foto ilustruese

TIRANË- Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar. Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama vetëm 42.9%.

Megjithatë, një analizë më imët e monitorimeve të AMA-s tregon se në tre televizionet kombëtare private – TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, të cilat kotrollojnë më shumë se dy të tretat e audiencës televizive, Partia Socialiste mori 52% të hapësirës në edicione informative, krahasuar me 44.5% të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndërkohë, që të gjithë subjektet e tjera garuese në zgjedhje morën më pak se 4%.

Sipas vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it “mjedisi i kufizuar mediatik dhe mosrespektimi në mirëbesim i parashikimeve ligjore, bëri që zgjedhësve t’u mohohej informimi i pavarur, i shumëllojshëm dhe solid, lidhur me garën zgjedhore.”

“Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar,” shtojnë vëzhguesit në raportin e tyre preliminar për zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë pas përfundimit të zgjedhjeve, edhe organizatat vendore të lirisë së medias, theksuan se partitë politike dhe kandidatët për deputetë dështuan në respektimin e principeve të transparencës dhe debatit demokratik, ndërsa theksuan se shkelje të shumta të këtyre parimeve u regjistruan gjatës fushatës.

Partia Socialiste i fitoi bindshëm zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar 83 deputetë nga 140 ulëse parlamentare, por misioni i vëzhguesve ndërkommbaëtarë i udhëhequr nga OSBE-ODIHR, tha se gara ishte e pabarabartë, si rrjedhojë e keqpërdorimit nga partia në pushtet i burimeve shtetërore si dhe mungesës së medias së pavarur.

Mbulimi i pabalancuar i fushatës

Sipas Kodit Zgjedhor, televizioneve u kërkohet që të sigurojnë një mbulim të ekuilibruar, pluralist dhe të paanshëm gjatë fushatës zgjedhore, duke respektuar standardet e gazetarisë profesionale dhe duke shmangur përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Kodi përcakton gjithashtu që transmetuesit duhet të caktojnë kohë të barabartë transmetimi për dy partitë më të mëdha parlamentare dhe këto parti nuk duhet të marrin më shumë se dyfishin e kohës së transmetimit të partive më të vogla politike me përfaqësim në Kuvend.

Për të kontrolluar respektimin e Kodit Zgjedhor, ligjëvënësi ka mandatuar Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA, që të monitorojë gjatë fushatës kohën që i rezervohet çdo subjekti elektoral dhe t’ia raportojë të dhënat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se mediat kryesore në vend nuk i respektuan parashikimet e Kodit Zgjedhor gjatë fushatës.

Gjetjet konfirmojnë se qasja në media mbeti e kufizuar dhe e pabarabartë, me dy subjektet kryesore elektorale – Partinë Socialiste dhe kolacionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që dominuan vazhdimisht ekranet televizive.

Vizibiliteti i tyre në media u përforcua në të gjitha formatet e monitoruara, nga transmetimet ‘live’ te edicionet informative dhe emisionet politike, ndërkohë që partitë më të vogla dhe aktorët e tjerë patën vështirësi të siguronin kohë televizive pa pagesë.

Ndryshe nga media komerciale private, transmetuesit publikë – RTSH1 dhe RTSH 24, ishin pak më të balancuar gjatës fushatës. Aleanca për Shqipërinë Madhështore mori 40.8% të kohës në edicionet informative, Partia Socialiste 42% dhe të gjitha subjektet e tjera së bashku 17.3% – duke shënuar segmentin e vetëm të medias ku partitë e vogla arritën përfaqësim me përqindje dyshifrore.

“Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha,” thanë në një deklaratë paszgjedhore një grup 14 organizatash të shoqërisë civile, përfshirë BIRN.

“Pavarësisht rekomandimeve të qarta që kërkonin transparencë në mbulimin zgjedhor, partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës,” theksuan ato.

Rezultatet e monitorimit të BIRN për fushatën e zgjedhjeve parlamentare zbulojnë një peizazh mediatik thellësisht të personalizuar në përmbajtjen e lajmeve televizive, ku narrativa dhe dinamika e fushatës ndërtohet pothuajse tërësisht rreth dy figurave dominuese politike, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Në 18 stacionet televizive të monitoruara, Sali Berisha zuri përqindjen më të lartë të kohës në ekran ndër individët e përfshirë, me 39.3% të totalit. Ai u pasua nga Edi Rama me 38.4%. Të gjithë kandidatët dhe përfaqësuesit e tjerë politikë së bashku u pasqyruan vetëm në 22.3% të minutazhit total.

Polarizimi ishte edhe më i theksuar në mbulimin e ofruar nga tre transmetuesit kryesorë privatë kombëtarë -Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus, ku Edi Rama dominoi edicionet informative me 49.1% të transmetimeve, Sali Berisha mori 38.1%, ndërsa të gjithë aktorët e tjerë së bashku vetëm 12.7%.

Transmetuesit publikë RTSH 1 dhe RTSH 24 ofruan një përfaqësim disi më të balancuar: Rama dhe Berisha morën përkatësisht 38.1% dhe 32.8% të mbulimit, ndërsa aktorët e tjerë zinin 29.1% – përqindja më e lartë e hapësirës së dhënë zërave alternativë në të gjitha kategoritë e mediave.

Monitorimi i transmetimeve ‘live’ në 12 televizione informative e përforcon dhe më tej kontrollin e hapërsirës mediatike nga Rama dhe Berisha. Nga mbi 43,260 minuta transmetim të drejtpërdrejtë të analizuar, Edi Rama u shfaq për më shumë se 15,700 minuta – ekuivalenti i mbi 260 orëve ‘live’, duke zënë 36.3% të totalit. Sali Berisha e ndoqi me 13,400 minuta ose 31.0% të totalit.

Rama dhe Berisha zunë dy të tretat e të gjithë minutazhit të drejtpërdrejtë të dedikuar aktorëve politikë në zgjedhje, duke reflektuar natyrën thellësisht të polarizuar të fushatës në media.

“Pavarësia, shumëllojshmëria dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të zgjedhësve cenohen nga fakti që shumica e mediave varen nga financime jotransparente të interesave politike dhe interesave të biznesit, duke u mbështetur shpesh tek kontratat qeveritare,” shprehen vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR.

“Përqendrimi i pronësisë së medias e cenon edhe më shumë pluralizmin e burimeve informative, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare,” shtuan ata.

Mungesa e kulturës së debatit politik

Monitorimi i emisioneve politike të debatit gjatë 30 ditëve të fushatës shfaq një hapësirë më pluraliste për diskursin elektoral, krahasuar me edicionet informative dhe transmetimet “live”. Megjithatë, analiza e minutazhit në 18 televizionet kombëtare me shikueshmërinë më të lartë, nxjerr në pah përsëri dominimin e vazhdueshëm të subjekteve kryesore elektorale dhe liderëve të partive politike të mëdha.

Gjatë periudhës së monitoruar, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ishte subjekti më i pranishëm në emisionet politike, me mbi 16,500 minuta, ose 49% të minutazhit total. Partia Socialiste u rendit e dyta me mbi 9,090 minuta, që përfaqëson 27% të minutazhit të përgjithshëm.

Sali Berisha kryesoi duke u shfaqur në mbi 2,940 minuta transmetime – afërsisht 49 orë, ose 8.7% e kohës totale të dedikuar për aktorët politikë individualë në emisionet politike. Edi Rama e ndoqi me 1,832 minuta – pak më shumë se 30 orë, ose 5.4%.

Përtej dy liderëve kryesorë, një gamë më e gjerë figurash politike u ftua gjatë emisioneve politike, përfshirë kryetari i Partisë Koalcioni Euro-Atlantik, Lulzim Basha dhe kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku, të cilët morën secili pak më pak se 13 orë kohë fjale, duke zënë përkatësisht 2.3% dhe 2.2% të minutazhit total. Figura të tilla si Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Dashamir Shehi, Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj siguruan secili mes 7 dhe 10 orë transmetim, me përqindje që varionin nga 1.3% deri në 1.7%.

Pavarësisht potencialit për debat politik, formatit të emisioneve politike shpesh i mungoi përballja e drejtpërdrejtë mes figurave kryesore që garonin në zgjedhje. Edhe pse kjo hapësirë televizive ngjante pluraliste në pamje të parë, ajo rrallëherë ishte i strukturuar për të ofruar përballje të balancuar apo qasje kritike mes platformave elektorale konkurruese.

“Megjithëse disa programe debati u transmetuan rregullisht, ato nuk sollën kandidatë shumë të njohur apo drejtues partish nga parti të ndryshme,” shkruan raporti i OSBE-ODIHR. “Shumica dërrmuese e organeve mediatike perceptohen si mbështetëse të PS-së në pushtet,” shtoi raporti.

Reklamat politike dhe shkeljet e Kodit Zgjedhor

Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, reklamat politike nuk luajtën një rol qendror gjatë fushatës elektorale në mediat audiovizive. Të dhënat nga televizionet e monitoruara tregojnë se partitë dhe kandidatët transmetuan 1,713 minuta ose 28 orë reklama politike gjatë fushatës.

Brenda këtij volumi, Aleanca për Shqipërinë Madhështore zuri shumicën e kohës së reklamuar me pagesë, me 910 minuta (53.1% të totalit të reklamave). Partia Socialiste e ndoqi me 756 minuta (44.1%), ndërsa reklamat politike të paidentifikuara – spote të transmetuara pa etiketim të saktë apo pa atribuim ndaj një subjekti elektoral të regjistruar, përbënin 44.8 minuta, ose 2.6% të totalit. Të gjithë subjektet e tjera së bashku u pasqyruan në vetëm 1.6 minuta reklamë të paguar, duke reflektuar një mungesë pothuajse të plotë të partive të vogla në këtë format.

Transmetimi i reklamave të paidentifikuara ose të etiketuara në mënyrë të pasaktë, megjithëse i kufizuar, ngre shqetësime në lidhje me përputhshmërinë me standardet e transparencës të partive politike dhe medias gjatë fushatës.

Përtej mungesës së transparencës së reklamave politike, një nga shkeljet kryesore të Kodit Zgjedhor në hapësirën mediatike lidhet me mungesësn e balancimit të kohës televizive gjatë edicioneve informative, një problematikë që shtrihet tek të gjithë transmetuesit kombëtarë.

Disa televizione nuk respektuan tavanin e lejuar të minutazhit për reklama politike, duke i dhënë kohë në mënyrë joproporcionale subjekteve politike specifike. Gjithashtu, 14 televizone transmetuan reklama politike përtej orareve të lejuara, në shkelje të kuadrit rregullator.

Monitorimi, gjithashtu identifikoi edhe sondazhe të cilat u transmetuan pa të dhëna të plota për kampionimin, metodologjinë dhe entitetin që i ka komisionuar. Ndërkohë, disa televizone transmetuan reklama politike gjatë edicioneve informative, një praktitë që ndalohet reptësisht nga Kodi Elektoral. /Marrë nga Reporter.al

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje