LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Raporti i KLGJ pritet me kritika në Kuvend

Deputeti Fatmir Xhafaj rezervoi kritika për punën e KLGJ-së dhe e nisi ndërhyrjen e tij me evidentimin e faktit se kryetarja Naureda Llagami ishte në tejkalim të mandatit të saj, pasi procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat ka tejkaluar me 6 muaj afatet ligjore.

7 Qershor 2024, 21:18 Nga M.B
BIRN: Raporti i KLGJ pritet me kritika në Kuvend
Naureda Llagami

TIRANA- Raportimi vjetor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, në Kuvend u prit me kritika të premten në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku deputetë nga dy krahët e politikës kërkuan më shumë përgjegjëshmëri nga ky organ i lartë i sistemit të drejtësisë në menaxhimin e çështjeve të prapambetura dhe zbatimin e hartës së re gjyqësore.

Deputeti Fatmir Xhafaj rezervoi kritika për punën e KLGJ-së dhe e nisi ndërhyrjen e tij me evidentimin e faktit se kryetarja Naureda Llagami ishte në tejkalim të mandatit të saj, pasi procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat ka tejkaluar me 6 muaj afatet ligjore.

“Prania e zonjës Llagami këtu ngre një shqetësim që lidhet me faktin se duke vlerësuar se KLGJ dhe KLP janë dy institucionet më të rëndësishme që garantojnë qeverisjen e sistemit, është një fakt që një e katërta e dy këshillave janë me mandat të përfunduar,” tha Xhafaj duke shtuar se kjo gjë “nuk është fare serioze”.

Më tej deputeti socialist, i cili ka drejtuar komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi, i tha Llagamit se në raportin e saj nuk shihte reflektim dhe modesti nisur nga fakti që perceptimi i publikut sugjeron se vetëm 40% e tij beson te pushteti gjyqësor në krahasim me organe si Prokuroria e Posaçme, SPAK, e cila gëzon 70% besueshmëri.

Xhafaj rrjeshtoi një sërë vërejtjesh, për menaxhimin e integruar të çështjeve, që e cilësoi mungesë aftësie dhe mungesë kordinimi me institucionet, unifikimin e praktikës gjyqësore, etj., dhe u ndal tek kërkesat për mbështetje financiare nga qeveria.

“Ju e lidhni integritetin dhe pavarësinë tuaj vetëm me financimin?”- pyeti ai Llagamin, duke iu referuar një paragrafi në raport, ku kërkohej rritje e fondit të buxhetit dhe “ushtim presioni ndaj pushtetit ekzekutiv e lokal” për të vënë në dispozicion trojet për godinat e reja të gjykatave.

Llagami tha se ishte e ndërgjegjshme që ishte duke qëndruar në detyrë jashtë afatit ligjor, por shtoi se ishte e kënaqur që mundi ta bënte këtë raportim për të bërë një analizën e punës 5 vjeçare.  “Duhet të kuptojmë se ku ishim dhe ku jemi sot,” iu drejtua ajo Xhafajt, duke cilësuar si “punë kolosale atë që ishte bërë”.

Duke u përgjigjur për problematikën financiare, ajo tha se pavarësisht se KLGj kishte pavarësi, i duhej kjo mbështetje për strategjitë dhe reformat.

“…Po nuk pati bashkëpunim me Kuvendin, me qeverinë, për mbështetjen financiare KLGJ nuk mund të bëjë dot gjë, zoti Xhafaj” tha ajo, duke shtuar se kjo është një kërkesë e vazhdueshme e saj në komision.

Zbatimi i hartës së re gjyqësore ishte një ndër pikat ku u fokusuan diskutimet në komision.

Ndërsa KLGJ vuri në dukje mungesën e mbështetjes financiare dhe me troje për godinat e reja nga ana e qeverisë qendrore dhe lokale, deputetë të opozitës e cilësuar një dështim zbatimin e hartës.

Nënkryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, pretendoi se “harta gjyqësore është e dështuar sepse nuk ka pasur asnjë strategji”.

“Po ju u vutë në dispozicion të ekzekutivit për të bërë hartën dhe sot jemi në një situatë të dëshpëruar,” iu drejtua ajo Llagamit, duke shtuar se “KLGJ nuk është çështje zyrash e godinash, po është krijuar për t'u dhënë akses qytetarëve në gjyqësor”.

Sipas Çupit, problematika më e madhe mbeten dosjet e pashqyrtuara të qytetarëve dhe mungesa e aksesit në sistemin e drejtësisë. Sipas kryetares së KLGJ-së, viti i parë i zbatimit të hartës ka konkluduar se vetëm katër gjykata janë në nevojë me çështjet e mbartura, por se KLGJ kishte gati një plan masash se si do të ndërhyhet dhe se për këtë kërkonte mbështetjen e Kuvendit. Raportimet e institucioneve të pavarura në Komisionin e Ligjeve janë një procedurë e përvitshme e Kuvendit, i cili më miraton rezoluta me rekomandime për të cilat këto institucione duhet të raportojnë vitin pasardhës./ BIRN

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj