30 Qershor 2022, 11:47
Nga f.g
Fotoja e droges qe po trafikohej nga Anglia
TIRANE- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është zbuluar se ishte duke trafikuar një pako me kanabis përmes shërbimit postar. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtorja e tij e cila shkoi në Postë për të tërhequr kanabisin me peshë 1 kilogram e 223 gram. Në pranga kanë rënë Ardit Gjini 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe Hava Fusha 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Bashkëpunëtorja e tij ndërkohë është një ish-punonjëse e postës, e cila e ka ndihmuar trafikuesin përmes njohjes së sistemit dhe punës në këtë sektor shërbimi.
NJOFTIMI I PLOTE:
Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Green mail”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.
Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Trafikoi nga Anglia, nëpërmjet postës, pako me lëndë të dyshuar narkotike, vihet në pranga 34-vjeçari.
Arrestohet edhe bashkëpunëtorja e tij, e cila mori nga posta, pakon me lëndë të dyshuar narkotike. Sekuestrohen 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.3 kg, si dhe një shumë parash. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është finalizuar një tjetër operacion policor, i koduar “Green mail”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
A. Gj., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe H. F., 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Hiqmet Buzi”, me një pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kilogram e 223 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. Gj. e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja H. F., ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të shtetasit A. Gj.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, idnetifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
kanabis me poste ardit gjoni hava fusha
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:33
k.m.
Foto ilustruese
LUSHNJE- Prokuroria e Lushnjës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatmir Abdurraman, i dënuar në Itali për ...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:19
j.c
Elsa Ulliri
LEZHË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri.&nb...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:16
j.c
Astrit Halilaj
SHKODËR- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Shkodrës, Astrit Halilaj. M...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 11:02
j.c
Foto nga Policia Elbasan
ELBASAN- Një 36-vjeçar, Nertil Mimini dhe një 34-vjeçar, Lajdon Lamllari kanë r&...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 10:59
j.c
FIER- Një 40-vjeçar i identifikuar si Ervin Kuka është arrestuar pasi i vodhi me dhunë varësen e floririt një 25-vje&cced...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 10:47
j.c
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është gjetur i vdekur nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. ...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 10:17
k.m.
Pamje nga aksioni i Milanos
MILANO- Zbulohen emrat e anëtarëve të bandës "Fonzi" që kryenin grabitje në Milano, duke u sjell...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 10:09
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Informativ i Shtetit zbuloi një rast spiunazhi që sot po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kund&...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 09:45
A.B
Ora
DURRËS- Tre të rinj janë arrestuar në Durrës pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari krimina...
Aktualitet
30 Qershor 2022, 09:36
A.B
Avokatet
TIRANË- Avokatët e Fierit dhe të Beratit kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë, duke kundërshtuar ...