LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të Veliajt

Lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë në Shqipëri ranë me 67% në tremujorin e dytë të këtij viti, periudhë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa sektori i ndërtimit është nën ethet e “rivlerësimit” dhe pritshmërive për shfryerje të flluskës.

30 Gusht 2025, 15:36 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të
foto ilustruese

TIRANË- Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja të dhëna nga bashkitë, pësoi një rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti, kohë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i ndërtimit ka pjesën dërrmuese të aktivitetit.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se bashkitë në të gjithë vendin dhanë leje ndërtimi për 278 mijë metra katrorë për periudhën prill-qershor, me rënie 67% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e ulët e shënuar që nga periudha e bllokimit të lejeve të ndërtimit në vitet 2015-2018 nga qeveria “Rama”. Rënia është më e theksuar, në masën 83%, në kategorinë e ndërtimeve rezidenciale.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se po përndiqet nga prokurorët.

Në tremujorin e parë të këtij viti, rënia e lejeve të ndërtimit sipas sipërfaqes ishte vetëm 6% ndërsa në tremujorin e dytë, u thellua në 67%.

Instituti i Statistikave nuk ka publikuar tabelën për lejet e ndërtimit të dhëna sipas qarqeve për dy tremujorët e fundit, gjë që ka qenë praktika e zakonshme deri në publikimin për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, por në mënyrë tipike, Qarku Tiranë ka pasur vitet e shkuara 70 deri në 80% të të gjitha lejeve të dhëna në vend.

Në 13 maj, Këshilli i Ministrave mori vendim për t’i kaluar Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një institucion i drejtuar nga Rama, të drejtën ekskluzive për të dhënë leje ndërtimi për të gjithë zonën bregdetare për të gjitha llojet e ndërtesave si dhe për pjesën tjetër të vendit, në rastet kur ndërtesat janë mbi gjashtë kate. Vendimi, i kritikuar si një shkelje tjetër e parimit të autonomisë vendore dhe një përqendrim tjetër pushteti në duart e kryeministrit, nuk është pasqyruar në statistikat e publikuara nga INSTAT.

Sipas INSTAT, “institucionet e tjera” nuk kanë raportuar të dhënat. Faqja në internet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit nuk ka publikuar të dhëna për leje ndërtimi të miratuara përveçse disa stacioneve të plazhit.

Mungesa e ankesave nga sektori i ndërtimit për lejet shumë më të pakta të dhëna në tremujorin e fundit duket se sugjeron se për momentin nuk ka ndonjë kërkesë të lartë për projekte të reja prej tyre, ndërkohë që shumë projekte të nisura vite më parë duket sikur nuk po ecin me shumë nxitim.

Ngërç ndërtimi?

BIRN: Lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të

Sipërfaqet ndërtimore të autorizuara përmes lejeve të reja të bashkive për vitet 2021-2025.
Sektori i ndërtimit ka lulëzuar gjatë viteve të fundit në mënyrë befasuese, me pallate të shumta të ndërtuara dhe me çmime të rritura me shpejtësi marramendëse në kushtet kur popullsia e vendit është pakësuar. Bumi i ndërtimit nisi fillimisht pas bllokimit trevjeçar të lejeve nga ana e qeverisë “Rama”, e cila pretendoi se bllokimi ishte i nevojshëm për të përgatitur plane të reja urbanistike, ndërsa u fuqizua nga shpenzimi i mbi 1 miliardë eurove të taksapaguesve vendës dhe të huaj në kuadër të procesit të rindërtimit të pas tërmetit të vitit 2019.

Pas vitit 2020, ndërtimi furnizoi një pjesë të konsiderueshme të rritjes ekonomike të vendit, ndërkohë që sektorët e tjerë si industria apo bujqësia pësuan rënie. Kombinimi i bumit të ndërtimit me rënien e popullsisë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve krijoi dyshime se bumi po financohet nga para të pista të aktiviteteve kriminale të shtetasve shqiptarë në vende të tjera evropiane, kryesisht në trafikun e drogës.

Sipas të dhënave të INSTAT, lejet e ndërtimit të dhëna përgjatë periudhës 2021-2024, kërkojnë një investim në masën 408 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro, përllogaritur kjo nga sasia e metrave katrorë të parashikuar për ndërtim dhe kostos së zakonshme të ndërtimit.

Sipas të dhënave të llogaritura nga Banka e Shqipërisë, çmimet e pronave janë rritur me rreth 140% në periudhën mes viteve 2019 dhe 2024.

Aktualisht tregu i ndërtimit është në ngërç për shkak të pritshmërive të shkaktuara që nga viti i kaluar nga një propozim i qeverisë për bonus fiskal për fitimet kapitale. Taksimi i zakonshëm në Shqipëri është në masën 15% për fitimet e realizuara nga shitja e një prone me çmim më të lartë nga sa e ke blerë, ndërsa për një periudhë nëntëmujore nga janari i vitit 2026, personat e interesuar për të shitur do të kenë mundësi të bëjnë një proces të njohur si “rivlerësimi” në bazë të së cilit do të mund të paguajnë 5%.

Ky proces është realizuar disa herë në të shkuarën me sukses për arkën e qeverisë, por procesi i ri pritet të mbetet për t’u parë për shkak se, krahas vendimit për ulje të përkohshme tatimi, qeveria ka marrë një vendim tjetër në bazë të së cilit, çmimet referencë minimale me të cilat mundet të shitet ligjërisht një pronë, janë rritur. Me fjalë të tjera, një qytetar që në të shkuarën ka kryer proces rivlerësimi me qëllim që të shmangë tatimin, nëse do ta shesë pronën do të duhet të bëjë një proces të ri rivlerësimi dhe të paguajë sërish nga e para./Reporter.al

BIRN: Lejet e ndërtimit bien në pikiatë pas arrestimit të

lejet e ndertimit ne tirane erion veliaj ne burg


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj