LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Siguria si alibi e marrëveshjes monopoliste për rritjen e çmimit të patentave

Marrëveshja mes DPSHTRR, drejtorisë së Tatimeve dhe dy shoqata të autoshkollave u pretendua se synonte rritjen e sigurisë dhe luftën ndaj informalitetit në këtë sektor, por Autoriteti i Konkurencës pa vetëm një përpjekje për të rritur çmimet, ndërsa në marrëveshje problemet nuk adresohen.

31 Mars 2023, 19:08 Nga k.m.
BIRN: Siguria si alibi e marrëveshjes monopoliste për rritjen e
Foto ilustruese

Artani, një 45-vjeçar nga Saranda, e dinte që tetorin e vitit të kaluar që mund të kishte një rritje të çmimit të patentave dhe nuk humbi kohë. I informuar nga një i njohur i tij që punonte në autoshkollë, ai u regjistrua menjëherë në kursin e shoferit për ta përfituar atë me çmimin e pandryshuar. Artani nuk është i vetmi që u shqetësua nga rritja e çmimeve. Një vëzhgim i kryer nga BIRN në disa prej autoshkollave evidentoi se muajt e fundit ka pasur dyndje në dyert e zyrave të tyre për t’u regjistruar në kursin e patentës.

Edhe në poliklinikat e qyteteve kishte radhë të gjata, pasi qytetarë të shumtë kërkonin të pajiseshin me raportet mjekësore të nevojshme për t’u regjistruar në autoshkollë.

Fluksi i madh erdhi si pasojë e një marrëveshjeje monopoliste të nënshkruar në mesin e muajit shkurt mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe dy shoqata të autoshkollave që synonte rritjen e çmimit të patentës, ose siç e cilësojnë këto institucione, “vendosjen e çmimit dysheme për këtë shërbim”.

Marrëveshja u konsiderua e paligjshme nga Autoriteti i Konkurrencës, e cila vlerësoi se ‘kufizonte, pengonte apo shtrembëronte konkurrencën në treg”. Megjithatë, firmëtarët nuk duken se kanë bërë një hap pas.

Sipas marrëveshjes, shërbimi i autoshkollës parashikohej të rritej nga dy deri në tre herë në varësi të kategorive – duke e futur Shqipërinë në listën e vendeve me çmimin më të lartë të marrjes së lejes së drejtimit në raport me pagat. Leja më e zakonshme e drejtimit është ajo e klasit B dhe një kursant tashmë paguan rreth 45.000 lekë pa përfshirë kartonin apo dokumentet e tjera shëndetësore, por kjo kosto parashikohej që të rritej në 85.000 Lekë. Autorët e marrëveshjes për autoshkollat e justifikojnë vendimin me rritjen e çmimeve, me kaosin e tregut të autoshkollave dhe me rritjen e sigurisë.

Tonin Gjinaj nga Shoqata Kombëtare e Autoshkollave, një prej bashkëfirmosësve të marrëveshjes, thotë se autoshkollat nuk janë kartel dhe nuk fiksojnë çmime, por i konsideron çmimet e propozuara si kostot reale të aktivitetit të tyre.

Gjinaj përshkroi gjithashtu një treg kaotik të autoshkollave, të cilat nuk e bëjnë të plotë programin mësimor teorik dhe praktik. Duke argumentuar në favor të marrëveshjes, Gjinaj thotë se situata në sektorin e autoshkollave është në gjendjen e saj më të keqe “dhe ka prekur fundin”.

“Ky sektor është i degraduar, ka shumë evazion fiskal dhe tregu nuk është i formalizuar, por punojnë sekserët dhe mashtruesit,”- tha Gjinaj për BIRN.

Gjinaj deklaroi gjithashtu se programi mësimor për marrjen e patentës është i mangët, pasi kostot janë të larta dhe shumë autoshkolla dalin me humbje.

“Në fund të muajit ne dalim me zero, nuk kemi mundësi të blejmë një mjet, nuk kemi të paguajmë taksat,”-shtoi ai.

Të dhënat e aksidenteve rrugore sipas viteve të përdorimit të lejes së drejtimit. Burimi: INSTAT.

Përtej gjendjes ekonomike të autoshkollave, në përpjekje për të argumentuar marrëveshjen e arritur dhe rritjen e çmimeve, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe dhe shoqatat, pretenduan se kishin në mendje sigurinë rrugore. Ata pretenduan se shoferët e rinj dhe të patrajnuar siç duhet janë shkaktarët e aksidenteve më të shumta në vend – pretendim i cili nuk mbështetet nga të dhënat zyrtare mbi aksidentet.

Në 5 vitet e fundit, numri i shoferëve të rinj me deri 3 vjet eksperiencë në timon të përfshirë në aksidente thuajse ka mbetur i pandryshuar me një mesatare prej 245 aksidente në vit. Numri i aksidenteve me përfshirje të shoferëve me 3 deri në 9 vite në drejtim është në rënie nga viti 2018. Ndërkohë për numrin më të madh të aksidenteve duket se janë fajtorë ata që kanë mbi 9 vite në drejtim të mjeteve.

Për ekspertët e sigurisë rrugore, problemi nuk janë shoferët e rinj dhe rritja e çmimit jo domosdoshmërisht rrit dhe cilësinë e mësimdhënies në autoshkolla.

“Ndikimi i çmimit në raport me sigurinë rrugore është i vogël,”- tha në një intervistë në RTSH Artur Sulçe, kreu i  Shoqatës së Ekspertëve, Rikonstruksionistëve dhe Vlerësuesve të Dëmeve në Aksidente Rrugore.

Pas vendimit të Komisionit të Konkurrencës, kreu i Drejtorisë së Transporteve, Blendi Gonxhe tha se marrëveshja nuk kishte fuqi detyruese, por la të kuptohej se nuk do të hiqte dorë. 

“Reforma në tregun e Autoshkollave, formalizimi, fiskalizimi, stadardizimi nuk ndalet e do shkojë deri në fund,”- shkroi Gonxhe, duke përdor gërma kapitale për fjalën “nuk ndalet,”./BIRN

dyfishimi i cmimit te patentes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj