LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Të padëgjuar dhe të përjashtuar/ Konsultimet publike për ujësjellësin e Himarës

Banorët e fshatrave që shtrihen buzë lumit të Shushicës po protestojnë kundër projektit të qeverisë që synon të devijojë ujin e lumit drejt bregdetit të Jonit, pasi shqetësimet e tyre ranë në vesh të shurdhër prej më shumë se tre vitesh.

2 Mars 2024, 15:57 Nga nensi bogdani
BIRN: Të padëgjuar dhe të përjashtuar/ Konsultimet publike
Banorët

HIMARA- Më 23 shtator 2020, Razip Denaj udhëtoi nga fshati Kuç drejt Bashkisë së Himarës për të marrë pjesë në një takim konsultimi me zyrtarët vendorë, ku kundërshtoi projektin e ujësjellësit në lumin Shushicë – dega kryesore e lumit të Vjosës. Sot 77 vjeç, Denaj është i shqetësuar për ndikimin që do të ketë ky projekt në jetën e tyre.

“Unë kam qenë në takimet e kryera si nga Bashkia Himarë, dhe në të tjera. Nuk kam pranuar kurrë dhe nuk kam folur kurrë pro këtij projekti që prek ujin tonë,” tha Denaj për BIRN.

Banorët e fshatrave që shtrihen buzë lumit të Shushicës po protestojnë kundër projektit të qeverisë që synon të devijojë ujin e lumit drejt bregdetit të Jonit, pasi shqetësimet e tyre ranë në vesh të shurdhër prej më shumë se tre vitesh. Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se banorët e fshatit Kuç, nga ku planifikohet edhe devijimi fillestar i ujit, i kanë kundërshtuar këto plane që në zanafillën e tyre. Ndërkohë, organizatat e mbrojtjes së mjedisit nuk janë bërë pjesë e takimeve dhe konsultimeve.

Lumi Shushicë është një prej degëve kryesore të lumit Vjosë, ky i fundit i shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Një vit pas vendimit që u trumbetua nga qeveria, Shushica përballet me mundësinë e heqjes nga statusi i mbrojtur. Projekti i ujësjellësit të Himarës, i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, “Kreditanstalt für Wiederaufbau” (KfW) dhe Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), planifikon të devijojë 140 litra ujë në sekondë nga lumit dhe rrezikon ta thajë plotësisht pjesën e sipërme të tij gjatë verës.

Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit tregojnë se pjesë e diskutimeve janë bërë një numër i limituar prej 23 banorësh nga fshatrat e prekur Kudhës, Pilur, Kuç dhe Buronjë në tre takime të mbajtura nga korrik-shtator 2020. Disa takime të tjera janë mbajtur në bashkinë e Himarës, ku banorët janë shprehur dyshues pavarësisht këmFobdbënguljes së investitorëve dhe kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goro lidhur me impaktin pozitiv të këtij projekti.

“Fshatarët dëgjuan me vëmendje kryebashkiakun Goro dhe përfaqësuesit e FSHZH, por ishte e dukshme si shumë prej tyre mbetën të pabindur. Pyetjet e tyre treguan se ata kishin dyshime të vazhdueshme, sidomos për impaktin në terma afatgjatë të projektit në furnizimin e tyre me ujë dhe në praktikat e agrikulturës,” citon dokumenti që Bashkia Himarë i vuri në dispozicion BIRN.

Banorët kanë shprehur edhe dyshimet lidhur me kapacitetin e tubacioneve dhe frikën se volumi i ujit që do të merret do të jetë më i madh sesa ai i parashikuar zyrtarisht, 139 litra për sekondë.

“Një pjesë e banorëve shprehën shqetësimin se ky projekt po bëhet për të favorizuar resortet në Bashkinë Himarë, dhe jo për furnizimin me ujë të banorëve të fshatrave”, citon procesverbali.

Banorët gjithashtu i frikësohen ndikimit që devijimi i ujit prej burimit të Lëpushës mund të ketë në prurjet e kanaleve të ujitjes, të cilat janë jetësore për bujqësinë e tyre si i vetmi burim ekonomik. Një çështje tjetër që ka shqetësuar vazhdimisht fshatarët ka qenë nëse palët e prekura janë marrë në konsideratë në procesin e vendimarrjes. Në një dëgjesë publike të mbajtur më 4 dhjetor 2023, përfaqësuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mosprezencën e organizatave mjedisore në takim. Por përfaqësuesit e organizatave mjedisore i thanë BIRN se nuk ishin njoftuar dhe as informuar në lidhje me projektin. Organizata mjedisore EcoAlbania, e cila prej vitesh merret me kauzën e mbrojtjes së lumit të egër të Vjosës dhe degëve të saj, si edhe lumenjve të tjerë në Shqipëri, nuk figuron në listën e palëve të prekura nga organizatat e shoqërisë civile me interes për t'u konsultuar mbi impaktin e këtij projekti.

“Ne nuk na kanë njoftuar dhe as nuk na ka përfshirë njeri në këto takime,” i tha BIRN Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i EcoAlbania.

Qendra për Ruajten dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim, EDEN, janë të listuara në dokumente si grupe të interesuara, por nuk janë përfshirë më pas në konsultime publike.

“Ne nuk jemi kontaktuar asnjëherë lidhur me këtë projekt. Nuk na është kërkuar prezenca në konsultime dhe nuk kemi patur asnjë dijeni për konsultime lidhur me të,” i tha BIRN Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i PPNEA.

Ngjashëm edhe Ermelinda Mahmutaj nga qendra EDEN tha se nuk ishin kontaktuar asnjëherë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo Bashkia e Himarës.

“Nuk kemi patur asnjë komunikim prej tyre”, tha Mahmutaj, drejtore ekzekutive e qendrës mjedisore EDEN./ BIRN

himara shushica

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj