Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.
TIRANË- Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023.
Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet. Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë të saj produktet blegtorale.
Sipas INSTAT numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë krerë në vitin 2024. Megjithatë, numri i lopëve ka shënuar një rënie me 3,5%, duke zbritur nga 232 mijë në 224 mijë krerë.
Numri i përgjithshëm i të leshtave në vitin 2024 ka rënë me 2,5%, nga 1.206 mijë në 1.177 mijë krerë, krahasuar me 2023. Delet, si kategoria më përfaqësuese, kanë shënuar një rënie më të theksuar prej 3,8%, nga 1.006 mijë në 968 mijë krerë.
Në vitin 2024, janë regjistruar 615 mijë krerë të dhirta, me një rënie prej 3,9%, krahasuar me një vit më parë (640 mijë). Brenda kësaj kategorie, numri i dhive është ulur me 2,2%, nga 512 mijë në 501 mijë krerë.
Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e derrave, me një ulje prej 9,4%, nga 115 mijë në 104 mijë krerë. Brenda kësaj kategorie, numri i dosave është reduktuar me 9,6%.
Edhe pse numri total i shpendëve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,6%, nga 7.031 mijë në 6.992 mijë, numri i pulave ka pësuar një ulje më të theksuar prej 6,6%, duke zbritur nga 4.877 mijë në 4.557 mijë.
Numri i njëthundrakëve ka zbritur nga 67 mijë në 58 mijë krerë, që përfaqëson një rënie me 12,2%. Numri i koshereve të bletëve është rritur me 13,2%, nga 519 mijë koshere në vitin 2023 në 587 mijë koshere në vitin 2024.
Prodhimi i përgjithshëm i qumështit është ulur me 2,7%, duke kaluar nga 900.569 tonë në vitin 2023 në 876.688 tonë në vitin 2024. Qumështi i lopës mbetet burimi kryesor, duke përbërë 84,9% të totalit, ndjekur nga qumështi i dhisë me 7,7% dhe ai i deles me 7,4%.
Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar një rënie prej 3,8%, nga 135.483 tonë në 130.334 tonë. Edhe pse në vitin 2023 u prodhuan 894 milionë vezë, në vitin 2024 prodhimi ka rënë lehtë në 888 milionë, me një ndryshim prej −0,7%.
Prodhimi i mjaltit është rritur me 5,4%, nga 5.633 tonë në 5.940 tonë. Qarqet me numrin më të lartë për mbarështimin e gjedhit për vitin 2024, janë Fieri me 14,8% dhe Korça me 11,3%, ndaj numrit gjithsej të gjedhëve. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave është në qarkun e Vlorës me 29,3% dhe në qarkun e Gjirokastrës me 14,5%, ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Gjithashtu, në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është përqendrimi më i madh i numrit të të dhirtave me 25,6% me 14,0%, ndaj numrit gjithsej të krerëve. Numri më i lartë i kategorisë së derrave është shënuar në qarkun Lezhë me 51,6% dhe në qarkun Shkodër me 24,2%, ndaj numrit gjithsej të krerëve./ Monitor
ELBASAN- Policia ka reaguar lidhur me gjetjen e trupit të pajetë në lumin Shkumbin. Sipas njoftimit thuhet se personi i gjetur dyshohet se...
igli frëngu GJIROKASTËR- Një minierë me përmbajtje minerali të rrallë litiumi është zbuluar në fshatin Ko...
fotot ilustruese ELBASAN- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në lumin Shkumbin. Bëhet me dije se trupi i ...
Grei Bihuci FIER- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjygjësore për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci në 11 ...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka shtyrë deri të martën, më datë 24 qershor, afatin për nisjen e pr...
fotot ilustruese PËRRENJAS- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditë e sotme në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. M&eu...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka ngatërruar ditën e djeshme gjat...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas të dhënave...
aksidenti VLORË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë dhe më pas shoferë...
Elton Javori FIER- Prokuroria Fier ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Kreshnik dhe Agim Gashi për vrasjen e Elton Javorit. M...