LIVE UPDATES
Aktualitet

Bjellorusia kërkon garanci sigurie nga Rusia: Duam mbrojtje në rast sulmi

Siç raportohet, Lukashenko ka thënë se Bjellorusisë i nevojiten garanci se Rusia do ta mbrojë këtë vend “si territorin e saj” në rast të një sulmi.

10 Prill 2023, 13:50 Nga I.A
Bjellorusia kërkon garanci sigurie nga Rusia: Duam mbrojtje në rast
Aleksander Lukashenko dhe Sergei Shoigu

BJELLORUSI- Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, më 10 prill ka biseduar me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, njoftoi agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve BelTA. Siç raportohet, Lukashenka ka thënë se Bjellorusisë i nevojiten garanci se Rusia do ta mbrojë këtë vend “si territorin e saj” në rast të një sulmi. Ai tha se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, lidhur me garancitë për siguri.

Në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit, më 31 mars, Lukashenka mbrojti planin e Rusisë për të vendosur armë taktike bërthamore - duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale, nëse është e nevojshme - në territorin e Bjellorusisë, duke theksuar se vendi ishte i ekspozuar ndaj kërcënimeve në rritje nga Perëndimi. Megjithatë, ai nuk ofroi asnjë provë për ndonjë kërcënim konkret nga Perëndimi.

Minsku nuk ka dërguar trupa për të luftuar së bashku me forcat e Moskës në Ukrainë, por Lukashenka e ka lejuar Rusinë të përdorë Bjellorusinë – e cila ne veri kufizohet me Ukrainën - si pikë nisjeje për pushtim. Ai gjithashtu i dha Rusisë qasje të plotë në bazat e saj ajrore, mundësoi stërvitjet e përbashkëta dhe trajtimin e ushtarëve të plagosur rusë në territorin e tij.

Duke folur për pushtimin në vazhdim e sipër të Rusisë në Ukrainë, Lukashenka bëri thirrje për bisedime urgjente për një armëpushim “pa parakushte”.

“Është me rëndësi thelbësore të ndalet (lufta) tani, përpara se situata të përshkallëzohet. Të shpallet armëpushimi, bashkë me ndalimin e furnizimit të forcave ushtarake me armë dhe pajisje”, tha Lukashenka, duke theksuar se armëpushimi nuk mund të shfrytëzohet për të sjellë më shumë armë në konflikt, pasi Rusia mund të detyrohet të përdorë “armën më të frikshme” nëse ndihet e kërcënuar. Duke pasur parasysh rolin e Bjellorusisë në konflikt dhe lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, Ukraina ka refuzuar më parë ofertat nga Minsku për të ndërmjetësuar paqen. Bjellorusia ka thënë se nuk planifikon të hyjë në luftë.

Marrë nga REL

alexander lukashenko sergei shoigu lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj