9 Gusht 2025, 09:16
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës.
Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në ndërtesë, ndërsa kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, për t’ia transferuar kompanisë shtetërore “KAYO”. Panorama gjithashtu raporton se televizionit i është prerë energjia elektrike.
Në orën 07:36, sinjali i News 24 u ndërpre. KAYO është një kompani shtetërore e prodhimit dhe tregtimit të armëve, e themeluar në vitin 2024. Në 12 mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kompanisë KAYO. News 24 është qiramarrës afatgjatë në ish-Uzinën e Autotraktorëve.
Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u shpreh i shqetësuar për veprimet e Policisë së Shtetit.
“Ky veprim alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,” shkruan AGSH.
“Ndërhyrja e policisë, që pengon drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë,” theksoi organizata.
AGSH i bëri thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aksionin dhe t’u garantojnë gazetarëve të News 24 qasje në ambientet e punës, si dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias. I pyetur nga BIRN, zëdhënësi i Policisë së Shtetit nuk komentoi për operacionin për lirimin e mjediseve të News 24./ BIRN
news 24
Aktualitet
9 Gusht 2025, 08:52
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku Policia ka ...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 08:46
M.B
Jordan Perterson
TIRANA- Profesori kanadez i njohur si një intelektual me ndikim, Jordan Perterson ka thënë në intervistë se ...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 08:28
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Rrjeti SafeJournalists Shqipëri ka reauar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 08:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e medias News24 prej 2 orësh. Sipas medias në fjal&...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 07:47
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Forca të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit t&eum...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 07:36
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 27-vjeçar me inicialet R. Ç., është vetëparaqitur në spital rreth orës 23...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 07:25
Deada Hyka
Foto ilustruese
TIRANA- Kur libri konsiderohet si aksesor i verës për foto në rrjete sociale nga të rinjtë, vera pa libra ësh...
Aktualitet
9 Gusht 2025, 07:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 22:50
E. D
spitali i fierit
FIER- Një konflikt me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Bëhet me dije se pas një konflikti me ...
Aktualitet
8 Gusht 2025, 22:48
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Mësohet se një 53-vjeçar me...